Një zjarr ka rënë këtë të diel në hyrje të fshatit “Arshi Lengo”, rreth 4 kilometra nga Gjirokastra. Flakët janë shfaqur rreth orës 14:00, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e tij drejt banesave. Falë ndërhyrjes së tyre, flakët u vunë nën kontroll dhe nuk pati dëme materiale.
Edhe në Vlorë, një zjarr ka rënë në fshatin Babicë, ku ndodhen edhe varrezat e qytetit, duke rrezikuar edhe një banesë aty pranë. Flakët janë përhapur pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë, ndërkohë që forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve.
Vlorë/ Zjarr pranë varrezave të fshatit Babicë, forcat zjarrfikëse në terren (VIDEO)
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e së dielës pranë varrezave të fshatit Babicë të Vlorës.
Read more:Përfshihet nga zjarri një banesë në Levan të Fierit, flakët shkrumbojnë totalisht objektin (VIDEO)
Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur rrezikun për banesën, ndërkohë vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.
Read more:Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri
Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Ndërkohë, flakët vijojnë të jenë prezente në disa vatra.




