Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
Kronikë

Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka njoftuar se sot (14 shtator) do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën që kundërshton rregulloren e brendshme të GJKKO-së e konsideruar gjerësisht si censuruese ndaj medias dhe gazetarëve.

Në një deklaratë AGSH njoftoi se do të kërkojë fillimisht pezullimin e rregullores dhe më pas shfuqizimin e saj si të papajtueshme me kushtetutën për pjesën që i takon medias dhe gazetarëve.

Read more:Prej gushtit Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë anëtar i plotë i ‘SafeJournalists’: Ky hap thellon lidhjet me shoqatat e gazetarëve në të gjithë rajonin

“Të hënën në orën 10:00 Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të pezulluar e më pas shpalljen antikushtetuese të rregullores së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sa i përket pjesës së mediave dhe gazetarëve”, njoftoi Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Rregullorja e GJKKO-së ka hyrë në fuqi me 1 shtator ndërsa ajo u publikua në fund të muajit korrik, kur institucionet kishin nisur tanimë pushimet verore.Gazetarët, organizatat e mediave brenda dhe jashtë vendit e kundërshtuan atë ndërsa i bënë fillimisht thirrje GJKKO-së që të shtyjë hyrjen në fuqi dhe që paraprakisht të bëhen konsultime me gazetarët! Por me 1 shtator GJKKO i shpërfilli të gjithë brenda dhe jashtë vendit, kur njoftoi hyrjen në fuqi të rregullores, ndërsa një ditë më parë mbylli dhe grupin në Ëhatsapp, me te gjithë gazetarët, ku shpërndaheshin njoftimet zyrtare të kësaj gjykate. Një grup i ri është njoftuar s do të hapet, por vetëm me gazetarët e akredituar.

Read more:Ngërçi i pagave të magjistratëve – Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative

Përmes rregullores së re GJKKO ndalon praninë e gazetarëve në seanca gjyqësore me celularët e tyre, një mjet i domosdoshëm për komunikime në kohë reale me redaksitë e tyre. Praktikisht gazetarët kufizohen të mbajnë shënim vetëm me laps e letër. Atyre nuk u lejohet as rregjistrimi audio i seancës, ndërsa vetë Gjykata refuzon t’ua japë. Prania e kamerave thuajse përjashtohet, në kundërshtim të hapur dhe me një udhëzim të posaçëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Read more:‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)

Pjesa dërrmuese e gazetarëve që përditë ndjekin seancat në këtë gjykatë kanë refuzuar të plotësojnë formularët e propozuar për të marrë akreditimin, ku atyre ju kërkohet deri dhe adresa e banimit. Gjithashtu punonjësit e medias detyrohen që çdo ditë të hartojnë dhjetëra kërkesa për të ndjekur gjyqet të cilat duhen dërguar njëra pas tjetrës në GJKKO 24 orë përpara nisjes së gjyqit! Organizatat ndërkombëtare të medias e kanë konsideruar Rregulloren e re, si një ndër rregjimet më kufizuese për lirinë e informacionit.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #agsh #Asociacioni i Gazetarëve #Gazetarët #GJKKO #Gjykata #gjykata kushtetuese #institucionet #Organizatat #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 12 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin