Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Inspektohen 110 vendpunishte, Azemi: Gjobat ndaj pronarëve janë të buta, duhet të ashpërsohen
Aktualitet

​Inspektohen 110 vendpunishte, Azemi: Gjobat ndaj pronarëve janë të buta, duhet të ashpërsohen

• 22 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aksioni i Ministrisë së Punës në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës për inspektimin e sektorit të ndërtimtarisë po vazhdon.
Sipas raporteve të 48-orëve të para, janë inspektuar 110 vendpunishte, janë ndaluar punimet në 50 vendpunishte dhe janë dhënë 33 vërejtje.

Bazuar në të njëjtat raporte, në Prishtinë janë inspektuar 12 vendpunishte, në Fushë Kosovë 10, në Ferizaj 13, në Gjilan 12, në Mitrovicë 13, në Lipjan 12, në Podujevë 11, në Drenas 11 dhe në Gjakovë 16.

E si shkaktar kryesor për vdekjet në vendin e punës, nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, po vlerësohet mungesa e vigjilencës dhe nga pakujdesia e pronarëve të kompanive ndërtimore.

“Në rend të parë është mos vigjilenca e duhur e pronarëve të kompanive në objektet e tyre, jam i bindur që pjesa dërrmuese e këtyre pronarëve hetojnë dhe e dinë se ç ka është rreziku dhe nuk i përmirësojnë këto kushte që të paktën punëtorët të mos kenë humbje të jetës në vend të punës. Fatkeqësisht viti 2025 dhe fillimi i vitit 2026 është një vit shumë i rëndë sepse kemi një normë tejet të madhe të punëtorëve që kanë vdekur në vendin e punës dhe normalisht kjo vjen nga pakujdesia e pronarëve të kompanive”, tha Azemi.

Azemi thekson se 70 për qind të vdekjeve në vendin e punës vijnë nga sektori i ndërtimtarë dhe mosha mesatare e viktimave është 38 vjeç.

“Pjesa më e madhe e të vdekurve në vendin e tyre të punës vjen nga ndërtimtaria, ku 70 për qind të vdekjeve vjen nga ky sektor, ndërsa mosha mesatare e të vdekurve është 38 vjeç”, tha tutje ai.

Azemi shton se pronarët e kompanive duhet të vetëdijësohen më shumë rreth këtyre problematikave dhe çdo pronar kompanie duhet të edukohet më shumë rreth rreziqeve në vendin e punës. Sipas tij, nëse të njëjtit respektojnë Ligjin mbi Sigurinë dhe Shëndetin, këto raste do të shmangeshin dhe nuk do të ndodhnin shpesh.

Madje, ai potencon faktin që gjobat që i marrin këta pronarë nga Gjykatat ose inspektorët janë të buta dhe se duhet të ashpërsohen.

“Edhe dënimet e gjykatave edhe të inspektorëve janë aq të buta sa që s’mund të marrësh me mend. Kur e shohim që një punëtor vdes në vendin e punës, një pronar ose menaxher i kompanisë mund të mbahet për 48 orë në stacionin e policisë dhe pastaj është i lirë. Mendoj që Inspektorati Qendror i Punës duhet të pajiset më shume me inspektorë të punës, inspektorë që dinë të zbatojnë Ligjin mbi Sigurinë dhe Shëndetin në rend të parë. Në rend të dytë, të jenë më vigjilent dhe rastet që i shohin se janë me rrezikshmëri duhet t’i mbyllin deri në një kohë të caktuar”, theksoi Azemi.

Ky aksion i nisur në fillim të javës do të zgjasë gjithsej 15 ditë dhe do të zhvillohet në shtatë rajone. /KP/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Ferizaj #Fushë kosovë #Gjilan #Jusuf azemi #Lipjan #Podujevë #Sindikata e sektorit privat të kosovës #Vendpunishtet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Task-forcë e re për sezonin veror, Sula pas takimit me inspektoratet në Durrës: S’mund t’i bësh të gjitha, edhe inspektor, edhe gangster
  • Task-forcë e re për sezonin veror, Sula porosi inspektorateve gjatë takimeve në Durrës
  • Helmimi i 56 studentëve në Akademinë e Policisë, Prokuroria e Tiranës i dërgon tjetër shkresë AKU-së: Detaje rreth hetimit administrativ
  • Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe…
  • “Nuk dorëhiqem, shpirti im nuk përkulet”/ U dhunua një natë më parë, drejtori i AKU-së në Shkodër: As në lule të ballit nuk më tremb…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Botë Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit 1 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Botë Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by