Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Radoiçiç dhe dhjetëra të akuzuar vijojnë të jenë të lirë në Serbi
Politikë

Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Radoiçiç dhe dhjetëra të akuzuar vijojnë të jenë të lirë në Serbi

• 24 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sot bëhen tre vjet nga sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Tre vjet pas ngjarjes, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e sulmit, dhe dhjetëra persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në rast, vijojnë të jenë të lirë në Serbi.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviqin dhe Vladimir Toliqin, ndërsa Dushan Maksimoviqi u dënua me 30 vjet burgim.

Në aktgjykimin e plotë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka përshkruar sulmin e 24 shtatorit 2023 si veprim të një grupi të organizuar, pjesëtarët e të cilit kishin lidhje të mëhershme me njëri-tjetrin, ishin të armatosur, kishin mjete logjistike dhe pozicione të përcaktuara për aksionin.

Read more:Deklarata e ministres serbe për “spastrimin etnik”, ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Ramës: Heshti! Po minimizon krimet ndaj shqiptarëve

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Ngadhnjim Arrni dhe me anëtarët Rrahman Beqiri e Donikë Shala-Abdyli, ka vlerësuar përgjegjësinë e secilit prej tre të dënuarve veçmas. Sipas gjykatës, vendimi është mbështetur në prova lidhur me praninë, dijeninë, dashjen, komunikimet, pajisjet, sendet personale dhe kontributin e tyre në veprimin e përbashkët të grupit.

Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për këtë rast. Në mesin e tyre është edhe Milan Radoiçiq, i cili u ndalua dhe u mor në pyetje në Beograd në tetor të vitit 2023, por më pas u la i lirë.

Për Radoiçiqin dhe të akuzuarit e tjerë janë lëshuar fletarrestime ndërkombëtare, ndërsa ata konsiderohen të arratisur nga drejtësia në Kosovë.

Read more:Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit

Në aktakuzë, Prokuroria Speciale e Kosovës i ngarkon të dyshuarit me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit”, “Shpërlarja e parave” dhe “Vrasje e rëndë”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, qëllimi i grupit të armatosur ishte ndarja e veriut të Kosovës.

Përveç tre personave të dënuar në shkallë të parë, autoritetet kosovare kanë arrestuar gjatë këtij muaji edhe një shtetas serb, i dyshuar për përfshirje në sulmin e Banjskës.

Read more:SPECIALE/ Mulliri shekullor dhe kullat që po zgjohen, udhëtim në fshatin Arrën të Kukësit ku po lind një histori e re rikthimi

Në trevjetorin e sulmit ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai e cilësoi grupin si një formacion terrorist paraushtarak të organizuar, të cilin, sipas tij, e kishte drejtuar dhe financuar Beogradi dhe që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

Kurti deklaroi se qëllimi i sulmit ishte shkaktimi i një konflikti të armatosur dhe gjakderdhjeje në afërsi të manastirit të Banjskës, si dhe më pas aneksimi i veriut të Kosovës.

Ai tha se zmbrapsja e grupit ishte rezultat i veprimit të institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së/ SafeJournalists: Masa censuruese ndaj medias, të rishikohen! Avokatët bojkot gjyqeve? Dhoma e Avokatisë vendos më 8 shtator

“Tre kriminelë janë vrarë gjatë aksionit atë ditë, tre janë në burg që prej asaj dite, e të gjithë të tjerët do të përgjigjen para drejtësisë në vendin tonë”, shkroi Kurti.

Sulmi ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur zuri pritë ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Në përleshjet që pasuan u vra polici Afrim Bunjaku.

Sulmuesit u tërhoqën më pas drejt zonës së fshatit Banjskë, ku u zhvilluan përleshje me forcat e Policisë së Kosovës. Pamjet e siguruara nga dronët treguan një pjesë të grupit të armatosur, përfshirë edhe momentet e tërheqjes së tyre.

Lexo edhe
Politikë

Deputetët brenda sallës së seancave plenare, oshëtijnë thirrjet jashtë Kuvendit, protestuesit: Nuk na përfaqësoni!

Politikë

VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët

Tags: #Aktakuzë #Albin kurti #Arrni #Banjskë #beograd #Beogradi #Burg #Dronët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Deputetët brenda sallës së seancave plenare, oshëtijnë thirrjet jashtë Kuvendit, protestuesit: Nuk na përfaqësoni!
  • VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët
  • Nis seanca plenare në Kuvend, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës
  • Skandali në SHISH/ Protestuesit ‘rrethojnë’ Parlamentin, policia zgjeron perimetrin e sigurisë, qytetarët: Ku e keni Vlorën?
  • Ambasada e SHBA-së përsërit thirrjen: Autorët e sulmit në Banjskë të mbajnë përgjegjësi
Nga të njëjtat tag-e
  • Ambasada e SHBA-së përsërit thirrjen: Autorët e sulmit në Banjskë të mbajnë përgjegjësi
  • Drogë dhe pastrim parash, arrestohet në Rusi Salvador Aliu! U quajt ‘bosi i bosave’ shqiptar, koordinator i grupeve kriminale të Eldi Dizdarit, Dritan Gjikës e Armando Pacanit
  • “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”/ Marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Rama të japë dorëheqjen
  • Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë
  • “Në Europë, ministra janë dorëhequr për çështje të integritetit akademik”/ Denoncimi i PD: Klodiana Spahiu përpara një skandali me plagjiaturën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 51 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 19 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 11 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Deputetët brenda sallës së seancave plenare, oshëtijnë thirrjet jashtë Kuvendit, protestuesit: Nuk na përfaqësoni!

“Nuk na përfaqësoni”, “Parlamenti i krimit”, “Qeveri e krimit”. Këtu kanë qenë disa prej thirrjeve që protestuesit kanë…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët

Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme GJKKO. Nuk kanë munguar batutat me gazetarët, por edhe ironitë lidhur…

• 18 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Nis seanca plenare në Kuvend, dy interpelanca urgjente dhe dy projektligje në rendin e ditës

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente me ministra…

• 18 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by