Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. 82-vjetori i çlirimit të Beratit, homazhe dhe nderime në varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)
Sociale

82-vjetori i çlirimit të Beratit, homazhe dhe nderime në varrezat e Dëshmorëve (VIDEO)

• 13 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Berati përkujtoi sot 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, më 13 shtator 1944. Në Varrezat e Dëshmorëve u zhvilluan homazhe dhe nderime në kujtim të të rënëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm dhe i Pushtetit Vendor, Ervin Demo.

Nën tingujt e Bandës Frymore të qytetit, në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut u vendosën kurora dhe buqeta me lule në nderim të atyre që dhanë jetën për çlirimin e Beratit.

Në ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të dëshmorëve, deputetë, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe qytetarë.

Në këtë përvjetor u krye edhe rivarrimi i dëshmorit të Atdheut, Agron Elezi, nga fshati Mbolan. Elezi humbi jetën gjatë tërmetit të vitit 1967, ndërsa shërbente si ushtar në kufi, dhe në vitin 2024 u shpall “Dëshmor i Atdheut”.

Read more:Mbi 1 milion vizitorë në sitet kulturore në 8 muaj, Rama publikon shifrat: Kalaja e Gjirokastrës lë pas Butrintin, kryeson me 223 mijë vizitorë

“13 shtatori është një ditë e shënuar për qytetin e Beratit, një ditë që na kujton sakrificën e të gjithë atyre dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e qytetit. Ne duhet të jemi mirënjohës për sakrificën e të parëve tanë, por edhe të bëjmë çmos që brezat që do të vijnë të njohin historinë e qytetit dhe sakrificën e dëshmorëve” tha ministri i Brendshëm Ervin Demo.

Një mesazh urimi përcolli edhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Ceca.

Çlirimi i Beratit më 13 shtator 1944 shënoi një nga momentet vendimtare të luftës në këtë zonë. Në betejë u angazhuan partizanë të Brigadës së VII Sulmuese dhe batalione partizane që vepronin në qarkun e Beratit.

Read more:Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam deri te liria

Forcat partizane u vendosën në pikat dominuese të qytetit, ndërsa në betejë mbetën dëshmorë 23 të rinj antifashistë dhe u plagosën rreth 30 të tjerë.

Nga Berati, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ranë rreth 225 dëshmorë.

Lexo edhe
Sociale

Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Sociale

Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO)

Tags: #Berat #Ervin Ceca #ervin demo #Homazhe #lufta antifashiste #Lule #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)
  • Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO)
  • Viti i ri shkollor, Mirela Cami për Report Tv: Mësim me 2 turne në disa shkolla 9-vjeçare, jo gjimnaze! 400 oficerë sigurie dhe 900 psikologë për nxënësit
  • Shkodra ruan numrin e nxënësve, por kërkohet mbyllja e disa shkollave në zonat e thella (VIDEO)
  • Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Qëlloi në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  • Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, “sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë
  • Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO)
  • (VIDEO) Mosbindja civile në Tiranë – Pamje nga dhuna e policisë ndaj protestuesve, efektivët marrin flamujt kombëtarë dhe godasin qytetarët
  • Tensione dhe përplasje fizike në protestën te Zogu i Zi! Shoqërohen 10 aktivistë, tubimi transferohet te komisariati nr.1 (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 330 mijë nxënës do…

• 34 minuta më parë • 13 min lexim
Sociale

Humbën rrugën në Dajt, shpëtohen 2 turistët gjermanë (VIDEO)

Dy turistë gjermanë që kishin humbur rrugën në një zonë malore pas Dajtit janë gjetur dhe ndihmuar nga…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Viti i ri shkollor, Mirela Cami për Report Tv: Mësim me 2 turne në disa shkolla 9-vjeçare, jo gjimnaze! 400 oficerë sigurie dhe 900 psikologë për nxënësit

Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor, ku mbi 330 mijë nxënës u ulën në bankat e…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by