Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Koleksioni i rrallë i monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare i ekspozuar në Tiranë
Aktualitet

Koleksioni i rrallë i monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare i ekspozuar në Tiranë

• 25 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për përvjetorin e krijimit të Bankës së Shqipërisë dhe emetimit të monedhës kombëtare, është ekspozuar një koleksion i rrallë i kartëmonedhave, monedhave, stolive të përdorura nga shqiptarët, por edhe dokumente dhe fotografi.

Banka Qendrore e Shqipërisë, por edhe institucione të tjera të shtetit shqiptar posedojnë koleksione me vlera të rralla, fotografi, dokumente apo dhe artefakte që lidhen me historinë monetare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ky koleksion që tashmë është i ekspozuar në Tiranë edhe për publikun vendas, por edhe vizitorët e huaj përfshin etapat e ndryshme historike para krijimit të shtetit shqiptar, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 dhe për të vazhduar deri në ditët e sotme.

Banka Kombëtare e Shqipërisë u themelua në shtator 1925 me emërtimin Banka Kombëtare e Shqipnis dhe në shkurt të vitit 1926 emetoi monedhën e parë kombëtare shqiptare me emërtimin “frangu ar”, me nënfishat e tij “lekë”.

Pikërisht për përvjetorin e këtyre dy ngjarjeve, në ambientet e selisë numër 2 të Bankës së Shqipërisë është ekspozuar një koleksion i rrallë i kartëmonedhave, monedhave, stolive të përdorura nga shqiptarët, por edhe dokumente, fotografi, sende dhe artefakte historike.

Besa Sinani Dhami, specialiste në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, në një deklaratë për Anadolu tregon se qëllimi për ekspozitë “Paraja rrëfen” ka qenë afrimi i publikut me historinë e institucionit bankar dhe financiar.

Ajo thekson se koleksioni që i përket historisë monetare fillon që në përpjekjet e shqiptarëve para themelimit të institucionit bankar, që në kohën e qeverisë së Ismail Qemalit.

Dhami shprehet se pjesë e koleksionit janë edhe kartëmonedha, monedha dhe dokumente të tjera që i pikasin periudhës osmane, që kanë qarkulluar në Shqipëri dhe më gjerë.

“Qëllimi i kësaj ekspozite sigurisht është që të ftojë vizitorin të njohë historinë 100-vjeçare të institucionit tonë bankar, por njëkohësisht dhe të parasë tonë kombëtare, që bashkërisht festojnë 100 vjetorin”, thekson Dhami.

Në koleksion, por edhe në dokumentacion dhe sende të tjera janë të përfaqësuara periudhat e ndryshme, si ajo osmane, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, periudha e Republikës dhe Mbretërisë Shqiptare, ajo e Luftës së Dytë Botërore, e komunizmit dhe pas përmbysjes së regjimit komunist e deri në ditët e sotme.

“1925-ta zyrtarisht shënon krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Emetimet e kartëmonedhave vijnë rreth fillimit të vitit 1926, quhet frangu ar shqiptar, i cili prodhua në kartëmonedhë, por edhe në metal të çmuar për shqiptarët, me simbolikë shqiptare”, rrëfen Dhami.

Sipas saj, ekspozita paraja rrëfen e ka fokusin vetëm në 100-vjetorin e krijimit të institucionit bankar shqiptar dhe kartëmonedhës kombëtare dhe se përmban gjithë etapat që ka kaluar Banka Kombëtare e Shqipërisë.

“Ky koleksion është shumë i vlefshëm për shtetin shqiptar, për shqiptarët, por dhe për ata që duan të dinë mbi financat e shqiptarëve. Kemi një pasuri të trashëguar, tashmë edhe të ekspozuar për publikun, për të njohur këto vlera monetare të prodhuara nga shteti shqiptar për shqiptarët”, thekson ajo.

Përveç Tiranës, ky koleksion është ekspozuar edhe në Shkodër dhe Prishtinë dhe planifikohet të ekspozohet edhe në qyte të tjera.

Ekspozita është e organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të kulturës në Tiranë dhe me institucione të tjera, si Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit të Shqipërisë./Anadolu Agency/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Monedhat #prishtine #shqiptaret #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Diaspora në shesh! I riu emigrant në Kanada: Shqiptarët duhet të marrin fatin në dorë, është çështje kombëtare! Poshtë Rama dhe Berisha!
  • LIVE- Diaspora mbush Bulevardin! Mbyllen fjalimet, nis marshimi masiv i qytetarëve. Oshëtijnë thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen!
  • Diaspora i jep zemër protestës/ Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion!
  • “Pa rini s’ka Shqipëri!”/ Shqiptarja nga Gjermania: Protestat e diasporës do të vazhdojnë pa ndalim. Flamingoja, simbol i revolucionit
  • I ati në qeli për vrasjen e Renis Dobrës, Operacionalja arreston në Tiranë Siciljan Çakrin! Dyshohet i përfshirë në trafik droge
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 14 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 11 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 9 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by