Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kur rrëfimi mbetet
Aktualitet

Kur rrëfimi mbetet

• 30 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Jashar Etemaj

Sot, më 30 prill, bëhen dy vjet që u nda nga jeta shkrimtari amerikan Paul Auster.

Austeri njihet për romanet Trilogjia e Nju-Jorkut [New York Trilogy], Pallati i Hënës [Moon Palace] dhe Marrëzitë e Bruklinit [The Brooklyn Follies]. Ai nuk ka shkruar vetëm romane; ka shkruar edhe tekste këngësh, tregime dhe ka qenë i njohur si skenarist dhe regjisor filmash [Lulu në urë / Lulu on the Bridge më 1998 dhe Jeta e brendshme e Martin Frostit / The Inner Life of Martin Frost më 2007].

Para disa ditësh pashë filmin Tymi [Smoke, 1995] me skenar të Austerit dhe regji të përbashkët me Wayne Wangun. Filmi trajton jetën e njerëzve të zakonshëm, rastësitë dhe mënyrën se si rrëfimet e vogla ndërtojnë jetën.

Lexo po ashtu për Paul Austerin:
– Pse shkruaj
– Bardi i Bruklinit
– Uri për rrëfime

Read more (New york):Reagimet e para për “The Devil Wears Prada 2” paralajmërojnë sukses të madh

Të them të vërtetën, arsyeja pse po shkruaj për Austerin nuk është ditëvdekja e tij, as bindjet e tij politike – ai e konsideronte Donald Trumpin rrezik për demokracinë, si para ashtu edhe pas zgjedhjeve të vitit 2016. Po të mos ishte bashkëshortja e tij, shkrimtarja Siri Hustvedt, ndoshta nuk do ta kujtoja sot Austerin.

Së fundmi, Siri Hustvedt ka shkruar një roman mbi bashkëjetesën me Paulin. Në norvegjisht titullohet Gjenferd [Fantazma]. Libri është botuar në Evropë dhe pritet të dalë në ShBA në fillim të majit [në anglisht me titull Ghost Stories].

Në këtë roman, Siri rrëfen jetën dhe dhimbjen e saj të thellë përballë sëmundjes së bashkëshortit të prekur nga kanceri. Ajo është e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë; i urren eufemizmat si “sëmundja e keqe”, “iku”, “shkoi në botën tjetër” apo “ndërroi jetë”. Siç thotë vetë: Ç’rëndësi kanë këto fjalë, kur Pauli vdiq, më la vetëm?

Read more (Para):“Armiku ka hyrë në një fazë të re”/ Kryetari i Parlamentit iranian bën thirrje për unitet kundër SHBA-së: Duan të na dobësojnë përmes bllokadës detare

Shkrimtarja është shumë e drejtpërdrejtë edhe në komunikimin me të afërmit dhe miqtë e Paulit (përmes postës elektronike), duke i informuar për gjendjen dhe kontrollet në spital. Spitalet, siç i quante edhe i shoqi, ajo i përshkruan në mënyrë metaforike si Kancerland.

Hustvedt ka thënë: Të gjithë ne vdesim, por vetëm disa nga ne e dimë se jeta jonë do të përfundojë së shpejti.

Në një letër elektronike nga dhoma e spitalit, drejtuar miqve dhe dashamirëve, ajo ka shkruar: Shpresa është ajo që i duhet rrëfimit kur gjithçka duket e pashpresë, por edhe atëherë është e rëndësishme t’i përmbahemi të vërtetës. Disa prej jush janë kapur pas anës më të ndritshme të asaj që kam shkruar, sikur unë kurrë të mos kisha theksuar se sa me kujdes duhen trajtuar lajme të tilla.

