Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. I dërguari i Trump dëshiron që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës
Aktualitet

I dërguari i Trump dëshiron që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës

• 23 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I dërguari special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Paolo Zampolli, i ka kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, që të përjashtojë Iranin dhe të përfshijë Italinë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Paolo Zampolli, i dërguari special i Presidentit Donald Trump dhe me origjinë italiane, ka sugjeruar që FIFA ta zëvendësojë Iranin me Italinë në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet së shpejti, raporton Financial Times.

Ai e paraqiti këtë ide në bisedimet me Gianni Infantinon dhe Donald Trump, si kreu i vendit që organizon turneun.

Zampolli deklaroi se Italia, si kampione bote katër herë, ka mjaftueshëm sukses për të justifikuar marrjen e një vendi në Kupën e Botës. Italia humbi mundësinë pasi humbi ndeshjen vendimtare të ‘play-off’-it kundër Bosnjës dhe Hercegovinës, gjë që shkaktoi një stuhi politike në vend dhe çoi në dorëheqjen e kreut të Federatës Italiane të Futbollit.

A do ta zëvendësojë Italia Iranin në Kupën e Botës? Ministri italian sqaron dilemën me një deklaratë të sinqertë

“Konfirmoj se u kam sugjeruar Trumpit dhe Infantinos që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës. Unë jam me origjinë nga Italia dhe do të ishte një ëndërr të shihja Azzurrët në turneun në SHBA. Me katër tituj, ata kanë prejardhjen për të justifikuar përfshirjen e tyre”, tha Zampolli.

Plani interpretohet gjithashtu si një përpjekje për të riparuar marrëdhënien midis Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pasi ata u ndanë për shkak të sulmeve të Trump ndaj Papa Leos në kontekstin e luftës në Iran. Trump kritikoi më tej Romën për moslejimin e aeroplanëve ushtarakë amerikanë, të përfshirë në bombardimin e Iranit, të përdorin bazën amerikane në Sicili për t’u furnizuar me karburant.

Irani njoftoi të mërkurën se është gati të marrë pjesë dhe se synon të luajë në Kupën e Botës, megjithëse më herët në mars tha se nuk do të luante për arsye sigurie pas sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite që vranë udhëheqësin iranian dhe një numër zyrtarësh të lartë dhe qytetarësh. Federata e futbollit e Iranit kishte propozuar më parë zhvendosjen e ndeshjeve të saj në Kanada ose Meksikë, por FIFA e hodhi poshtë këtë mundësi.

A top envoy to Donald Trump suggested the swap to Fifa president Gianni Infantino and the US president, as leader of the country co-hosting the tournament, arguing that Italy’s four World Cup titles in the tournament’s history justify awarding it the slot. https://t.co/yWT7LQrbNG pic.twitter.com/Dcj8ohrOfs
— Financial Times (@FT) April 22, 2026

Trump deklaroi se lojtarët iranianë të futbollit janë të mirëpritur në SHBA, por gjithashtu se mbërritja e tyre mund të jetë e papërshtatshme dhe potencialisht e rrezikshme. FIFA nuk pranoi të komentojë mbi lobimin, por iu referua deklaratave të fundit të Infantinos.

“Ekipi iranian po vjen patjetër”, tha presidenti i FIFA-s në një konferencë në Uashington, duke shtuar se shpresonte për kushte më të qeta deri në fillimin e garës dhe duke theksuar se Irani kishte fituar pjesëmarrjen dhe donte të luante.

Në mars, Infantino u takua me ekipin kombëtar iranian në Turqi para një ndeshjeje miqësore dhe tha se FIFA “do ta mbështesë ekipin në mënyrë që të ketë kushtet më të mira të mundshme për përgatitje”.

The Athletic: FIFA do ta krijojë një play-off nëse Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

Irani është një nga tetë përfaqësueset e Konfederatës Aziatike të Futbollit, ndërsa Italia përsëri humbi një nga 16 vendet evropiane dhe tani është hera e tretë radhazi pa një vend në Kupën e Botës. Italia është aktualisht e 12-ta në renditjen e FIFA-s, përfaqësuesja më e mirë e renditur që nuk do të marrë pjesë në turne.

Rregullat e FIFA-s përcaktojnë se organizata ombrellë ka “diskrecion të vetëm” për të vendosur se çfarë të bëjë nëse Irani tërhiqet dhe mund të ftojë një federatë tjetër. Verën e kaluar, në prag të Kupës së Botës për Klube, FIFA i dha Inter Miamit një vend me këtë të drejtë shumë diskrete, në mënyrë që ylli global Lionel Messi të mund të luante në turne.

Marrëdhëniet midis Trump dhe Melonit u ndërlikuan më tej pasi presidenti amerikan sulmoi publikisht kryeministren italiane sepse, nën presionin e publikut, ajo e quajti sulmin e tij ndaj Papa Leos “të papranueshëm”. Publiku italian është kryesisht kundër luftës së Iranit, e cila ka rritur çmimin e karburantit, ushqimit dhe mallrave të tjera, dhe analistët thonë se gatishmëria e gjatë e Melonit për të mbrojtur Trump është bërë një barrë politike në rritje në vend. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #aku #Amerika #Donald Trump #Fifa #Financial times #Gianni infantino #Kombëtarja e italisë #Kupa e botës #Kupa e botës 2026 #Paolo zampolli #Përfaqësuesja e iranit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin