Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Rama loboi për Gjykatën Speciale” – Gjekmarkaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK, ditë e dëshpërueshme! Shqipëria s’ka dhënë ndihmë diplomatike për komandantët
Politikë

“Rama loboi për Gjykatën Speciale” – Gjekmarkaj: Vendimi për ish-krerët e UÇK, ditë e dëshpërueshme! Shqipëria s’ka dhënë ndihmë diplomatike për komandantët

• 19 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së si një goditje të rëndë për të gjithë faktorin shqiptar në Ballkan, ndërsa ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama dhe diplomacisë shqiptare.

Gjekmarkaj e nisi analizën e tij duke përshkruar peshën emocionale dhe kombëtare të këtij vendimi:

“Ka qenë një ditë dëshpëruese. Mendoj është një ngjarje tragjike ai vendim, jo thjesht për individualitetin e katër komandantëve, por edhe personalitete shtetformuese të Kosovës së pavarur nën krye Hashim Thaçin. Po për krejt botën shqiptare, për të gjithë ata që besojnë tek lufta për liri, tek të drejtat e njeriut, tek shtetformimi.”

Read more:“Bashkë për Çlirimtarët”/ Mbahet protesta e radhës në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen në shesh

Pavarësisht goditjes, ai bëri thirrje që faktori shqiptar të mos bjerë në dëshpërim, por të bashkohet për fazën e apelimit:

“Mendoj që nuk duhet ta humbasim kurajën, nuk duhet të biem në gjeste të dëshpëruara, duhet të qëndrojmë të bashkuar bota shqiptare andej dhe këtej kufirit. Duhet të reagojmë si një trup i vetëm dhe të besojmë që drejtësia nuk është ende përfundimtare dhe do ta gjejmë atë shëlbim kombëtar, atë zgjidhje përfundimtare tek apeli i Hagës.”

Read more:111-të ditë revoltë, qëndresë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen

Gjekmarkaj u ndal gjatë te roli i kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për retorikë boshe dhe për marrëdhënie të tensionuara me lidershipin politik të Prishtinës përgjatë viteve.

“Unë mendoj që Edi Rama dhe qeveria e tij kanë konsumuar shumë retorikë për Kosovën, me Kosovën. Shpeshherë kanë patur marrëdhënie shumë acide me Kosovën. Nuk di që Edi Rama të ketë patur marrëdhënie korrekte dhe afatgjata me një kryeministër të Kosovës. Më stabile këto marrëdhënie ka patur me presidentin e Serbisë Vuçiç,” deklaroi Gjekmarkaj.

Read more:Tragjedi në prag të ditëlindjes, i riu shqiptar humb jetën në Itali teksa notonte në det

Nënkryetari i Kuvendit kujtoi gjithashtu angazhimin e dikurshëm politik për krijimin e kësaj gjykate, ndërsa nënvizoi se mbështetja e sotme nga Tirana zyrtare ka qenë tërësisht fiktive.

“E di që është i impenjuar në lobimin e gjykatës së Hagës pranë lidershipit të kohës në Kosovë, pranë Hashim Thaçit dhe të tjerëve. Por përtej këtyre, më shumë se sa kartolina retorike dhe hartime mallëngjyese, nuk kam parë gjeste konkrete të diplomacisë shqiptare për të ndihmuar komandantët e Kosovës në Hagë.”

Read more:“Vendimi i Speciales, pasqyrë e ndarjes së thellë ndërkombëtare”! Analiza e Ben Blushit: Pse u dënua Hashimi

Në përmbyllje, Gjekmarkaj kritikoi ashpër mungesën e një reagimi institucional dhe strategjik nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë, duke e konsideruar fjalën e kryeministrit si një përpjekje sipërfaqësore.

“Nuk kam parë një reagim solid të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Një fjalë e vetme gati folklorike e Edi Ramës dje e pardje kur ndodhi gjykimi, ndërkohë që duhet të kishte një mobilizim, një kontakt me Kosovën, një strategji të përbashkët bashkëpunimi. Sepse kjo nuk është një goditje thjesht për Kosovën, por është një goditje për të gjithë aspiratat e kombit shqiptar në Ballkan,” përfundoi Agron Gjekmarkaj.

Lexo edhe
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Tags: #bota #Edi Rama #gjykate #Hagë #kontakt #kosove #ministria e jashtme #Ngjarje tragjike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 24 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin