Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Nëna ime ishte e fiksuar pas teje”, Donald Trump pret Charles III në Shtëpinë e Bardhë, atmosferë ceremoniale dhe batuta gjatë vizitës zyrtare
Botë

“Nëna ime ishte e fiksuar pas teje”, Donald Trump pret Charles III në Shtëpinë e Bardhë, atmosferë ceremoniale dhe batuta gjatë vizitës zyrtare

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e dytë të vizitës zyrtare të monarkut britanik në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë ceremonisë pritëse, Trump e cilësoi si një “nder të madh” mikpritjen e çiftit mbretëror, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Pavarësisht motit me shi në Washington, D.C., presidenti amerikan nuk i kurseu batutat, duke thënë me humor: “Çfarë dite britanike është sot”, në një referencë ndaj kushteve atmosferike tipike për Britaninë.

Në ceremoni morën pjesë figura të rëndësishme të administratës amerikane, përfshirë zëvendëspresidentin J.D. Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, si dhe drejtues të tjerë të lartë. Nga pala britanike ishte e pranishme Sekretarja e Jashtme Yvette Cooper. Në mesin e të ftuarve spikatën edhe emra të njohur të biznesit si Tim Cook dhe Jensen Huang.
Gjatë fjalës së tij, Trump kujtoi vizitat e tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmendur mikpritjen në Kështjellën Windsor dhe duke e cilësuar atë si një përvojë të paharrueshme për të dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump. Ai theksoi gjithashtu lidhjet historike mes SHBA-ve dhe Britanisë, duke nënvizuar ndikimin kulturor dhe vlerat e përbashkëta.
Presidenti amerikan solli edhe momente personale në fjalimin e tij, duke përmendur nënën e tij dhe admirimin që ajo kishte për familjen mbretërore britanike, veçanërisht për Mbretin Charles.

Trump jokes:

My mother had a crush on Charles. pic.twitter.com/mxgAQ7udxX

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA konsiderohet një moment i rëndësishëm diplomatik, ndërsa marrëdhëniet transatlantike mbeten një element kyç në politikën ndërkombëtare.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Camilla #Donald Trump #Marco rubio #Melania trump #Presidenti #Shba #Shtetet e bashkuara #Tim cook

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin