Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Dosja e AKSHI-t dhe hetimet për Ergys Agasin kanë hapur kutinë Pandorës” / Klevis Balliu: Shteti dhe siguria peng i Ramës
Politikë

“Dosja e AKSHI-t dhe hetimet për Ergys Agasin kanë hapur kutinë Pandorës” / Klevis Balliu: Shteti dhe siguria peng i Ramës

• 22 Shtator, 2026 • 9 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti I Partisë Demokratike Klevis Balliu në një konferencë për mediat deklaroi se Ram duhet të japë dorëheqjen.

Ky qëndrim kritik i deputetit demokrat, vjen pas aksionit të sotëm, ku ndaj kreut të SHISH Vlora Hysni u njoftua masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Balliu tha se Edi Rama kërcënon këtë hetim jetik për vendin duke shtuar se shteti dhe siguria nuk mund të jenë peng i Edi Ramës.

DEKLARATA E PLOTË

Po e filloj këtë deklaratë me një shkresë, të cilën e kam depozituar para disa kohësh.

I është drejtuar zonjës Vlora Hyseni, drejtore e përgjithshme e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në Tiranë, data 26.01.2026.

‘Zonja drejtore e përgjithshme, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të nenit 8 të ligjit numër 8550, datë 18.11.1999, statusi i deputetit, i ndryshuar, kërkoj: Vënien në dispozicion të një informacioni të plotë dhe të detajuar lidhur me informacionin që disponon Shërbimi Informativ Shtetëror lidhur me shtetasin Ergys Agasi dhe aktivitetin e tij, veçanërisht veprimtaritë në kundërshtim me ligjin.

Informacion lidhur me çdo takim dhe ose kontakt që ka pasur Shërbimi Informativ Shtetëror, përfshirë drejtuesit e Shërbimit Informativ, me shtetasin Ergys Agasi. Informacioni duhet të përmbajë numrin, natyrën dhe tematikën e këtyre takimeve dhe kontakteve.

Informacion lidhur me çdo takim dhe ose kontakt që ka pasur shtetasi Ergys Agasi edhe me personalitete të tjera të larta, qoftë politike, institucionale, deputetë, kryetar bashkie, ministra, kryeministër, kryetar Kuvendi, gjyqtarë, prokurorë dhe drejtues të tjerë të institucioneve shtetërore’.

Read more:Dita e 114 e protestës! Qytetarë drejtohen për tek Kryeministria: Qeveri e korruptuar, Rama të japë dorëheqjen

Pra, kjo është një kërkesë e bërë nga mua në cilësinë e deputetit ndaj Shërbimit Informativ për të marrë informacion nëse Ergys Agasi ka pasur apo jo ndonjëherë kontakt me agjentë të Shërbimit Informativ apo me vetë drejtoren e Shërbimit Informativ, zonjën Vlora Hyseni.

Për këtë unë kam marrë një përgjigje, të cilën, për shkaqe të natyrës, mund t’ia jap organeve hetuese kur të duan të vijnë të më pyesin, për atë përgjigje që ka dhënë Shërbimi Informativ lidhur me Ergys Agasin dhe nëse ai ka pasur apo jo, apo Shërbimi Informativ ka pasur apo jo kontakte me këtë person.

Në këtë kuadër vlen të ngremë disa çështje. Qoftë masa ndaj Vlora Hysenit, qoftë kontrollet ndaj Ilir Prodës dhe arrestimet ndaj disa efektivëve të Policisë së Shtetit vijnë pas arrestimit të Ergys Agasit, të cilat nuk mund të them në mënyrë definitive, por në bindjen time dhe informacionet e mia lidhen me çështjen, me dosjen e AKSHI-t.

Dosja e AKSHI-t dhe zhvillimet që lidhen me Ergys Agasin kanë hapur kutinë e Pandorës.

Drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është sot nën masë sigurie, ndërsa ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, të cilin e kemi akuzuar disa herë edhe në Komisionin e Punëve të Brendshme, kur ka qenë aty, për lidhje të ngushta me Ergys Agasin.

