Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Ndihmonte Agasin, GJKKO lë në arrest shtëpiak kreun e SHISH, Vlora Hyseni! Në burg 2 të tjerët, shefi i Policisë Shkencore i çoi Agasit ekspertizën e makinës
Kronikë

Ndihmonte Agasin, GJKKO lë në arrest shtëpiak kreun e SHISH, Vlora Hyseni! Në burg 2 të tjerët, shefi i Policisë Shkencore i çoi Agasit ekspertizën e makinës

• 24 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, mbërriti në GJKKO e shoqëruar me makinë policie. Pas rreth 2 orësh seancë, gjyqtarja Florela Davidi la në fuqi ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, e akuzuar se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë arratisë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hyseni nuk ka bërë asnjë deklaratë gjatë seancës, ndërsa avokati i saj Kastriot Selita kërkoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit shtëpiak. Hyseni nuk preferoi të bëjë asnjë koment, as për gazetarët si gjatë hyrjes në GJKKO, por edhe pasi doli.

Hyseni akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. SPAK gjeti 9 faqe dokumente sekrete të SHISH në makinën e Ergys Agasit, i arrestuar për aferën e AKSHI-t, të cilat dyshon se ia ka vënë në dispozicion Hyseni.

Read more:Skandali i SHISH/ Mediu në Kuvend: Tregoni seriozitet, bëhet fjalë për sigurinë kombëtare. Si u shkarkua në Kosovë Vlora Hyseni?

Kjo e fundit ishte pyetur më 18 shtator nga SPAK, jo për herë të parë, si person në dijeni për lidhjet me biznesmenin, por ka pretenduar se komunikimet mes tyre ishin në kuadër të bashkëpunimit të tij si informator i SHISH.

Në komunikimet e zbuluara nga SPAK dhe të raportuara nga Report Tv, gjenden mbi 500 komunikime mes Hysenit dhe Agasit, ku sipas Prokurorisë, biznesmeni diktonte dhe merrte informacionin që i duhej, informohej për takime sensitive, si dhe shkëmbenin foto e video.

Ndërkohë, më herët GJKKO la në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë.

Read more:Mungon gjyqtarja, shtyhet seanca për Metën dhe Kryemadhin/ Avokatët nuk marrin pjesë në mbrojtje për shkak të bojkotit: Rrezikojmë licencën! Bani: Po cenohet drejtësia

Ndaj Kalluçit rëndon vepra penale e zbulimit të të dhënave sekrete te grupet kriminale. Ai dyshohet se i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht, para se të arrestohej, 3 foto të ekspertizës së makinës Land Rover Defender në pronësi të tij, që u sekuestrua gjatë kontrolleve në Equos Resort.

Kryekamerieri Embro Sulejmani, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, i dërgonte Ergys Agasit ushqime në banesën ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e sekuestruar biznesmenit Agasi.

Sipas pretendimit të Sulejmanit, Agasi kishte qenë klient i tij, njësoj si shumë të tjerë, dhe ai i kishte çuar porosinë kur ia ka kërkuar, si edhe i ka rezervuar vend në lokal kur Agasi telefononte.

Read more:“Vlora Hyseni ju fiku radarët e shtetit!”/ Gazment Bardhi: Ia keni dorëzuar me vetëdije shtetin gupeve kriminale, janë ato që ju mbajnë në pushtet

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:35

Dy orë në GJKKO/ Kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga gjykata pa thënë asnjë fjalë (VIDEO)

Vlora Hyseni, qëndroi 2 orë në GJKKO në seancën për vlerësim e masës së sigurisë. Ish-drejtoresha e SHISH mësohet se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim gjatë seancës. Ndërsa edhe pasi doli nga Gjykata, ku iu konfirmua masa e arrestit shtëpiak, ajo nuk bëri asnjë koment për gazetarët.

Lexo edhe
Kronikë

Bilanci/ 12 banesa dhe 2500 hektarë pyje të djegura në Lezhë e Mirditë! Kompensim nga bashkitë për familjet e prekura

Kronikë

Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)

Tags: #AKSHI #Burg #Durres #Embro Sulejmani #ergys agasi #Fatjon Kalluci #Foto #GJKKO #hetimet per grupin e agasit #spak #vlora hyseni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bilanci/ 12 banesa dhe 2500 hektarë pyje të djegura në Lezhë e Mirditë! Kompensim nga bashkitë për familjet e prekura
  • Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)
  • Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)
  • Zjarr pranë liqenit të Zagracës në Krujë, digjen pyje me pisha (VIDEO)
  • Lezhë/ Një person plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital! Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson”/ Klodiana Lala reagon pas shantazhit të Vlora Hysenit: Përbuz me neveri çdo akuzë. Ishte mesazh për frikësuar të mediat
  • Kreu i SHISH shantazhoi gazetaren Klodiana Lala, reagon SafeJournalists: Deklarata diskredituese dhe ngre shqetësime serioze
  • Skandali në SHISH/ Luçiano Boçi: Vlora Hyseni para drejtësisë, përgjegjësi politike e Ramës! PS e mbuluar nga skandalet
  • Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)
  • Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 63 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 22 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Bilanci/ 12 banesa dhe 2500 hektarë pyje të djegura në Lezhë e Mirditë! Kompensim nga bashkitë për familjet e prekura

Përveç sipërfaqeve të mëdha pyjore dhe pemëve frutore, flakët dogjën 12 banesa në qarkun e Lezhës si dhe…

• 22 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri po përhapet në jug të fshatit Halil të Krujës. Flakët që kanë rënë…

• 52 minuta më parë • 3 min lexim
Kronikë

Tre vatra zjarri në Krujë, digjen pyje me pisha, paraqitet edhe rrezik për banesat! Flakë në autostradën Lezhë-Shkodër, tymi i dendur mbulon zonën (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri po përhapet në jug të fshatit Halil të Krujës. Flakët që kanë rënë…

• 52 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by