Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide
Editoriale

Gënjeshtra e rezorteve elitare – Ide

• 17 Shtator, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Prej kohësh tashmë qeveria Rama ka deklaruar se motori i zhvillimit turistik dhe ekonomik të Shqipërisë duhet të jetë turizmi elitar. Shqipëria, deklaroi z. Rama, ka nevojë për turizmin elitar si shkretëtira për ujin.

Esenca e turizmit luksoz janë rezortet dhe hotelet elitare që tërheqin turistët e pasur, ndaj ato stimulohen dhe mbështeten nga qeveria me politika si “investitori strategjik” që u eleminon taksa ose u dhuron tokë publike.

Natyrisht që është shumë e debatueshme nëse motori i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë mund dhe duhet të jetë turizimi elitar. Është akoma më e diskutueshme impakti që kanë rezortet elitare në punësimin dhe stimulimin e ekonomisë vendase po të kemi parasysh se një pjesë e mirë e të punësuarve dhe produkteve që ato konsumojnë vijnë nga jashtë.

Por nuk është kjo gënjeshra themelore kur bëhet fjalë për rezortet turistike elitare në Shqipëri. Mashtrimi qëndron në faktin që qeveria Shqiptare prezanton si rezorte turistike elitare projekte ndërtimore rezidenciale. Kështu ndërtimi i komplekseve luksoze të banimit në bregdet shitet si zhvillim i industrisë elitare të turizmit.

Shembulli më i fundit është projekti në Zvërnec dhe Sazan që kryeministri ia ka servirur publikut shqiptar si një investim që do prodhojë një rezort elitar që do tërheqë markat më elitare të hotelerisë në botë. Kështu krijohet përshtypja që kemi të bëjmë thjesht me një investim në biznesin e hotelerisë elitare.

Read more:“Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike

Kjo është një çerek e vërtete që fsheh faktin se investime të tilla në thelb janë ndërtime rezidenciale që do prodhojnë vila dhe apartamente që do u shiten personave privatë me nivel të lartë të ardhurash. Kështu biznesi i ndërtimit të komplekseve luksoze të banimit serviret si industri e hotelerisë elitare.

E thënë ndryshe ndërtimi kryesor që u projektua në Sazan nuk është një rezort apo hotel luksi por një kompleks banimi me apartamente dhe vila luksoze private që do blihen nga milionerët. Ky ishte koncepti që u prezantua në emisionin Opinion të Blendi Fevziut nga Asher Abhesera partneri i Jared Kushner në këtë projekt. (shiko ktu)

Ndaj për të kuptuar atë që po projektohet në Sazan dhe Zvërnec mjafton të shikosh “rezortin elitar” Green Coast që është ndërtuar në Palasë. Edhe Green Coast paraqitet si rezort ndonëse në fakt është një qytet (ose lagje) ndërtuar buzë detit për shtresat më të pasura shqiptare dhe ndërkombëtare.

Foto 1. Greencoast Palasë

Sikurse e tregon qartë foto nuk kemi të bëjmë me një rezort por me një kompleks privat banimi që shet vila dhe apartamente private për persona privatë. Mjafton të hysh në interenet dhe të kesh katër apo pesëqind mijë euro për të blerë një apartament 1+1 apo miliona për një nga vilat e kompleksit të banimit. (shiko ktu)

Read more:Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%

Natyrisht që tek kompleksi i mësipërm ka edhe një hotekl luksoz me pesë yje që quhet Green Coast Hotel. Ama ky hotel është thjesht një pjesë e vogël e megaprojektit që në thelbin e tij është ndërtimi i një kompleksi rezidencial banimi. Pra bëhet fjalë për një biznes ndërtimor dhe jo për një biznes turistik.

Ndërtime të tilla fshihen pas formulës së “rezortit elitar” jo vetëm sepse kështu janë më të përtypshme për publikun por edhe sepse përfitojnë ndihmë dhe mbështetje financiare nga qeveria. Ligji i investitorit strategjik është për biznesin e turizmit dhe jo për atë të ndërtimit.

Imagjinoni sikur qeveria Rama ti thoshte qytetarëve shqiptar se do i heqim taksat për dhjetë vjet dhe do ti ofrojmë truall publik një ndërtuesi që do ndërtojë kompleks banimi luksoz për milionerët. Është njësoj sikur qeveria të mbështeste ndërtimin e vilave private tek Rolling Hills apo tek Gjiri i Lalëzit duke i emërtuar ato rezorte elitare dhe jo komplekse banimi.

Kjo është në fakt ajo që po ndodh si në Sazan edhe në Zvërnec. Qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtar, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike.

