Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)
Kronikë

Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)

• 25 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy persona u arrestuan në Lushnjë për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit. Në pranga ranë Eduart Sharka dhe Skerdilajd Gjoni.

31-vjeçvari Sharka e shiste drogën duke përdorur motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 318 gramë kokainë, 1 peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, 1 grirëse bimësh narkotike dhe 3 celularë.

Read more:Me armë zjarri në shtëpi, 2 të arrestuar në Tiranë e Krujë! Sekuestrohen pistoletë, kallashnikov e shënjestër optike (EMRAT)

Në banesën e 39-vjeçarit Gjoni u gjet një sasi kokaine dhe 3 celularë. Policia vijon hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

“Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas që shisnin doza kokaine në zona të ndryshme në Lushnjë dhe posedonin sendet e kundërligjshme. Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, pas disa muajsh hetime të kryera me metoda proaktive, organizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin e koduar “Motoristi”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

E. Sh., 31 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës, duke përdorur motomjetin me të cilin shpërndante porosi ushqimi. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 318 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, fishekë për armë zjarri, 1 grirëse bimësh narkotike dhe 3 celularë;

Read more:U kap me 297 doza kokainë dhe heroinë, pranga 21-vjeçarit nga Shkozeti (VIDEO)

S. Gj., 39 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza kokaine në qytetin e Lushnjës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 3 celularë”, njofton Policia.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)

Kronikë

Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)

Tags: #Armë #droge #eduart sharka #Fier #hetime #kokaine #lushnje #Policia #Skerdilajd Gjoni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)
  • Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë
  • Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO)
  • Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë
  • Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale (VIDEO)
  • ‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO) 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Politikë Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale 3 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës 2 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)

Grupi i aktivistëve të angazhuar në protestat “flamingo”, lajmëruan një tubim para Kuvendit, në ditën e miratimit në…

• 10 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)

Tensione mes protestuesve dhe policisë u shënuan edhe këtë të martë në tubimin para kryeministrisë. Policia ndërhyri për…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët pranë rrethrrotullimit të Farkës. Sipas…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin