Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore
Sociale

Klube, mentorim dhe ndihmë me detyrat, Zv/ministrja e Arsimit shpjegon si do të funksionojë programi ‘Pas shkolle’ në 408 institucione arsimore

• 14 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Programi “Pas shkolle”, një nga risitë e vitit të ri arsimor, do të zbatohet këtë vit në 408 shkolla në të gjithë vendin. E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, zv.ministrja e Arsimit Herida Duro shpjegoi se nisma synon t’u ofrojë nxënësve më shumë mundësi për socializim, aktivitete dhe mbështetje në mësime pas përfundimit të orarit.

Sipas saj, fëmijët nuk do të qëndrojnë më shumë se dy orë shtesë në shkollë. Gjatë kësaj kohe ata do të angazhohen në klube të ndryshme, do të kenë mbështetje nga mësuesit për detyrat dhe do të marrin pjesë në aktivitete që ndihmojnë zhvillimin e aftësive të tyre.

Read more:LIVE- Pengimi i autokolonës me makina shqiptare në Nikshiq/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

“Risia në këtë vit është një model i ri shkollor, jo vetëm të mësimit tradicional por të një programi ‘Pas shkolle’ që më në fund po zhvillohet në 408 shkolla dhe në të gjithë territorin. Programi i përshtatet të gjitha grupmoshave dhe cikleve arsimore. Pas një qëndrimi të gjatë në shkollë, fëmijët duhet të kenë një moment ku socializohen dhe argëtohen përmes një edukimi më cilësor. Ata s’do të qëndrojnë më shumë se 2 orë në shkollë pas mësimit. Ky është një program social që u jep mundësinë prindërve që të angazhojnë fëmijët në klube të ndryshme dhe të mentorohen nga mësuesit për përmirësimin e detyrave. Ky program duhet të vijë në mënyrë organike. Edhe për mësuesit do të ishte një sforco e madhe nëse programi do të zhvillohej në një kohë më të gjatë. Ky është një program për familjet shqiptare por sdo të thotë që shkolla do plotësojë kohën e ccmuar që kalon prindi me fëmijën. Duke tentuar që nuk qëndrojnë në telefon është më i shëndetshëm qëndrimi i tyre në ambientet e shkollës” tha ajo.

Zv.ministrja theksoi se programi nuk synon të zëvendësojë kohën që prindërit kalojnë me fëmijët, por të krijojë një mjedis të sigurt dhe edukativ pas mësimit.

Read more:Shkollat verore në Tiranë/ Maturantja vullnetare: Me fëmijët të ikën stresi! Nxënësit: Më mirë një libër se portofol me lekë

Për zbatimin e programit do të angazhohen jo vetëm mësuesit që janë aktualisht në sistem, por edhe mësues të dalë në pension, si dhe profesionistë të fushave të ndryshme që do të shërbejnë si mentorë për nxënësit.

Read more:Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet – Ide

“Për t’i dhënë një impuls, kemi angazhuar një flotë të re mësuesish dhe ekspertësh. U është dhënë mundësia jo vetëm mësuesve në sistem, por edhe mësuesve që kanë dalë në pension dhe kanë ende energji për të dhënë kontributin e tyre. Ka interes edhe nga profesionistë të fushave specifike, të cilët do të kryejnë funksionin e mentorit”, tha zv.ministrja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:33

Si funksionojnë kamerat inteligjente në 20 shkolla të Tiranës? Zv.ministrja e Arsimit në Report TV: Pamjet nuk dalin jashtë Shqipërisë

Siguria në shkolla këtë vit do të mbështetet edhe nga teknologjia. Njëzet shkolla të Tiranës janë bërë pjesë e projektit pilot “Smart City”, me kamera inteligjente që ndihmojnë në evidentimin e situatave me rrezik, ndërsa Ministria e Arsimit siguron se pamjet e regjistruara nuk dalin jashtë Shqipërisë.

Read more:Shkodra ruan numrin e nxënësve, por kërkohet mbyllja e disa shkollave në zonat e thella (VIDEO)

E ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, zv.ministrja e Arsimit, Herida Duro, shpjegoi se sistemi nuk shërben vetëm për regjistrimin e pamjeve, por analizon në kohë reale situata që mund të cenojnë sigurinë në ambientet e shkollës.

Read more:Kryepeshkopi Joan mesazh të rinjve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë

“Nuk dërgohen jashtë Shqipërie të dhënat. Është vetëm një sistem i huazuar nga një model i huaj. Natyrisht që fibrat optike sigurojnë të dhënat për një kohë të gjatë dhe detektojnë elementë të caktuar që ndihmojnë ne identifikimin e rreziqeve. Fëmijët në klasa nuk janë të monitoruar me kamera, përvecc hapësirave ku ka grumbullime të mëdha sicc janë oborret apo zonat përreth. Ne kemi analizuar që në shumë situata të agravuara në shkolla, konflikti nuk lind në klasa por përtej klasës, në rrjete sociale apo mediume ku nxisin sjellje të tjera konfrontuese. Pamjet grumbullohen vetëm në serverat e sistemit të shkollës dhe japin informacion për raste rreziku pranë organeve përkatëse. Është vetëm një mekanizëm ndihmës që pasqyron në kohë reale, dhe ndihmon në evidentimin më të shpejtë të rreziqeve” tha Duro.

Lexo edhe
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Tags: #Aktivitete #Edukimi #Fëmijët #Herida Duro #Kamera #kamera inteligjente #klasa #Live

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Nga të njëjtat tag-e
  • Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!

Ballist Morina është takuar me Erjon Vishkullin, i cili ndodhet ende në spitalin në Romë ku po trajtohet…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër

Rreth 300 banorë të njësisë administrative Zapod në Kukës rrezikojnë të mbeten në izolim gjatë dimrit. Rruga 6…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin