Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Fati politik i Belindës është mbyllur!”/ Këlliçi i bindur: Këto ditë vjen në Kuvend kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Ballukut
Politikë

“Fati politik i Belindës është mbyllur!”/ Këlliçi i bindur: Këto ditë vjen në Kuvend kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Ballukut

• 18 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi se është i bindur se në ditët në vijim do të mbërrijë në Kuvend kërkesa e dytë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Këlliçi foli edhe për të ardhmen politike të Ballukut dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj saj.

“Për rastin e Ballukut, edhe pse jam i bindur se kërkesa e dytë për imunitetin e Ballukut do të vijë. Edhe herën e parë u faktua se kishte bërë korrupsion, ai e mbrojti se nuk kishte korrupsion”, tha Këlliçi. Ai pretendoi se tashmë pritet të shihet se si do të veprojë Rama përballë një kërkese të re të drejtësisë, ndërsa iu referua edhe vilave ku, sipas tij, qëndron Balluku.

Read more:Bardhi “shpërthen” në akuza ndaj Ramës: Ka projektuar një shtet privat. Po hakmerret ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, s’e i kanë trokitur te dera për Belindën!

“Edhe pse u faktua tamam korrupsioni, se nuk e dimë se në cilën prej dy vilave po rri Balluku, do shohim se cilat janë qasjet që do të zgjedhë ta mbrojë Rama”, u shpreh ai.

Read more:Emailet me Ballukun, pyeten në SPAK dy vëllezërit Eftimi! Studio e tyre e arkitekturës projektoi vilën e sekuestruar në Palasë

Këlliçi komentoi edhe sulmet e fundit publike ndaj Ballukut, duke i interpretuar ato si një sinjal se Rama mund të jetë duke u distancuar politikisht prej saj. “Duke parë sulmet e paprecedenta ndaj Ballukut tani, kuptohet se është vendimmarrje e Ramës për ta hedhur Belinën tani, si limon të shtrydhur. Pushteti lokal dhe ai vendor janë të ndarë kryesisht”, deklaroi Këlliçi. Më tej, ai tha se sipas tij fati politik i zv.kryeministres është tashmë i përcaktuar dhe se çështja e saj përbën një goditje edhe për kryeministrin.

Read more:“SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sêrish në shesh: Rama jep dorëheqjen!

“Fati politik i Ballukut është i mbyllur. Ai kapitull është i mbyllur. Edhe pse është goditje e madhe për Ramën. Të gjithë e dimë se aferat që ka bërë Balluku, i ka bërë me Ramën”, tha ai. Këlliçi e cilësoi Ballukun si zv.kryeministren e dytë që përballet me probleme me ligjin, ndërsa iu referua edhe një audio-përgjimi të publikuar më herët, për të cilin tha se tregon, sipas tij, marrëdhënien mes Ramës dhe botës së krimit. “Ajo është zv.kryeministrja e dytë që ka probleme me ligjin. Historia e Ballukut, apo e audio-përgjimit që është publikuar dhe tregon marrëdhënien e Ramës me krimin, tregon konceptin korruptiv të kësaj qeverie”, përfundoi Këlliçi.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #belinda balluku #Edi Rama #jetë #korrupsion #kuvend #pushteti #Pushteti lokal #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 4 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin