Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Me IA kushdo mund të bëhet influencer
Aktualitet

Me IA kushdo mund të bëhet influencer

• 29 Prill, 2026 • 12 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TikTok-u dhe Instagram-i e bënë të lehtë monetizimin e unit fizik. Tani ata që janë të aftë në rrjete sociale mund të përdorin inteligjencën artificiale [IA] për të luajtur me identitetin e tyre – ose për ta ndryshuar atë tërësisht.

Nga: T. M. Brown / The New Yorker
Përkthimi: Telegrafi.com

Disa muaj më parë, një amvise dyzetepesëvjeçare që jeton në Gjorgjia, të cilën do ta quaj Robin, filloi të eksperimentonte me një gjenerator imazhesh të IA-së. Gjatë rritjes, Robina kishte dashur leximin; merrej pak edhe me shkrim, por pasi lindi fëmija i saj i parë ky zakon u zbeh. IA-ja ofroi diçka ndryshe – një lloj ndërtimi të një bote që i lejonte asaj të projektonte veten në vende dhe situata që nuk i kishte përjetuar kurrë. Ajo krijoi një foto të vetes duke qëndruar jashtë një kafeneje në Paris dhe një tjetër ulur në një aeroplan privat pranë një çante Birkin. Por, filloi të pyeste veten gjithashtu nëse mund të fitonte disa para shtesë duke hyrë në tregun e influencerëve. Shumë shpejtë ajo krijoi Isabellan, një avatar me IA që nuk i ngjante aspak asaj.

Read more (Fëmija):Gjërat që fëmijët i kujtojnë përgjithmonë nga prindërit e tyre

Isabella është vitale dhe e gjatë dhe mban taka të larta dhe fustane me dekolte. Duket të jetë në të njëzetat dhe herë shfaq buzëqeshje miqësore e herë shikime joshëse. Në një foto që Robina e ngarkoi në TikTok, Isabella pozon me një bluzë sportive dhe pantallona të shkurtra biçiklete nga marka Alo, me barkun e saj me muskuj të zbuluar dhe byzylykë të artë që varen nga kyçet e saj. Robina është grua me ngjyrë, por Isabella është e bardhë. Ishte një strategji, shpjegoi ajo, për të zgjeruar tërheqjen e saj ndaj markave të famshme që mund të ishin të interesuara t’i ofronin marrëveshje partneriteti. “Gratë e bardha thjesht kanë audiencë më të gjerë,” më tha ajo.

Në të gjithë rrjetet sociale, një fluks avatarësh të krijuar me IA po riformëson atë që do të thotë të jesh influencer. Një grup në Facebook i quajtur Baddies in AI, me qasje për gratë që përdorin IA-në për të përforcuar praninë e tyre në rrjetet sociale ose për të krijuar figura krejtësisht të reja nga e para, ka më shumë se treqind mijë anëtarë. Në një postim, një grua me ngjyrë e quajtur Whitney ndau imazhe të krijuara me IA të një gruaje të bardhë duke pirë kafe të ftohtë në një apartament me diell me dysheme prej druri të çelët. “Mirë pra, njerëz, po hyj në mision të fshehtë,” shkroi ajo. “Uroj që fati të jetë në anën time.” Në komente, një anëtare e quajti me shaka këtë whitefishing[kapja e peshkut të bardhë!]. Whitney përmendi se e kishte provuar tashmë këtë qasje në LinkedIn, duke ngarkuar një avatar të bardhë, por duke mbajtur të njëjtat detaje – emrin e saj, përvojën dhe postimet. “Kontaktet nga rekrutuesit dhe qarkullimi i postimeve u rritën,” shkroi ajo. “Pra, për mua është eksperiment i dëshmuar nga të dhënat, jo urrejtje ndaj vetes.”

Ryan Milner, profesor i komunikimit në Kolegjin e Çarlstonit më tha se avatarët me IA dukeshin më pak si një shkëputje dhe më shumë si një sqarim. “Një nga potencialet çliruese të internetit ishte se mund të ndaje mendjen nga trupi dhe kështu interpretimi utopik ishte që gjërat do të bëheshin me më shumë meritokraci ku paaftësia, raca ose pengesat e tjera shoqërore nuk do të ta zinin rrugën. Ne thjesht do të ishim intelektet tona dhe do të vlerësoheshim mbi këtë bazë,” tha ai. Por, me ardhjen e platformave si Instagram dhe YouTube, uni i onlajnit u bë shumë i paguar. “Interneti ka kaluar nga një medium i bazuar në tekst në një medium vizual gjatë dy dekadave të fundit,” tha Milner. “Nuk është për t’u habitur që kur njerëzit luajnë me identitetin e onlajnit në epokën e IA-së, do të vazhdojmë të shohim që normat riprodhohen. Mjetet nuk e ndryshojnë këtë.”

Read more (Foto):“Shpresoj për një jetë pa dhimbje”, ylli argjentinas flet pasi doli në pension në moshën 33-vjeçare

Influenceri virtual nuk është, në kuptimin e rreptë, diçka e re. Në vitin 2016, një avatar kompjuterik [CGI] i quajtur Lil Miquela u shfaq në Instagram, duke u paraqitur si muzikante aspiruese nga Kalifornia Jugore. Miquela, e cila u krijua nga Trevor McFedries, ka sy ngjyrë lajthie, lëkurë ulliri, njolla në fytyrë dhe një hapësirë të këndshme mes dhëmbëve; ajo shpesh i mban flokët ngjyrë kafe të mbështjella në dy anë me balluke të drejta. Paqartësia e saj racore ishte e kalibruar në mënyrë perfekte për një epokë në të cilën markat po kërkonin me ngulm të rrisnin praninë e tyre në rrjetet sociale – duke iu drejtuar sa më shumë audiencave të mundshme. Ishte e qartë për këdo që shikonte me kujdes se ajo nuk ishte reale, por ishte pjesë e tërheqjes së vëmendjes. Miquela bashkëpunoi me Prada-n, u puth me Bella Hadidin për një reklamë të Calvin Klein-it dhe parakaloi në tapetin e kuq në ndarjen e çmimeve Grammy. Projekti ndihmoi McFedriesin dhe ekipin e tij të mblidhnin miliona dollarë kapital për financim sipërmarrës për startapin e tyre. Cyan Banister, ish-partnere në Founders Fund, i tha Wall Street Journal-it se tërheqja ishte e thjeshtë: “Mund të krijosh Kardashianët pa asnjë nga problemet e natyrshme që vijnë me të qenit njeri.”

Jo të gjithë janë entuziastë për mundësitë e reja. Në fund të marsit, një influencere me ngjyrë me bazë në Nju-Jork, e quajtur Tatiana Elizabeth, zbuloi se një influencere e bardhë me emrin Lauren Blake Boultier kishte përdorur IA-në për të zëvendësuar fytyrën e saj në një foto të Elizabethas nga turniri U.S. Open në vitin 2024. (Blake dha një deklaratë duke fajësuar një “agjenci të palës së tretë për përmbajtje me IA” për këtë gabim.) “Pragu i ulët i hyrjes me IA është i neveritshëm,” më tha Elizabeth. “M’u desh të zgjohesha në mëngjes dhe të merrja një dado për djalin tim për të shkuar në U.S. Open në Kuins. M’u desh të investoja tetë vjet punë për të pasur atë mundësi.” Kur përmenda Baddies in AI, Elizabetha ishte kritike. “Ku vihet kufiri? Ku është respekti për njëri-tjetrin dhe për përvojat e njëri-tjetrit? Nuk mendoj se është e drejtë, sidomos pa asnjë transparencë,” tha ajo.

Read more (Rrjetet sociale):Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu i partisë

Në një nivel të caktuar, arritja e famës kërkon një trup: është e vështirë të imagjinohet se si llogaritë false mund të imitojnë, për shembull, ngritjen e Addison Raeit apo konfliktin midis Alix Earleit dhe Alex Cooperit. McFedries, i cili së bashku me ekipin e tij ia dha Miquelas një histori të pasur – ajo kishte një armike bionde, mbështetëse e Trumpit, me emrin Bermuda – më tha se mendonte që vala e re e llogarive të krijuara me IA ishte shumë afatshkurtër për të pasur sukses. “Përpiqeshim të ndërtonim një Diznilend për një botë të re,” më tha ai. “Teknologjia mundësoi rrëfimin që mundësoi lidhjen emocionale e cila mundësoi tregtinë. Njerëzit po i anashkalojnë hapat.” Por, ndërsa IA-ja po përmirësohet, duket se do të bëhet vetëm më e lehtë të prodhohet lloji i narrativës që e bëri Miquelan të famshme. Kultura e influencerëve ka qenë gjithmonë për komercializimin e intimitetit – dhe, në një pikë të caktuar, autenticiteti pushoi së qeni vërtet i rëndësishëm për njerëzit. Sienna Rose, një këngëtare e neo-soulit që dyshohet gjerësisht se është e krijuar me IA, ka publikuar këngë që janë shpërndarë nga Selena Gomez dhe anëtari i BTS-së, V, dhe ka hyrë në listën Viral 50 të Spotify-it në ShBA. (Në janar, në TikTok, kushdo që drejton llogarinë publikoi një video sfiduese të Roseit me një tekst mbi video që thoshte “kur gjysma e botës mendon se je false, por ti thjesht po jeton jetën tënde të ëndrrave.”) Jessica Foster, një personazh i krijuar me IA që pretendonte se ishte në ushtri dhe publikonte foto me Donald Trumpin, arriti më shumë se një milion ndjekës në Instagram përpara se Meta ta fshinte llogarinë e saj.

Në industrinë e përmbajtjes për të rritur, imitimi i identitetit merr formë tjetër. Një grua shkroi në grupin Baddies in AI se ajo ishte në “disa grupe në Discord me 95 përqind të burrave që përdorin imazhin e një gruaje për përmbajtjen e tyre në Fanvue.” Kjo përputhej me atë që gjeta në tutorialet në YouTube për të ashtuquajturat “pornbots”: burra që u mësojnë burrave të krijojnë gra për burra të tjerë. Vitin e kaluar, një video e publikuar nga një strateg i OnlyFans-it me emrin Markuss Kohs, paraqiti vlerën e kësaj ideje me sinqeritet, duke krahasuar vështirësitë e modeleve njerëzore (“ndarje prej 50 përqind të fitimit”, “të vështira për t’u menaxhuar”) me përfitimet e krijimeve me IA (“punon pa ndërprerje”). Në serverë të ndryshëm Discord-it, për krijues të pornbotave, toni është çuditërisht miqësor: ka diskutime për modelet më të mira LLM për gjenerimin e videove, këshilla për të shmangur bllokimin e llogarive në platforma të ndryshme sociale dhe fjalë inkurajuese për ata që sapo fillojnë me modelet e tyre të para. “Po kërkoj njerëz që janë në një nivel të ngjashëm për të diskutuar dhe shkëmbyer ide,” postoi një përdorues me emrin Lorenzo. Një llogari e quajtur Papa Sesh ia dërgoi grupit një foto të një pune të fundit që ia kishte dërguar një klienti: “Duhej ta rregulloja pak më shumë thithkën, por gjithsesi ai ishte i kënaqur.”

Marie Sweets, një krijuese në OnlyFans, më tha se pornbotat janë zgjatim i natyrshëm i një kulture që e sheh punën e grave në këto hapësira si të lehtë dhe të shfrytëzueshme. “Kështu arrijmë në pikën ku burrat gjenerojnë përmbajtje me IA, për të mashtruar burra të tjerë që t’u japin para, ose në pikën ku agjencitë gjenerojnë përmbajtje me IA të modeleve reale ndërsa marrin pesëdhjetë për qind të të ardhurave të tyre.” Ajo tha se nuk ndihet e kërcënuar nga konkurrenca. “Kjo është një lodër krejtësisht e re që ka dalë në treg. Mendoj se shumë shpejt do të konsiderohet e mërzitshme dhe e lirë nga shumica e blerësve.”

Read more (Diell):Mot i paqëndrueshëm gjatë javës, reshje të lehta dhe temperatura të ulëta

Por, një krijues që prodhon përmbajtje me disa pornbota të ndryshëm tha se audienca e tij zakonisht nuk e vëren dallimin midis personazheve të rreme me IA dhe aktorëve njerëzorë. “Rezultatet nuk duhet të jenë perfekte për të funksionuar,” tha ai. Ai kalon orë të tëra duke kërkuar dhe analizuar ndërveprimin në Instagram, Threads dhe Reddit. “Përpiqem të përfshij teksturë të lëkurës, pore, papërsosmëri të vogla dhe të shmang që të duken shumë të lëmuara ose tepër ‘si modele’. Preferoj kur vajzat duken më të afërta,” tha ai.

Duke folur me disa përdorues të OnlyFans-it, ndjeva një lloj vetëdijeje të çuditshme, të ngjashme me pezullimin e mosbesimit që ndjen në një shfaqje magjie. Shumë yje të filmave për të rritur tashmë përdorin IA-në për të biseduar me abonentët e tyre. Ideja që një aktore e pornografisë do të mund të fliste me mijëra përdorues njëkohësisht është qartësisht absurde – por, kjo nuk e bën fantazinë më pak tërheqëse, edhe nëse fjalët shkruhen nga një makinë. Publiku gjithsesi merr pjesë.

Robina nuk ka marrë ende asnjë kërkesë për partneritet me marka të njohura për Isabellan, por ajo mbetet me shpresë. Influencerët njerëzorë, tha ajo, duhet të kenë kujdes. “Duhet të mësojnë si të përdorin IA-në nëse duan të mbajnë hapin.” Muajin e kaluar, një studio e IA-së gjeneruese dhe një platformë për të ardhurat e krijuesve lansuan çmimet “Personaliteti i Vitit i IA-së”, me shpërblime në para për kategori përmbajtjeje si fitnes, komedi dhe fantazi. Fituesit nuk do të kenë nevojë të marrin pjesë në ceremoni. Askush nuk shqetësohet se si duken. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Diell #Facebook #Fëmija #Foto #Influenca virtuale #Influencerët #Instagram #Inteligjenca artificiale #Onlyfans #Rrjetet sociale #Tiktok

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Do realizonte një sfidë nga Tik Tok-u, 12-vjeçari në Nju Jork mbytet tragjikisht me një petull në shkollë
  • Çifti britanik braktis fëmijët për të shkuar në festë, arrestohen menjëherë nga policia spanjolle: Foshnja 6-muajshe rezultoi pozitive me kokainë
  • Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin
  • Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
  • Rreziku i një gjobë arbitrazhi prej 400 milionë eurosh – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit 1 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by