Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)
Kronikë

‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)

• 27 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

MALIQ– Protesta kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit dhe bashkimit të saj me Korçën u shoqërua me tensione, ndërsa organizatori Arian Asimi dhe disa prej protestuesve sulmuan gazetarët që po raportonin ngjarjen në terren, mes tyre edhe korrespondentin e Report Tv në Korçë, Armand Braho.

Në momentin kur grupet e xhirimit po intervistonin disa prej protestuesve, organizatori i protestës, Arian Asimi, i njohur edhe si eksponent politik i Adriatik Lapajt, iu drejtua gazetarëve me akuza dhe ofendime, duke i cilësuar mediat si të shitura dhe në shërbim të pushtetit. Situata degradoi edhe në përplasje fizike, duke penguar gazetarët gjatë ushtrimit të detyrës.

Arian Asimi:Ta tregoj unë këtë fytyrë, që i shërben këtij sistemi dhe vjen këtu për të prishur protestën.

Gazetarët:Po sulmoni të gjithë gazetarët.

Read more:Propozimi i PS për “Territorialen”, kryetari socialist i këshillit Bashkiak kundër bashkimit të Maliqit me Korçën (VIDEO)

Asimi: Shporru që këtu, mos provoko në protestë. Do të dilni para të gjithë shqiptarëve. Pse filmon? Ti duhet të largohesh se i shërben këtij sistemi.

Përballë ofendimeve dhe akuzave, gazetarët ndërprenë intervistat, hoqën mikrofonat dhe u larguan nga protesta, duke refuzuar të vijonin raportimin në këto kushte.

Më pas ata iu drejtuan Komisariatit të Policisë së Maliqit për të bërë denoncim për rastin.

Read more:‘Territorialja’/ Sulmohen gazetarët gjatë protestës në Maliq, mes tyre edhe korrespondenti i Report Tv! Aktivisti i Lapajt i pengon gjatë detyrës: Shporruni, i shërbeni sistemit (VIDEO)

Arian Asimi në foto me Adriatik Lapajn
Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:20

Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e Maliqit, AGSH: E papranueshme dhuna dhe pengimi i medias

1787829969_perplasjamaliq.jpg

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve që po mbulonin në terren protestën kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit. Gazetarët u sulmuan dhe u penguan gjatë ushtrimit të detyrës nga organizatori i protestës, Arjan Asimi, i cili i akuzoi mediat si “të shitura” dhe “në shërbim të pushtetit”.

AGSH e cilëson të papranueshme çdo formë intimidimi, fyerjeje apo dhune ndaj gazetarëve, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk mund të cenojë të drejtën e medias për të raportuar lirisht.

Shoqata kërkon nga Policia e Shtetit që të dokumentojë plotësisht ngjarjen, të verifikojë denoncimet e gazetarëve dhe të marrë masat e parashikuara nga ligji.

Read more:Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO)

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësim serioz për incidentin e ndodhur gjatë një proteste të zhvilluar në Maliq, ku gazetarët që po raportonin nga terreni janë penguar dhe sulmuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas dëshmive të gazetarëve të pranishëm, organizatori i protestës, Arjan Asimi, ka ndërhyrë në momentin kur ata po intervistonin qytetarë pjesëmarrës në protestë, duke ndërprerë intervistat dhe duke i akuzuar mediat si “të shitura” dhe “në shërbim të pushtetit”. Situata më pas është përshkallëzuar me ofendime dhe përplasje fizike, duke detyruar gazetarët të ndërpresin raportimin dhe të largohen nga protesta.

AGSH e konsideron të papranueshme çdo formë intimidimi, fyerjeje, kërcënimi apo dhune ndaj gazetarëve, pavarësisht se nga kush ushtrohet ajo dhe pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike të personave të përfshirë.

Read more:GJKKO censurë mediave, shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit në unison kundër rregullores së re: Shihemi si kërcënim, nëse s’tërhiqeni ankohemi në KiE

Protesta është një e drejtë demokratike, por po aq themelore është e drejta e gazetarëve për ta raportuar atë lirisht, pa u penguar, fyer apo sulmuar. Pakënaqësia ndaj mënyrës se si një media raporton nuk mund të shërbejë në asnjë rrethanë si justifikim për agresion ndaj punonjësve të medias.

Gazetarët e përfshirë në incident i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Maliq. AGSH u kërkon Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente të dokumentojnë plotësisht ngjarjen, të verifikojnë me seriozitet denoncimet e gazetarëve dhe të marrin masat e parashikuara nga ligji.

AGSH u bën thirrje gjithashtu organizatorëve të protestave, përfaqësuesve politikë dhe çdo personi publik që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të garantojnë që aktivitetet publike të jenë mjedise të sigurta për raportimin e lirë”, shkruan AGSH.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Tags: #agsh #armand braho #Asociacioni i Gazetarëve #Dhuna #Dhune #Foto #Korce #maliq #reforma territoriale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 4 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin