Ndërkohë që pyetej nga gazetarët në lidhje me skandalin që e çuar në dyert e Gjykatë së Posaçme, aty ku edhe pritet t’i caktohet masa e sigurisë, ish-kreu I Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, ka zgjedhur të sulmojë gazetaren Klodiana Lala.
“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për News24.
Read more:VIDEO/ Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët
Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë”.
Mbi akuzat e Hysenit, gazetarja Lala kë një raportim direkt në News24, ku edhe po raportonte për ngjarjen, u shpreh: “Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme. Se për cila takime i referohet Vlora Hyseni mbetet për t’u sqaruar kur të dalë por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve”.




