Vijon protesta e qytetarëve kundër qeverisë edhe sot më 25 shtator.
Protestuesit po marshojnë në rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje të ndryshme kundër mazhorancës.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Rama jep dorëheqjen”, ishin thirrjet e protestuesve kundër qeverisë.
Më pas, protestuesit kënduan këngë patriotike, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.




