Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mbrëmje e çmendur në Paris: PSG fiton betejën, por jo luftën ndaj Bayernit – gjithçka mbetet e hapur
Aktualitet

Mbrëmje e çmendur në Paris: PSG fiton betejën, por jo luftën ndaj Bayernit – gjithçka mbetet e hapur

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

PSG doli fitimitar me rezultat 5-4 ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e parë gjysmëfinale në një mbrëmje magjike të Ligës së Kampionëve.

Bayern kaloi i pari në avantazh në minutën e 17-të, kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm për 1-0.

Reagimi i PSG-së ishte i shpejtë. Në minutën e 24-tw, Khvicha Kvaratskhelia barazoi me një aksion individual dhe finalizim të saktë nga brenda zonës për 1-1.

Në minutën e 33-të, PSG përmbysi rezultatin pas një goditjeje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte, ku Joao Neves shënoi me një goditje të fuqishme me kokë për 2-1.

Por Bayern nuk u tërhoq dhe në minutën e 41-të Michael Olise realizoi një supergol nga jashtë zone, duke e ngulur topin në “çatinë” e portës për 2-2.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë pati një moment kyç. Pas rishikimit me VAR u akordua penallti për PSG dhe Ousmane Dembele shënoi në minutën 45+5’, edhe pse Manuel Neuer e preku topin, për t’i dhënë avantazhin vendasve 3-2 në pushim.

Në pjesën e dytë PSG e rriti ndjeshëm intensitetin. Në minutën e 56-të, pas asistimit të Achraf Hakimit, Kvaratskhelia shënoi sërish me një goditje të saktë nga zona për 4-2.

Vetëm dy minuta më pas, në minutën e 58-të, Dembele realizoi edhe golin e tij të dytë me një goditje të bukur që u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë për 5-2.

Bayern tentoi të rikthehej dhe e ngushtoi diferencën në minutën e 65-të, kur Dayot Upamecano shënoi me kokë pas një goditjeje standarde të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, duke e çuar rezultatin në 5-3.

Më pas pati edhe një episod të rëndësishëm për bavarezët: Luis Díaz fillimisht u ndal për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit me VAR (minuta 70’) u konfirmua se goli qëndronte, duke shtuar edhe më shumë tensionin në minutat e fundit.

Në fund, PSG pati edhe një rast të artë për të “mbyllur” ndeshjen, kur Senny Mayulu doli i vetëm në zonë, shmangu portierin, por gjuajtja e tij u ndal në traversë.

Në tërësi, ishte një sfidë me shumë kthesa, ku golat, VAR-i dhe momentet individuale e bënë ndeshjen një prej atyre që mbahen mend gjatë./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bayern munich #Harry kane #Liga e kampionëve #Michael olise #Psg #Var

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bayerni do t'u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndeshjes kundër Kolnit
  • PSG dëshiron t’ia rrëmbejë një objektiv të rëndësishëm Man Utd
  • "Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin" – portieri i talentuar me prejardhje nga Kosova flet për sezonin e jashtëzakonshëm me Will
  • Dy ndeshje, dy drama me VAR-in që ndryshuan luftën për titull
  • Perez sqaron për herë të parë të vërtetën mbi shkarkimin e Xabi Alonsos
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qershitë mbeten në pemë, mungon fuqia punëtore në Korçë, shumica e të rinjve ikin në Greqi sepse paguhen dyfish 1 lexime · 15 minuta më parë
  7. 07
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by