Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Me mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jep dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh
Politikë

“Me mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jep dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të hwnw në Tiranë, duke hyrë në ditën e 107 të rezistencës qytetare. Pas tubimit të djeshëm, kthehen sërish sot në shesh për të vijuar protestën dhe kërkesat e tyre politike.

Në protestën e 106-të, pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ndërsa pjesë e tubimit ishin edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora.

Kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Read more:“Jemi si ajo pika e ujit që gërryen shkëmbin”/ “Mamica i doli kundër Skënderbeut, deputetët braktisën grupin”, protestuesi: Do ta rrëzojmë qeverinë, jemi me mijëra!

Fjalimet e protestuesve u karakterizuan nga thirrjet për vijimin e rezistencës. Një prej tyre deklaroi se protesta ka hyrë në një fazë të re, duke e krahasuar qëndrueshmërinë e qytetarëve me “pikën e ujit që gërryen shkëmbin”. Sipas tij, pas 106 ditësh kanë nisur të shfaqen edhe çarje brenda strukturave të pushtetit.

“Askush nuk e ka menduar që edhe pas 106 ditësh do të ishim me mijëra në sheshin para Kryeministrisë”, u shpreh një protestues, duke shtuar se qëllimi mbetet rrëzimi i qeverisë.

Read more:Dita e 106-të e protestës/ Diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet tjetër revoltë masive për dorëheqjen e Ramës

Në të njëjtën linjë, aktivisti Arben Kola u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës që të rikthehen dhe të bashkohen me protestën.
Kola njoftoi gjithashtu se nga sot grumbullimi në sheshin “Skënderbej” do të nisë në orën 18:30, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt bulevardit që të çon te Kryeministria. Ai e cilësoi pjesëmarrjen e diasporës si të rëndësishme për protestën dhe deklaroi se “sot është koha, do të jetë vonë nesër”.

Në ditën e 107-të, protesta vijon me të njëjtën kërkesë kryesore të përsëritur gjatë javëve të fundit: largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të qëndrimit të tyre përmes asaj që e kanë cilësuar si “mosbindje civile”.

Read more:“Shqipëria në krizë të rëndë, i përcollëm kongresmenit situatën në vend”, zbardhet takimi i Berishës me me kongresmenin amerikan Joe Wilson

Protesta, e cila nisi fillimisht e lidhur me kundërshtimet ndaj projekteve në zonën e Zvërnecit, Sazanit dhe zonave të mbrojtura, është shtrirë më pas në një revoltë më të gjerë kundër qeverisë. Mes kërkesave të artikuluara ndër ditët e protestës janë largimi i qeverisë, ndryshime në kuadrin ligjor për investitorët strategjikë, anulimi i Paketës së Maleve dhe ndryshime në ligjet për zonat e mbrojtura.

Ndërkohë, prania e diasporës ka qenë një nga elementët e veçantë të protestave të ditëve të fundit.

Lexo edhe
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen

Politikë

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh? (VIDEO)

Tags: #arben kola #Diaspora #Edi Rama #jetë #Kola #Kryeministria #Kryesore #Para #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen
  • “Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh? (VIDEO)
  • “Rama na preu në besë”/ Dita e 45-së e protestës, Divjaka kundër Territoriales: Nuk pranojmë të bashkohemi me Lushnjen
  • “Protesta kalon në dinamika të reja”/ Qytetari: Rrëzimi i regjimit, i mundur sa kohë jemi bashkë!
  • Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët kryesore të Tiranës
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen
  • “Protesta kalon në dinamika të reja”/ Qytetari: Rrëzimi i regjimit, i mundur sa kohë jemi bashkë!
  • Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët kryesore të Tiranës
  • “Nuk kërkojmë para ilegalisht, kemi buxhetin tonë”/ Deklarata e Engert Pëllumbit në News24 për pagat, Rama reagon ashpër: E pabesueshme! A mund të flasë kështu një gjykatës?
  • “Mërgata të na bashkohet, nesër do të jetë vonë”, Arben Kola njoftim të rëndësishëm: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 19 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 11 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 106-të kundër qeverisë, protestuesit: Rezistenca do të vijojë, Rama të japë dorëheqjen

Është mbyllur protesta e 106-të kundër qeverisë, pas disa orësh tubim dhe marshim në rrugët kryesore të Tiranës.…

• 9 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh? (VIDEO)

Ndërkohë që vijon porotesta në ditën e saj të 106, protestuesit kanë “kapur mat” ish-zëvendës kryeministren Belinda Balluku.…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama na preu në besë”/ Dita e 45-së e protestës, Divjaka kundër Territoriales: Nuk pranojmë të bashkohemi me Lushnjen

Divjaka vijon protestën kundra projektit të PS për shkrirjen e bashkisë dhe kalimin në varësi të Lushnjes. Identiteti,…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by