Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shkodra ruan numrin e nxënësve, por kërkohet mbyllja e disa shkollave në zonat e thella (VIDEO)
Sociale

Shkodra ruan numrin e nxënësve, por kërkohet mbyllja e disa shkollave në zonat e thella (VIDEO)

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Para nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadia, ka bërë të ditur se këtë vit nuk ka rënie të numrit të nxënësve në shkollat e bashkisë.

Sipas saj, numri mbetet thuajse i njëjtë me vitin e kaluar, me rreth 10 800 nxënës në total, ndërsa është regjistruar një rritje e lehtë e fëmijëve që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Kadia evidentoi si shqetësim rritjen e numrit të nxënësve me aftësi të kufizuara. Në shkollat ku mungojnë mësuesit ndihmës, vendet e nevojshme pritet të plotësohen nëpërmjet portalit.

Read more:Fier/ Nxënësit interesim në rritje për shkollat profesionale, drejtuesit: Mundësi më e mirë për punë brenda dhe jashtë vendit

Deri tani, në shkollat e Shkodrës janë regjistruar 20 nxënës të kthyer nga emigrimi. Gjatë gjithë vitit të kaluar shkollor, numri i fëmijëve të rikthyer nga emigracioni që u pranuan në këto institucione arsimore arriti në rreth 120.

Ndërkohë, një situatë e veçantë paraqitet në disa fshatra të largëta dhe zona malore, ku vetë komunitetet kanë kërkuar mbylljen e shkollave ose të anekseve me shumë pak nxënës. Sipas Kadisë, në disa raste fëmijët kanë mbetur pothuajse të vetëm në shkollat e tyre, duke ndikuar edhe në cilësinë dhe normalitetin e procesit mësimor.

Read more:Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Prindërit kanë kërkuar që fëmijët të transferohen në shkolla të bashkuara, ku ka më shumë nxënës dhe kushte më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim për mbylljen e ndonjë shkolle apo aneksi.

Vlerësimi i situatës do të vijojë deri në tetor, ndërsa një nga sfidat kryesore, në rast të transferimit të nxënësve, mbetet sigurimi i transportit nga zonat e largëta rurale dhe malore drejt shkollave përkatëse.

Read more:“Të lëmë ndasitë e bashkohemi, ose do të përballemi me eksod masiv”/ Qytetari sjell mesazhin nga diaspora: Duhet pakt social mes të gjithë grupimeve shoqërore, ndryshe…

Sa i përket sigurisë, disa shkolla në zonat malore vijojnë të mos kenë kamera. Kadia u shpreh se bëhet fjalë për institucione me numër të vogël nxënësish dhe komunitete homogjene, ku deri tani nuk janë evidentuar problematika të ngjashme me ato që mund të shfaqen në shkollat e mëdha.

Lexo edhe
Sociale

Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Sociale

PAMJET ME DRON/ Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë, paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe! Shoqërohen disa protestues

Tags: #bankat #brisela kadia #emigracioni #emigrimi #Fëmijët #Kamera #Kryesore #Shkoder #Shkolla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)
  • PAMJET ME DRON/ Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë, paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe! Shoqërohen disa protestues
  • Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë! Paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe dhe akse të tjera (Pamjet me Dron)
  • Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)
  • Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë! Paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe dhe akse të tjera (Pamjet me Dron)
Nga të njëjtat tag-e
  • Bllokuan rrugët e Tiranës gjatë marshimit, nën hetim 20 protestues
  • Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)
  • “Lagjja është ndarë përgjysmë në Fushë Krujë”, denoncimi i Aulon Kalasë: Janë bllokuar gjitha rrugicat, banorët s’kanë ku kalojnë
  • PAMJET ME DRON/ Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë, paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe! Shoqërohen disa protestues
  • Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë! Paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe dhe akse të tjera (Pamjet me Dron)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Nis viti i ri shkollor, mbi 330 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka (VIDEO)

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 330 mijë nxënës do…

• 1 orë më parë • 9 min lexim
Sociale

PAMJET ME DRON/ Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë, paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe! Shoqërohen disa protestues

Tirana është zgjuar këtë të hënë me trafik të rënduar, ndërsa hyrjet e kryeqytetit dhe disa prej akseve…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë! Paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe dhe akse të tjera (Pamjet me Dron)

Tirana është zgjuar këtë të hënë me trafik të rënduar, ndërsa hyrjet e kryeqytetit dhe disa prej akseve…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by