Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. PAMJET ME DRON/ Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë, paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe! Shoqërohen disa protestues
Sociale

PAMJET ME DRON/ Dita e parë e shkollës sjell trafik të rënduar në Tiranë, paralizohet qarkullimi në Unazën e Madhe! Shoqërohen disa protestues

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tirana është zgjuar këtë të hënë me trafik të rënduar, ndërsa hyrjet e kryeqytetit dhe disa prej akseve kryesore janë bllokuar nga fluksi i lartë i automjeteve. Situata është rënduar edhe nga nisja e vitit të ri shkollor, që ka shtuar lëvizjet që në orët e para të mëngjesit.

Problematike paraqitet Unaza e Madhe, ku sipas hartës së trafikut, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në segmentin nga zona e Liqenit dhe Komuna e Parisit, drejt Laprakës e deri në afërsi të Paskuqanit. Në disa pjesë të këtij aksi qarkullimi është thuajse i paralizuar.

Trafik i rënduar raportohet edhe në hyrjen perëndimore të Tiranës, në aksin që vjen nga Durrësi drejt kryeqytetit, si dhe në rrugët që lidhin Kthesën e Kamzës, Laprakën dhe Don Boskon me qendrën. Probleme ka edhe në disa akse brenda qytetit, ku automjetet lëvizin me vështirësi.

Read more:E diela e fundit e gushtit sjell trafik të rënduar në Lezhë! Radhë kilometrike në aksin Balldren-Milot dhe rrugën e Shëngjinit (VIDEO)

Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen radhë të gjata makinash në Unazën e Madhe, ndërsa qytetarët thonë se kanë qëndruar deri në dy orë në trafik për të mbërritur në destinacionet e tyre.

Fluksi i shtuar lidhet edhe me ditën e parë të shkollës, me mijëra nxënës që rikthehen sot në shkollë dhe prindër që i shoqërojnë.

1789368900_trafikuunaza.jpg

Harta e trafikut në Tiranë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:33

Protestë te rruga e Durrësit, policia shoqëron disa persona! Krijuan vështirësi në qarkullim (VIDEO)

Disa persona kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke bërë një marshim nga Rruga e Durrësit drejt Zogut të Zi.

Read more:“Me mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jep dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh

Kjo është një nga zonat më të ngarkuar të kryeqytetit, ndërsa sot qarkullimi ka qenë edhe më i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor.

Ka qenë policia e cila ka ndërhyrë për të liruar qarkullimin, ndërsa ka shoqëruar edhe disa persona. Mes të shoqëruarve është edhe Visuar Dalipi.

Read more:“Nuk kërkojmë para ilegalisht, kemi buxhetin tonë”/ Deklarata e Engert Pëllumbit në News24 për pagat, Rama reagon ashpër: E pabesueshme! A mund të flasë kështu një gjykatës?

lajm ne perditësim

Ora 09:14

Trafiku i rënduar në Tiranë, Report Tv sjell pamjet me dron nga Unaza e Madhe! Radhë kilometrike mjetesh

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga trafiku i rënduar në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet e mësipërme qarkullim më i rënduar i automjeteve në Unazën e Madhe dhe në disa nga kryqëzimet brenda saj.

Xh.K/Shqiptarja.com

    TAG:

  • UNAZA E MADHE
  • trafik
  • Tirane
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


5.0 / 5 (2 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Tags: #Automjetet #Dron #Kryesore #Para #Policia #proteste #protestues #Tirane #trafik #UNAZA E MADHE

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 2 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia

Në Vlorë kopshti nr 9 do te rikonstruktohet por prindërit janë të shqetësuar për transferimin e femijëve në…

• 16 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës

Lezha i ka kushtuar një festë të veçantë shegës, frutit simbol të zonës, duke bërë bashkë fermerë, kuzhinierë…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin