Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Radoiçiq e Veselinoviq ndërtojnë perandori nëntokësore në zemër të Beogradit, nën vilat e tyre dyshohet se po bëjnë bunkerë
Aktualitet

Radoiçiq e Veselinoviq ndërtojnë perandori nëntokësore në zemër të Beogradit, nën vilat e tyre dyshohet se po bëjnë bunkerë

• 30 Prill, 2026 • 8 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në vend që të përballet me drejtësinë për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe figura të lidhura me pushtetin në Serbi po shfaqen si përfitues të një sistemi urbanistik që u ka hapur rrugë zgjerimeve të pakontrolluara të pasurisë dhe ndikimit të tyre.

Madje, ndërtimi të cilin krye terroristi i Banjskës bashkë me mikun e tij të ngushtë në biznes, biznesmenin kontrovers nga Kosova Zvonko Veselinoviq, po përbëjnë edhe rrezik nga përmbysjet dhe shembjet. Të dy, janë duke ndërtuar bunkerë poshtë objekteve luksoze, në një lagje periferike në Beograd.

Për rrezikun e gërmimeve, kanë paralajmëruar edhe ekspertë të ndryshëm atje.

Në lagjen elitare Dedinje të Beogradit, po zhvillohet një zgjerim i madh i ndërtimeve nën tokë, ku vila luksoze të lidhura me persona pranë majës së pushtetit po shndërrohen në komplekse gjigante nëntokësore me mijëra metra katrorë shtesë. Bëhet fjalë për prona që lidhen me bashkëshorten e Zvonko Veselinoviqit, kumbarin e presidentit të Serbisë Nikola Petroviq dhe ish-bashkëshorten e Milan Radoiçiqit. Që nga momenti kur Radoiçiq e pranoi vet se ishte organizator i sulmit terrorist në Banjskë, të gjitha pronat dhe bizneset e tij, i ka transferuar tek ish-gruaja me të cilën thuhet se është në proces divorci.

Kjo dyshohet se u bë për t’i shpëtuar të gjitha pasuritë e tij, në rast se ndodh ndonjë përballje e tij me drejtësinë.

Sipas të dhënave të raportuara, nën vila po ndërtohen nivele të reja nëntokësore që në total kalojnë mbi 4.500 metra katrorë, duke e kthyer Dedinjen në një nga shembujt më ekstremë të zgjerimit urban të fshehur nën sipërfaqe. Në disa raste, hapësirat nën tokë janë disa herë më të mëdha se pjesa mbi tokë. Se çfarë shtrihet nën vilat e Petroviqit, Veselinoviçit dhe Radoiçiqit, nuk dihet, raporton mediumi hulumtues Birn.

Zgjerimet më të mëdha po i realizon Ljiljana Bozhoviq, bashkëshortja e Zvonko Veselinoviqit. Me një leje të re ndërtimi, sipërfaqja e objektit të saj është rritur në rreth 3.057 metra katrorë, nga të cilat vetëm rreth 812 metra katrorë janë mbi tokë, ndërsa pjesa tjetër – mbi 2.200 metra katrorë – ndodhet nën sipërfaqe. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe tetë vende parkimi, ndërsa funksioni i pjesës tjetër nuk është sqaruar.

Read more (Milan radoiçiq):Margetiç me akuza për lidhje të Vuçiqit me Zvonko Veselinoviqin dhe miniera ilegale në rajon

Edhe Nikola Petroviq, i afërt me presidentin serb, ka përfituar zgjerim të ndjeshëm të vilës së tij, duke shtuar mbi 1.100 metra katrorë hapësirë nën tokë, pa ndryshuar pjesën mbi sipërfaqe.

Një tjetër vilë, e lidhur me ish-bashkëshorten e Milan Radoiciqit, përfshin rreth 1.550 metra katrorë ndërtim, nga të cilat mbi 500 metra katrorë janë nëntokë, pa destinacion të qartë të përcaktuar.

Në total, nën këto prona po zhvillohet një sistem i gjerë hapësirash nëntokësore që tejkalon 4.500 metra katrorë, i mundësuar nga ndryshimet e Planit të Përgjithshëm të Rregullimit të Beogradit të miratuara në fund të vitit 2023. Këto ndryshime kanë përjashtuar hapësirat nëntokësore nga llogaritja e kufijve të ndërtimit, duke lejuar zgjerime pothuajse të pakufizuara nën tokë.

Në rastin e Bozhoviq, një vilë e planifikuar fillimisht për rreth 1.700 metra katrorë është dyfishuar në sipërfaqe, ndërsa tek Petroviq dhe të tjerët, zgjerimet nëntokësore kanë ndryshuar ndjeshëm strukturën e pronave pa prekur pjesën mbi tokë.

Ndërkohë, pronat dhe projektet kanë kaluar përmes ndryshimeve të shpejta pronësore dhe lejeve të ndërtimit, shpesh në favor të zgjerimeve të reja, edhe kur objektet kanë qenë tashmë të përfunduara.

Ekspertët paralajmërojnë se ky model zhvillimi po e dobëson kontrollin urban, duke favorizuar interesa private mbi planifikimin publik. Zgjerimi i pakontrolluar i hapësirave nën tokë, sipas tyre, rrit rrezikun e përmbytjeve, destabilizon terrenin dhe dëmton mjedisin urban.

Read more (Zvonko veselinoviq):Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

Sipas tyre, Plani i Përgjithshëm i Rregullimit po humb funksionin e tij si instrument planifikimi dhe po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një dokument të përshtatshëm për interesa individuale dhe politike, duke ndryshuar mënyrën se si formësohet vetë Beogradi.

Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë dy personat që janë në listën e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën.

Ata dy janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Partisë Progresive Serbe e cila është në pushtet, por që ata kanë qenë të lidhur me krime të rënda disa herë, por që nuk janë dënuar asnjëherë, teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur fuqishëm të mohojë lidhjet me ta, raporton BIRN.

Banjska me vendim në Prishtinë, e pa aktakuzë në Beograd

Në Prishtinë me 24 prill u shpallt vendimi i parë për sulmin në Banjskë, ndërsa në Beograd nuk është ngritur ende as aktakuzë.

Pavarësisht thirrjeve të BE-së, SHBA-së dhe NATO-s, si dhe premtimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se përgjegjësit do të ndiqen penalisht, kjo nuk ka ndodhur.

Read more (Bizneset):Hapet programi “Western Balkan Accelerator” për startup-et nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, edhe pas gati tre vjetësh nuk ka aktakuzë ndaj organizatorit Milan Radoiçiq, i cili ndodhet në Beograd.

Atij i ndalohet ende të largohet nga vendi i tij i banimit dhe është i detyruar të paraqitet në polici, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa Zyra e Prokurorit hesht për aktakuzën.

Gjykata e Lartë: Radoiçiq duhet të vazhdojë të paraqitet në polici

Millan Radoiçiq ende nuk lejohet të largohet nga vendi i tij i banimit, të shkojë në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratimin e gjykatës.

Pasaporta e tij serbe është konfiskuar.

Gjykata e Lartë në Beograd i tha gjithashtu Radios Evropa e Lirë se masa e detyrueshme e paraqitjes më 1 dhe më 15 të çdo muaji në stacionin kompetent të policisë në komunën Savski Venac, është ende në fuqi dhe se ai vazhdon ta zbatojë.

Ndalimi i largimit nga vendi i tij i banimit është zgjatur për herë të fundit më 31 mars, edhe për tre muaj të tjerë, tha Gjykata e Lartë.

Read more (Aleksandar vuçiq):Ekspertët në Serbi: Vuçiq e përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci për rikthimin e shërbimit ushtarak

Kjo masë mund të zgjasë për aq kohë sa ka nevojë dhe më së voni derisa vendimi të bëhet i formës së prerë, por gjykata shqyrton çdo tre muaj nëse kohëzgjatja e mëtejshme është e justifikuar.

Banjska në rrugën e Serbisë

BE-ja, SHBA-ja dhe NATO-ja i kanë kujtuar disa herë Beogradit premtimin e tij për ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin e armatosur.

Në raportet vjetore të Komisionit Evropian, nga viti 2023 e këndej, Banjska cilësohet si përshkallëzimi më serioz i viteve të fundit.

Parlamenti Evropian e ka kualifikuar sulmin si “akt terrorist” dhe ka kërkuar përgjegjësi nga të gjithë të përfshirët.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që Serbia të sjellë para drejtësisë të gjithë të përfshirët në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se presidenti serb ka premtuar zbardhje të plotë të përgjegjësisë.

Read more (Aktakuzë):SHBA/ Lëshohet urdhër arresti për ish-shefin e FBI-së Comey! Shkak kërcënimi ndaj Trump në një postim në Instagram

Sipas Popoviqit, Banjska ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve mes Perëndimit dhe pushtetit të Vuçiqit.

Rasti shihet edhe si pengesë serioze për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur se ekstradimi i Radoiçiqit është kusht për vazhdimin e këtij procesi.

Por, sipas Popoviqit, dialogu në këtë moment politik nuk ka kushte reale për rifillim.

Ai thotë se Banjska është njëkohësisht pengesë dhe justifikim për mungesën e përparimit.

Radoiçiq, ndërkohë, është tërhequr nga jeta publike dhe politike.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktakuzë #Albin kurti #Aleksandar vuçiq #Bizneset #Evropa #Gjykata #Milan radoiçiq #Rasti banjska #Serbia #Zvonko veselinoviq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Samiti G7, Zelensky i ofron takim Putinit, Kremlini e refuzon propozimin
  • Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi
  • Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
  • Zvicra vendos “kapakun”, referendum për të ndalur rritjen e popullsisë mbi 10 milionë banorë
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë Goditet bastioni i Hezbollahut në Dahiyeh, tensionet kërcënojnë armëpushimin e brishtë mes Izraelit dhe Libanit 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by