Kur preken institucionet që kanë për detyrë mbrojtjen e sigurisë së vendit, kur hetimet lidhen me njerëz të pushtetit dhe me marrëdhëniet e tyre me Ergys Agasin, nuk kemi më një skandal të zakonshëm, kemi rënien e sistemit dhe të sigurisë së shtetit.

Dhe mbi këtë sistem qëndron vetëm një person, dhe ai e ka emrin Edi Rama.

Read more:Dosja “AKSHI”/ Apeli i Posaçëm mbyll seancën për Ergys Agasin, nesër pritet vendimi për masën e sigurisë

Nuk pranohet më përralla se Rama nuk di gjë. Rama ka drejtuar këtë sistem, Rama ka emëruar drejtuesit, Rama ka pasur pushtetin ekzekutiv, Rama ka pasur informacionin dhe përgjegjësinë politike për institucionet e vendit.

Çfarë kanë të përbashkët Ilir Proda, Ergys Agasi, Vlora Hyseni dhe të gjithë ministrat e Brendshëm dhe të tjerë, të cilët janë në hetim dhe disa pas hekurave, dhe drejtorë të tjerë të policisë që janë pas hekurave?

Një të përbashkët, kanë Edi Ramën, firmën e Edi Ramës për emërimin e tyre në këto poste.

Prandaj përgjegjësia politike nuk mund të zhduket pas frazës “nuk dija” apo “nuk di”.

Por sot problemi është edhe më i madh. Qëndrimi i Edi Ramës në kryeministri po bëhet vetë një problem për hetimin, sepse pushteti ekzekutiv ka në dorë administratën, institucionet, informacionin shtetëror dhe mekanizma që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin e hetimit.

Pra, Rama sot si kryeministër është kërcënim për këtë hetim jetik që të mund të shpëtojë vendin nga shkatërrimi i sigurisë kombëtare.

Në një situatë ku preken strukturat e sigurisë, nuk mund të kemi kryeministrin në krye të ekzekutivit dhe njëkohësisht të kërkojmë që hetimi të zhvillohet pa asnjë hije ndërhyrje.

Kjo nuk është më çështje politike, është çështje e sigurisë kombëtare. Ka rrezik për provat, ka rrezik për informacionin, ka rrezik për dëshmitarët, ka rrezik për institucionet dhe, mbi të gjitha, ka rrezik për sigurinë kombëtare.

Read more:PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh!

Historia na ka dhënë një precedent të qartë. Në vitin 1974, në Gjermaninë Perëndimore, u zbulua se Gunter Guillaume, një nga bashkëpunëtorët e afërt të Kancelarit Ëilly Brandt, ishte agjent i Gjermanisë Lindore. Guillaume kishte arritur deri në zemrën e Kancelarisë dhe kishte qenë pjesë e rrethit të afërt të Kancelarit.

Pas arrestimit dhe shpërthimit të aferës, Ëilly Brandt, Kancelari, mori përgjegjësinë dhe u largua duke dhënë dorëheqjen.

Kjo ndodh kur nuk je i përfshirë. Kur je i përfshirë, kërkon të bësh atë që po bën Edi Rama. Hesht dhe mban pozicionin e kryeministrit për të ndihmuar veten, për të shpëtuar veten nga kurthet e shtetit dhe për të ndihmuar krimin e organizuar.

Ndërsa në Shqipëri, përballë një situate ku në hetim janë njerëz dhe struktura që lidhen me sigurinë e shtetit, Edi Rama vazhdon të heshtë. Edi Rama vazhdon të mbyllë sytë sepse nuk ka hallin as të Vlora Hysenit, as të Ergys Agasit dhe të askujt tjetër, por ka hallin e vet.

Sepse është ai dirigjenti i çdo afere dhe i çdo marrëdhënie me krimin e organizuar për sa i përket implikimeve politike.

Kjo nuk mund të vazhdojë më në këtë formë.

Nëse në Gjermani një aferë spiunazhi në rrethin e Kancelarit solli dorëheqjen e Kancelarit, në Shqipëri një krizë që prek strukturat e sigurisë kombëtare nuk mund të trajtohet më me heshtje, propagandë dhe frazën “Rama nuk di gjë”.

