Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vetëm 2 muaj në qeli, lirohet ish-drejtoresha e Postës së Durrësit që vodhi 700 mijë euro me thasë të zinj! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’
Kronikë

Vetëm 2 muaj në qeli, lirohet ish-drejtoresha e Postës së Durrësit që vodhi 700 mijë euro me thasë të zinj! Gjykata e lë në ‘arrest shtëpie’

• 25 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

DURRËS– Vetëm 2 muaj ka qëndruar në qeli ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj e akuzuar se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet. Në një seancë të zhvilluar paraditen e sotme në Gjykatën e Durrësit, gjyqtari Xhevdet Lika ka pranuar kërkesën e saj për një masë më të lehtë sigurie dhe ka vendosur ta lirojë nga qelia.

Ndaj saj është caktuar tashmë masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Seanca është zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se gjyqtari vendosi lirimin e Matajt nga qelia me argumentin se rrethanat kanë ndryshuar. Megjithatë, ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e reja që çuan në zbutjen e masës së sigurisë.

Pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetah Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.

Më 18 korrik, Gjykata e Durrësit caktoi ndaj Matajt masën arrest në burg, që ishte lënë në fuqi edhe nga Apeli. Mataj dyshohet se bashkë me ish-shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Dana, të dyja në masën arrest në shtëpi, përvetësuan 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak.

Read more:Vodhën mbi 700 mijë € në Postën e Durrësit, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën! Arrest shtëpie për dy vartëset! Prokurori: Elisabeta Mataj, frekuentuese e kazinove

Pamjet e Matajt teksa i merrte paratë në zyrë me qese të zeza bënë xhiron e rrjetit, ndërsa fondet e shtetit regjistrohet sikur ishin dërguar për pensionet. Prokuroria po heton edhe dyshimet se paratë mund të jenë shpenzuar në kazino nga ish-drejtoresha e Postës së Durrësit.

VENDIMI I GJYKATËS SË DURRËSIT

Çështja penale me Nr. 509/5 Akti, me objekt “Informacion 2 mujor në lidhje me ecurinë e proçedimit penal, në varësi të permbajtjes të ketij informacioni kërkojmë dhe zëvendësimin e masës së sigurimit”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës (Kërkuese), përfaqësuar nga Prokuror Gazmend Frëngu. Kjo çështje u shortua elektronikisht pranë Gjyqtarit Xhevdet Lika Seanca gjyqësore u zhvillua në datë 25.09.2026, ora 09:00.

Read more:Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, për çështjen e sipërcituar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka disponuar me Vendimin Nr. 509/5, datë 25.09.2026, ku ka vendosur:

VENDOSI

1. Pranimin e kërkesës të personit nën hetim Elisabeta Mataj.

2. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim E.M. me vendimin Nr.509/2, datë 18.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

Read more:Ish-drejtoresha vidhte para me thasë të zinj nga Posta e Durrësit, bashkëshorti i saj promovohet në Bashki! Emërohet përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve

3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të personit nën hetim E. M. nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahet e paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.

4. Urdhërohet personi nën hetim E. M. të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.xx, Qyteti Durrës.

5. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

Read more:LIVE – Mbyllen fjalimet/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet: Arrestoni Ramën (VIDEO)

6. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)

Kronikë

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë

Tags: #Banesa #Burg #Durres #Elisabeta Mataj #euro #fetah mataj #gjykata e durresit #Paola Dana #Valbona Duni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)
  • Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë
  • Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)
  • Ish-kreu i SHISH në ‘arrest shtëpie’/ Ish-prokurori: E mjerueshme që institucioni më i rëndësishëm i sigurisë kombëtare është në këtë gjendje! Prençi: Duhej masë më e fortë sigurie për Hysenin
  • Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet
Nga të njëjtat tag-e
  • “Burg, hajdut”/ Protestuesit kapin mat Bledi Çuçin. Revoltohet Delina Fico, gjuan me lugë e shishe qytetarët
  • “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
  • LIVE – Mbyllen fjalimet/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet: Arrestoni Ramën (VIDEO)
  • Të huajt marrin më pak prona, blerjet nga jo-rezidentët bien nga 25% në 20%, rriten investimet e huaja
  • Avokatët njoftuan nisjen e hetimeve nga SPAK për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shpërndanin doza kokaine, 2 të arrestuar në Lushnjë (VIDEO)

Dy persona u arrestuan në Lushnjë për shitje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit. Në…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë

TIRANË– Tre anëtarë të KLGJ do të zgjidhen sot nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, për një mandat…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Zbardhet plagosja e të riut në Lezhë, sherri nisi për pagesën e riparimit të makinës! Babë e bir në kërkim (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mesditën e së enjtes në fshatin…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by