Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. AGSH çon në Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së/ Myzyraj: Mos kthehemi vite pas. Lala: Po shkelet ligji hapur
Politikë

AGSH çon në Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së/ Myzyraj: Mos kthehemi vite pas. Lala: Po shkelet ligji hapur

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asocacioni i Gazetarëve Shqiptarë, AGSH ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së.

Kryetari i AGSH-së Isa Myzyraj, duke folur në emisionin “Minuta e parë” në News24 theksoi se me këtë rregullore, kthehemi vite mbrapa, kur procesi mbahej me laps e me letër.

Read more:‘Territorialja’/ Sulmoi gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondentin e Report Tv! Nisin hetimet për aktivistin e Lapajt (VIDEO)

Ndërsa, gazetarja Klodiana Lala nënvizoi se rregullorja e re është shkelje e hapur e ligjit. Shtoi se GJKKO nuk është konsultuar fare me gazetarët.

Kreu i AGSH, Isa Myzyraj:Rregullorja ka shumë kufizime, ndalohen celularët, regjistruesit. Kthehemi shumë vite pas, kur procesi mbahej me laps e letër. Dhe për të hyrë në sallë ka një sërë procedurash. Kjo rregullore cenon interesin publik, duke iu cenuar shqiptarëve që të informohen mbi procese gjyqësore, mbi persona që kanë qenë kryeministra e ministra, që kanë keqpërdorur paratë publike.

Read more:Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit

Gazetarja Klodiana Lala:Rregullorja është shkelje e hapur e ligjit, është rregullore që krijon kaos. Kjo rregullon e bunkerizon GJKKO-në. E kam mbuluar punën e kësaj gjykate, kur quhej Gjykata e Krimeve të Rënda dhe asnjëherë nuk ka qenë kjo situatë që po paraqitet tani. Dhe atëherë ka pasur monitorim të proceseve me kamera. Kjo nismë e firmosur nga gjyqtari Erjon Bani e bunkerizon GJKKO-në. Ne gazetarët kalojmë skanerin, ne kemi kontroll fizik. Ligji thotë se seancat gjyqësore janë publike, përpos disa rasteve.

Çështjet me interes publik, ku janë dhe emra të biznesit dhe krimit të organizuar, duhet të raportohen. Ne për çdo seancë, duheshka të plotësonkemi një formular, kur unë ndjek deri në 10 procese gjyqësore në ditë në GJKKO, pra komplikohet procesi dhe pengohet puna ime. Një tjetër skandal i madh është që gazetari duhet të thotë të vërtetën, por unë nuk jam dëshmitar në proces gjyqësor.

Read more:Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë

GJKKO nuk është konsultuar me gazetarët për ndryshimet. Janë mediat që e kanë bërë GJJKOO-në kryefjalë të ditës. Ne e dimë se ka raste kur duhet pasur kujdes, kur trajtohet sekreti shtetëror apo kur ka të mitur, ne nuk kemi cenuar asnjëherë këto raste. Por, kur del në gjyq Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj, Belinda Balluku duhet të jemi transparentë. Kjo rregullore u bë, tani që ka në gjyq njerëz të politikës. Unë do shkoj në gjyqe si qytetare dhe jo si gazetare. Zoti Bani duhet të reflektojë dhe ta heqë këtë rregullore antiligjore.

Lexo edhe
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Tags: #agsh #belinda balluku #erion veliaj #gazetare #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #gjyq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 2 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin