Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Lubi Balluku vodhi mln euro, lubia e SHISH grabiti sigurinë kombëtare”, Berisha: Me urdhër të Ramës ua shitën të dhënat e shqiptarëve, mafias dhe armiqve të NATO-s
Politikë

“Lubi Balluku vodhi mln euro, lubia e SHISH grabiti sigurinë kombëtare”, Berisha: Me urdhër të Ramës ua shitën të dhënat e shqiptarëve, mafias dhe armiqve të NATO-s

• 23 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe drejtuesve të institucioneve të sigurisë, duke e vendosur çështjen e SHISH dhe hetimet për dosjen e AKSHI-t në qendër të fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Berisha pretendoi se zhvillimet e fundit tregojnë se vendi ndodhet përballë një prej skandaleve më të rënda që lidhen me sigurinë kombëtare, ndërsa përgjegjësinë politike ia faturoi drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati bëri një paralelizëm mes akuzave të tij ndaj Belinda Ballukut dhe Vlora Hysenit, duke u shprehur se në rastin e kësaj të fundit është cenuar një prej elementeve më të rëndësishme të shtetit, siguria kombëtare.

“Në qoftë se Lubia ka vjedhur qindra e qindra milionë euro, Lubia tjetër e SHIK-ut ka vjedhur më të çmuarën e një shteti, më të çmuarën e një kombi, atë që quhet siguri kombëtare”, deklaroi Berisha.

Read more:“Tërmet në kupolën e sigurisë”/ Tabaku në Kuvend: Shteti ka rënë, qeveria i ka dhënë besën krimit!

Kreu i PD-së pretendoi se personi që mbante përgjegjësi të drejtpërdrejta për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe sekretit shtetëror ishte përfshirë në atë që ai e cilësoi si një grup të strukturuar kriminal. Në vijim, ai u ndal te dosja e AKSHI-t, duke pretenduar se përmes kontrollit të sistemeve të komunikimit janë vënë në rrezik të dhënat e qytetarëve shqiptarë dhe të huajve që ndodhen në territorin e vendit. Berisha shkoi më tej me akuzat, duke pretenduar se të dhënat e siguruara përmes këtyre sistemeve u janë vënë në dispozicion jo vetëm grupeve kriminale, por edhe aktorëve që ai i cilësoi si kundërshtarë të Shqipërisë dhe NATO-s.

“Të nderuar anëtare dhe anëtarë të kryesisë së PD, nënkryetarë të saj, sekretarë të kësaj partie, të dashur demokrate e demokratë dhe mbështetës të PD.

Kryesia e PD mblidhet sot në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.

Ne mblidhemi në një kohë kur regjimi i narkoshtetit, regjimi i Edi Ramës, ka marrë goditjet më të rënda në tërës ekzistencën e tij.

Read more:Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë

Diskreditimin më të madh.

Ka humbur çdo legjitimitet që të qeverisë këtë vend.

Është sot qeveria më e damkosur në Evropë dhe më gjerë.

Çdo ditë e më shumë ky regjim u provua ashtu siç e kemi paraqitur, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë.

Është faktuar si vendi në të cilin shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e mafies dhe të drogës.

Read more:Ndezi zjarr në parcelën e tij në Shijak, flakët u përhapën në tokat përreth, arrestohet 46-vjeçar (VIDEO)

Është faktuar si regjimi, në të cilin kartelet e drogës, që përbëjnë një rrezik të madh jo vetëm për shqiptarët, por për rajonin, Evropën dhe hemisferën perëndimore, ka humbur prapë çdo të drejtë të qeverisë këtë vend.

PD është përpjekur të paraqesë të vërtetën e Shqipërisë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ajo është pararendëse e denoncimit në Shqipëri dhe në botë të të gjitha zhvillimeve në këtë vend.

Prej 112 ditësh, në rrugë dhe sheshet e Tiranës, qytetarët e Tiranës, ndër ta edhe qindra dhe mijëra demokratë, vazhdojnë një betejë të pandërprerë me të cilën në rrafshin moral kanë tërhequr zvarrë njëlloj si rinia dhe qytetarët në vitin 1991, shtatoren e Enver Hoxhës, kanë tërhequr zvarrë Edi Ramën dhe regjimin e tij.

Read more:Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Ushtari i Ceno Klosit ndërtoi kompleks turistik në Borsh për një vit e gjysmë

Zinxhiri i skandaleve, libri i zi i këtij regjimi shpalos çdo javë një kapitull të ri gjithnjë e më të shëmtuar.

Në qoftë se Lubia ka vjedhur qindra e qindra milionë euro, Lubia tjetër e SHIK-ut ka vjedhur më të çmuarën e një shteti, më të çmuarën e një kombi, atë që quhet siguri kombëtare.

Me Kushtetutë, me ligje, personi më përgjegjës direkt i sigurisë kombëtare dhe sekretit shtetëror rezulton një anëtare e shëmtuar e një grupi të strukturuar kriminal që e kemi quajtur me të drejtë grupi mafioz më i rrezikshëm i Evropës.

Grupi mafioz i AKSHI-t është grupi mafioz më i rrezikshëm në Evropë sepse ai vendosi me urdhër të Edi Ramës, në kontroll të plotë dhe total, internetin dhe komunikimin me internet për shqiptarët dhe të huajt në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Read more:Trafik armësh nga Shqipëria? Ish-ministri i Mbrojtjes tregon pasojat që mund të sjellin akuzat e Arben Ahmetajt dhe pikëpyetjet për “KAYO”

Një akt i pashembullt.

Vendosi të gjitha këto të dhëna në dispozicion të grupeve dhe organizatave kriminale, por edhe të armiqve të NATO-s, armiqve të Shqipërisë dhe armiqve të partnerëve tanë.

Njeriu, që përfaqësonte Shqipërinë në partneritetin më të rëndësishëm, më delikat, më serioz, partneritetin me shërbimet e vendeve mike, rezulton se ishte një anëtare e grupeve më të rrezikshme mafioze kriminale.

Rezulton se ajo ishte e padenjë për asnjë lloj besimi”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

“Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët

Politikë

Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë

Tags: #AKSHI #Edi Rama #euro #Internet #Libri #Nato #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët
  • Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
  • Mbyllet protesta e 117-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë
  • Thirrjet e qytetarëve: Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK
  • “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
Nga të njëjtat tag-e
  • Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
  • Thirrjet e qytetarëve: Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK
  • “Koka e gjarprit e çdo akti antikombëtar”/ Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, kjo është tradhti (VIDEO)
  • Skandali me drejtuesen e SHISH, studiuesi Auron Tare: Pse historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon Luftës së Ftohtë
  • Të huajt marrin më pak prona, blerjet nga jo-rezidentët bien nga 25% në 20%, rriten investimet e huaja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 24 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 13 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët

Pasi kanë kapur mat disa nga eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, protestuesit sot zunë në befasi…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj po vijon punën përgatitore për zgjedhjet lokale të pranverës së vitit 2027,…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Mbyllet protesta e 117-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë

Është mbyllur protesta e 117-të me radhë qytetare kundër qeverisë sot më 24 shtator. Në mbyllje të tubimit,…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by