Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Përparim Rama me mesazh mirëseardhjeje për folësit e PowerToHR 4
Aktualitet

Përparim Rama me mesazh mirëseardhjeje për folësit e PowerToHR 4

• 22 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dërguar një mesazh mirëseardhjeje për të gjithë pjesëmarrësit dhe folësit e samitit global PowerToHR, i cili do të mbahet në AMC Hall, në Prishtinë më 6 dhe 7 maj.

Në fjalën e tij, Rama ka vlerësuar rëndësinë e këtij samiti për kryeqytetin, duke e cilësuar si një mundësi për shkëmbim idesh, përvojash dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e burimeve njerëzore. Ai e përshkroi Prishtinën si një qytet të vogël në përmasa, por të madh në energji, ide dhe ambicie, ku tradita ndërthuret me inovacionin dhe ku diskutimet shndërrohen në veprime konkrete.

Sipas tij, ngjarje si PowerToHR kanë rol kyç në ndërtimin e së ardhmes, duke theksuar se e ardhmja nuk është diçka që pritet, por diçka që ndërtohet së bashku.

“Në PowerToHR 4, ju do të sillni njohuri, perspektivë dhe përvojë nga industri dhe vende të ndryshme. Dhe këtu në Prishtinë, këto ide do të takohen me një qytet të gatshëm për dialog, bashkëpunim dhe atë që e pason”, ka thënë ai në një videomesazh.

Rama gjithashtu ftoi pjesëmarrësit që, përveç angazhimeve në kuadër të samitit, të eksplorojnë qytetin, të përjetojnë energjinë e tij dhe të bëhen pjesë e historisë së Prishtinës.

“E ardhmja është tani. Dhe së bashku, ju do ta formësoni atë,” thuhet ndër të tjera në mesazhin e tij, duke përmbyllur me urimin: “Mirë se vini në Prishtinë. Mirë se vini në PowerToHR.”

PowerToHR krijon mundësi të fuqishme për rrjetëzim profesional, duke mbledhur mbi 1,300 pjesëmarrës nga më shumë se 600 kompani. Ky event i vendos pjesëmarrësit në kontakt të drejtpërdrejtë me vendimmarrës, ekspertë dhe organizata që po formësojnë të ardhmen e punës në rajon. Përmes këtyre ndërveprimeve, PowerToHR shndërrohet në një pikë takimi ku idetë shkëmbehen dhe partneritetet lindin natyrshëm.

Këtë vit, PowerToHR mbledh një audiencë të gjerë prej mbi 1,300 profesionistësh nga Kosova dhe rajoni, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kroacinë.

Në mesin e pjesëmarrësve dhe folësve janë përfaqësues nga kompani dhe organizata ndërkombëtare si LinkedIn, OpenAI, Bosch, Viber, Disney, Meta, Google, Microsoft dhe Zoom, duke e bërë këtë një nga ngjarjet më të rëndësishme të fushës së burimeve njerëzore në Evropën Juglindore.

Biletën për këtë samit mund ta siguroni këtu:https://www.powertohr.com/ticket

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Inovacioni #Kosova #Perparim rama #Powertohr #Pr artikuj #prishtine #Takimi #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Marrëveshja me SHBA-në më pranë, negociatorët e Katarit udhëtojnë drejt Teheranit për të kapërcyer problematikat
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Donald Trump krijon video të re me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB
  • Meta komunikon me avokatin përmes kafazit të xhamit, Kryemadhi shfaqet e qetë në sallë, nis gjyqi në GJKKO për ish-çiftin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 3 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by