Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. VIDEO/ Tjetër goditje për qeverinë? Investigimi nga Austria paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit. Gazetari me USB në dorë: Ka emra, paratë që janë paguar dhe kush i marrë
Politikë

VIDEO/ Tjetër goditje për qeverinë? Investigimi nga Austria paralajmëron zbardhjen e aferave të korrupsionit. Gazetari me USB në dorë: Ka emra, paratë që janë paguar dhe kush i marrë

• 23 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X

Bomba e radhës mbi skandalet e qeverisë së Ramës pritet të mbërrijë nga Austria, aty ku regjisori dhe producenti i dokumentarëve, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Frederik Füssel, po punon për një dokumentar të ri investigativ, bazuar në dëshminë e një dëshmitari nga Shqipëria, identiteti i të cilit mbahet sekret. Ndryshe nga publikimi i skandaleve të tjera të bazuara kryesisht në përgjime, dokumentari pritet të zbulojë jo vetëm skemat korruptive, por edhe se ku kanë shkuar paratë e aferave, deri llogaritë bankare të politikanëve të përfshirë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga gazetarja Lindita Çela duket gazetari austriak që mban në dorë një USB, për të cilën dëshmitari, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë thotë se aty janë të ruajtura pagesat që janë bërë për njerëzit që ai akuzon.

Spekulimet janë se bëhet fjalë për projekte të njohura në Shqipëri dhe që kanë prodhuar afera të mëdha korrupsioni. Dëshmia paralajmëron implikimin e zyrtarëve të lartë të mazhorancës në raste korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri.

Në videon e shoqëruar nga mesazhi i gazetares Lindita Çela e cila shkruan se: “Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon”.

Transkripti:

Gazetari: Pra çfarë ka në këtë USB?

Dëshmitari: Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…

Gazetari: Pra, nëpërmjet kësaj USB mund të shkosh tek të gjitha…? Dëshmitari: Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot.

Gazetari: Pra këtu ke emrat?

Dëshmitari: Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…

Kush është gazetari Frederik Fussel
Frederik Füssel është regjisor, producent dhe drejtor fotografie austriak, me një karrierë që nisi në vitin 1992 në ABC TV Austria. Ai ka punuar në produksione filmike dhe televizive në më shumë se 50 vende dhe në vitin 2001 themeloi kompaninë FMproductions. Aktualisht është CEO dhe producent i Seven Ocean Pictures.

Füssel realizoi disa dokumentarë ndërkombëtarë. “Singing for Life” fitoi Çmimin Special në Prix Italia në Torino në vitin 2011. Një nga punët e tij të fundit është “People of War” (2024), dokumentar i xhiruar përgjatë dy viteve në Ukrainë, ku ndoqi vullnetarë që evakuonin civilë dhe shpërndanin ndihma pranë zonave të luftës.

Füssel ka punuar gjithashtu si drejtor fotografie në produksione televizive dhe realizoi projekte në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut./ Lapsi.al

Lexo edhe
Politikë

“Klodiana Lala nuk intimidohet” Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit kërkon një akuzë të re penale!

Politikë

Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Klodiana Lala nuk intimidohet” Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit kërkon një akuzë të re penale!
  • Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri
  • “Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat (VIDEO)
  • “Rama është i trembur si kurrë më parë nga arrestimi i shefes së SHISH”, Agron Shehaj: Balluku e mban peng dhe e detyron të shkojë në Parlament në 1 të natës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 66 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 23 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 7 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Klodiana Lala nuk intimidohet” Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit kërkon një akuzë të re penale!

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas përplasjes mes ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe gazetares…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

Protestat prej 117 ditësh dhe arresti i drejtueses së Vlora Hysenit / Ambasadori italian nga Korça: Po i ndjekim me vëmendje zhvillimet në Shqipëri

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marko Alberti, ka dhënë një prononcim për mediat gjatë një vizite në qytetin…

• 56 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

“Shpreh solidaritet me Klodiana Lalën”/ Agron Shehaj: Një gazetare u sulmua te dera e GJKKO, Rama të reagojë. Vlora Hyseni u tha mediave ‘nëse merreni me mua, ju shantazhoj’

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dënoi kërcënimin e gazetares Klodiana Lala nga ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni.…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by