Read more (Shba):Lufta/ Trump poston foto me automatik në dorë dhe kërcënon Iranin: Merrni masa! Teherani: Veprime të papara ushtarake për t’iu kundërvënë bllokadës së SHBA-së

Që nga viti 2000, Hustvedt është një nga shkrimtarët më të lexuara në letërsinë bashkëkohore. Ajo merret me tema si identiteti, neuroshkenca dhe feminizmi. Në romanin Fantazma ajo ndërton një gjuhë metaforike me frymë filozofike postmoderne, duke iu afruar edhe universit letrar të Austerit.

Me mjeshtëri, ajo përshkruan identitetin dhe humbjen, duke na kujtuar se kur njeriu humb dikë të dashur, nuk humb vetëm atë – humb edhe versionin e vetes që ekzistonte me të. Në këtë kuptim, dhimbja nuk është vetëm mungesë, por edhe një riformësim i vetvetes, një përpjekje për të jetuar me atë që ka mbetur. Kujtimet nuk janë thjesht rikujtime të së kaluarës, por mënyra përmes të cilave i ndjeri vazhdon të jetë i pranishëm në jetën tonë. Prandaj, humbja nuk është fund i plotë, por një lloj vazhdimësie e heshtur, ku dashuria ndryshon formë, por nuk zhduket.

Po e përfundoj këtë shkrim me një fragment nga romani Fantazma të Siri Hustvedtit

Read more (Kanceri):Studimi i ri: Një gotë qumësht në ditë mund të ulë rrezikun për kancer të zorrës së trashë

Kur ai u ndal, a u ndal edhe koha e jetuar brenda meje?

Dhe, njëkohësisht, përkëdheljet e Paulit, fjalët e tij, idetë, librat dhe humori i tij janë tani pjesë e imja, jo vetëm si kujtime të vetëdijshme, por përmes mënyrave se si e takoj botën. Ai jeton në perceptimet e mia, në gjestet e mia, në ecjen time dhe në shakatë e mia. Dhe, kjo është e frikshme: ai mori fjalët e mia, përkëdheljet e mia, idetë e mia, librat e mi dhe humorin tim – të gjitha ndryshimet tek ai që erdhën nga fakti se kishte jetuar me mua për më shumë se dyzet vjet – me vete në varr. Edhe unë jam atje poshtë.

Ne u mbivendosëm.

Dyzet e tre vjet.

E kam përdorur numrin 43 për të shpjeguar çfarë po më ndodh. Qëkur Pauli vdiq, jam ndaluar në rrugë nga njerëz të ndryshëm që kanë dashur të më shprehin ngushëllime. Shumicën i njihja. Të tjerët jo. I falënderoj dhe pastaj them me shumë domethënie: Dyzet e tre vjet. E kupton, ne ishim bashkë për dyzet e tre vjet.

Read more (Librat):Historia magjepsëse e bibliotekës mesjetare 750-vjeçare të Universitetit të Oksfordit

Një grua e njohur nga lagjja më shprehu ngushëllime në rrugë.

Unë thashë: Jam vejushë.

Dhe, ajo tha: Jo, jo, jo.

Unë thashë: Sigurisht që jam. Jam vejushë. Kështu quhet. A është bërë fjala “vejushë” një fjalë si “vdekje”, që njerëzit nuk duan ta përdorin? E pashë e habitur. Pastaj thashë: Dyzet e tre vjet.

/Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Jashar etemaj #Kanceri #Librat #New york #Para #Paul auster #Shba #Siri hustvedt

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrëzohet menjëherë pas ngritjes avioni bombardues ‘B-52’ i Forcave Ajrore të SHBA-së, autoritetet vihen në lëvizje për zbardhjen e aksidentit
  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA nuk e “lëshon dorën”: Bllokada detare do të qëndrojë deri sa të nënshkruhet marrëveshja
  • Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë
  • La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë
  • Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ‘Memorandumin e Mirëkuptimit’ me Iranin, ceremonia zyrtare pritet të zhvillohet të premten 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Ushtria iraniane kërcënon Izraelin: Nëse nuk ndaloni sulmet në Liban do të merrni përgjigje të ashpër 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by