Read more:“Arrestoni Ramën!”/ 102 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë

Për të justifikuar këtë devijim të pasurisë publike tek xhepat e miliarderëve lokal dhe ndërkombëtarë kryeministri flet vazhdimisht për rezorte dhe hotele luksoze, për arkitektë me famë botërore dhe injoron tërësisht faktin se si në Zvërnec edhe në Sazan janë projektuar komplekse banimi ku me qindra e mijëra apartamente dhe vila që do u shiten personave privat, si në çdo projekt tjetër ndërtimor.

Projektet që u prezantuan fillimisht për Zvërnecin dhe Sazanin tregonin qartë pikërisht këtë fakt. Aty shfaqeshin me mijëra apartamente dhe vila me vendparkim jahtesh dhe marina private.

Foto 2. Imazhi i projektit në Zvërnec i shpërndarë nga Jared Kushner

Foto 2 është imazhi i projektit të Zvërnecit i bërë publik nga vetë Jared Kushner. Nuk bëhet fjalë për një rezort apo hotel luksi por për ndërtimin e disa komplekseve banimi që së bashku përbëjnë një qytet për milionerët.

Read more:“Do prodhohen makina ushtarake dhe dronë”/ Dëbimi me forcë i News24 nga ambientet, si e futi Rama në lojë TIMAK-un e Arjeta Pucës. Lidhja me Ron Yeffet

Është një mega projekt ndërtimor që publikut shqiptar i shitet si “rezort elitar” sepse është e pajustifikueshme tu thuash shqiptarëve se do i dhurojmë të vetmin ishull që kemi, apo perlën tonë natyrore lagunën e Nartës dhe Zvërnecin, një firme ndërtimi që të ndërtojë dhe shesë aty ca vila dhe apartamente luksoze.

Pikërisht për këtë arësye sapo filluan protestat kryeministri Rama insistonte se nuk ka projekt dhe mohoi vërtetësinë e imazheve që prej kohësh qarkullonin në internet, të publikuara nga vetë ideatorët e projektit.

Paradoksi i mohimit të ekzistencës së një projekti që po vetë kryeministri insistonte se do realizohej buronte nga fakti se një vështrim sado i përciptë i projektit tregonte se rezorti dhe hoteli luksoz ishin element periferik në të. Thelbi i këtyre projekteve, si në Sazan edhe në Zvërnec, ishte ndërtimi i komplekseve luksoze banimi, shpesh në truall publik.

Ky ishte një fakt i papërtypshëm si për qytetarët edhe për socialistët shqiptarë. Ndaj kryeministri u detyrua të artikulonte absurditete llogjike të tipit “projekti që nuk ekziston do ndërtohet dhe nuk do dëmtojë ambientin, pavarësisht se nuk ka studim ambiental sepse nuk ka projekt”.

Read more:Është krizë përfaqësimi jo informimi – Ide

Absurditeti i mëspiërm buron nga gënjeshtra e madhe me të cilën janë mbështjellë projekte si ai i Zvërnecit dhe i Sazanit, idea se bëhet fjalë për biznese turistike dhe jo për biznese ndërtimi.

E vërteta është se ajo që po gatuhet në Zvërnec dhe Sazan është e njëjtë me atë që u ndërtua në Greencoast, një mega projekt ndërtimi që betonizon natyrën dhe mbush xhepat e ndërtuesve pranë qeverisë. Ndaj emërtimi i projekteve të tilla si rezorte turistike elitare është një gënjeshtër e madhe.

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas per lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Tags: #ama #apartamente #Banimi #Biznes #Biznese #Biznesi #Bregdet #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide
  • Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog
  • Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog
  • Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj? – Ide
  • Historia veç me tri shkronja – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve!”/ Blushi me tone të forta në Kuvend: Derrat e majmur të regjimit po pasurohen me miellin serb dhe aferat me Ron Yeffet
  • Vidhte lokalet njëri pas tjetrit në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Dyshohet se goditi 16 biznese, ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër (VIDEO)
  • “KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s
  • Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO)
  • Ndërtuesi tjetërsoi 1143 hektarë tokë në Fier, vihet në pranga bashkë me dy ish-drejtorët e Kadastrës! Sekuestrohen toka dhe 150 mijë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 11 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thika! 2 në pranga dhe 1 në kërkim 10 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 9 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 6 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi – Ide

Përtej lotëve, ofshamave qurravitjeve, mallkimeve që shpërthyen gati-gati me intensitetin e neveritshëm të një protagonizmi të pavend, porsa…

• 2 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”? – Blog

Si ndihen sot ata që dikur thoshin “duhet votuar Gjykata Speciale se ia pastron imazhin UÇK-së dhe Kosovës”?A…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Ruhuni nga miqtë që sjellin tribunale ndërkombëtare  – Blog

Lufta për çlirim nga regjimet shtypëse nuk është kurrë një punë e pastër. Në Francë, menjëherë pas përfundimit…

• 4 orë më parë • 10 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by