
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur sot se do të nisin shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve në vendin tonë.
Pacolli në një postim në Facebook shkruan se koha e operimeve jashtë rregullave ka mbaruar.
Lexoni të plotë postimin:
Ashtu siç kemi premtuar: Transparenca dhe ligji mbi të gjitha!
Këtë javë po nisim shqyrtimin e detajuar të çdo dosjeje të dorëzuar të gurthyesve në vendin tonë.
Read more (Facebook):Analiza: Rreziku i ‘skenarit bullgar’ për Kosovën
Për të garantuar një proces të pastër dhe pa asnjë kompromis, shoqëria civile dhe organizatat mjedisore janë tashmë pjesë e mbikëqyrjes.
Ata të cilët nuk kanë dorëzuar dosjet sipas vendimit për verifikimin e ligjshmërisë, do të ballafaqohen me masa të rrepta ligjore. Koha e operimeve jashtë rregullave ka mbaruar!
Nuk do të lejojmë degradimin e mjedisit dhe shkeljen e ligjit në kurriz të qytetarëve. Mbrojtja e pasurisë sonë natyrore është prioriteti ynë i panegociueshëm. /Telegrafi/