Read more:Hetimet për Ergys Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni! SPAK kontrolle te ish-kryepolici Proda (AKUZAT)

Institucionet ligjzbatuese duhet të kryejnë detyrën, duhet ta thërrasin, duhet të nxjerrin masën e arrestit ndaj shefit të këtyre personave që sot u kanë nxjerrë masën e arrestit.

Siguria kombëtare nuk mund të jetë më peng i një kryeministri. Shteti nuk mund të jetë peng i Edi Ramës.

Unë, pas kësaj konference, kam mbledhjen e Komisionit të Punëve të Brendshme. Çfarë vlere ka më ky komision kur të gjithë institucionet e sigurisë kombëtare kanë rënë? Kur bie në mënyrë të paprecedent shefja, shefi i Shërbimit Informativ.

Çfarë vlere kanë raportet që kemi marrë ne nga ky institucion? Kur ato raporte kanë qenë për të mbrojtur krimin, për të mbrojtur kartelet dhe jo për të mbrojtur sigurinë e shtetit.

Kush garanton sot se provat nuk do zhduken? Dhe mbi të gjitha, kush mban përgjegjësi për këtë sistem?

Një dhe vetëm një, Edi Rama.

Sot nuk është më në rrezik vetëm rendi publik, është në rrezik siguria kombëtare, ekonomia dhe jeta e qytetarëve. Dhe sa më gjatë të qëndrojë Rama në kryeministri në këto kushte, aq më i madh bëhet problemi edhe për hetimin dhe për sigurinë e vendit.

Prandaj, Rama dorëhiqu.

Nëse nuk jep dorëheqjen, institucionet duhet të veprojnë brenda ligjit për të garantuar që pushteti i ekzekutivit të mos cenojë hetimin dhe sigurinë kombëtare.

Read more:VIDEO- “O shokë më besoni, më ndihmoni!”/ Ministrja Spahiu bën premtimin e fortë: Në janar 2027 sjell Pet Scan-in ose jap dorëheqjen!

Shqipëria nuk mund të jetë në dorën e një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar.

Për të gjithë ata që pyesnin deri dje se çfarë është narkoshteti, ky është narkoshteti.

Kur institucionet e sigurisë së vendit nuk janë aty për të garantuar sigurinë e vendit, por janë aty për të garantuar sigurinë e krimeve, pushtetarëve dhe të bandave kriminale dhe të karteleve të drogës, të cilat qartazi janë të infiltruar në çdo institucion.

Kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Ky ishte një plan dhe ky plan i mirëmenduar është ekzekutuar nga Edi Rama.

Edi Rama është përgjegjësi i kësaj situate katastrofike ku ndodhet vendi sot.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s që aspirojmë edhe të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Si mundet ne të pretendojmë të ecim përpara, kur siguria e jetës së çdo qytetari sot është në rrezik, kur siguria ekonomike sot është në rrezik, ku gjithçka sot është në rrezik, ku shteti është në rrezik?

Nuk mundet.

Ka vetëm një formë që Shqipëria të ecë përpara dhe ajo është largimi i Edi Ramës, shefit të Vlora Hysenit, Ergys Agasit, Ilir Prodës dhe të gjithë banditëve të tjerë.

Lexo edhe
Politikë

GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Politikë

Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

Tags: #AKSHI #Arrestimit #Detyrë #Edi Rama #ekonomia #ergys agasi #gjermani #Ilir proda

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s
  • Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme
  • “Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin dhe Vuçiç: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, janë të detyrueshme
  • “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH
  • GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s
  • Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!
  • “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
  • “Rama jep dorëheqjen”! Protesta e 116-të në Tiranë, shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e Shërbimit Informativ…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Masa ndaj kreut të SHISH/ Demokratët Evropianë: Akuzat ndaj Hysenit të hetohen pa ndërhyrje, Shqipërisë i duhen institucione të forta!

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra dhe caktimin e masës “arrest…

• 44 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Koha për të ecur përpara”/ Kallas takon Kurtin e Vuçiçin: Marrëveshjet e dialogut, përfshirë atë të Ohrit, të detyrueshme

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by