Protestuesit dhe studentët kanë sfiduar reshjet e shiut mbrëmjen e sotme, duke vijuar tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Tubimi shënon ditën e 118-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet.




