Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Anatomia e intuitës: Leximi si një aftësi e të menduarit kritik
Aktualitet

Anatomia e intuitës: Leximi si një aftësi e të menduarit kritik

• 1 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Artan Nati

Në një bisedë me një pedagog, njeri me diploma, eksperiencë akademike dhe biografi që kalon nga auditorët e komunizmit te universitetet amerikane, doli në pah një fenomen shumë më interesant se vetë politika: fakti se njeriu mund të ndryshojë kontinentin, sistemin dhe pasaportën intelektuale, por jo domosdoshmërisht mënyrën e të menduarit.

Ai tregonte se në kohën e komunizmit e kishte përjetuar vdekjen e Enver Hoxhës dhe më pas rënien e regjimit si “fundin e botës”. Ishte bindur plotësisht se sistemi ishte i përjetshëm, i drejtë dhe i pazëvendësueshëm. Madje, fajësonte edhe shkrimtarë si Ismail Kadare, sikur letërsia t’i kishte bërë “lavazh truri”, ndërsa propaganda shtetërore paska qenë thjesht dekor urban.

Më pas jeta e çoi në Shtetet e Bashkuara, vendin e pluralizmit, universiteteve, debatit publik dhe konkurrencës së ideve. Mund të mendohej se aty do të lindte skepticizmi, nuanca, kultura e pyetjes. Por, jo domosdoshmërisht. Sot ai ishte po aq absolut në bindjet e reja: 100 përqind për Trumpin, 100 përqind republikan, pa asnjë gram dyshim, sikur kishte ndërruar vetëm flamurin mbi ndërtesë, jo mekanizmin brenda kokës.

Kjo ngre një pyetje të pakëndshme: a është e mundur që një njeri me shumë dituri të mos ketë mendim kritik? Përgjigjja e shkurtër është: “po, krejtësisht e mundur”.

Sepse, dituria dhe mendimi kritik nuk janë e njëjta gjë. Një njeri mund të ketë lexuar shumë libra, të ketë marrë diploma, të njohë teori komplekse dhe prapë të mendojë në mënyrë dogmatike. Mund të jetë ekspert në një fushë dhe njëkohësisht besimtar i verbër në politikë.

Universiteti të jep njohuri, nuk të garanton liri të brendshme.

Read more (Ismail kadare):“Mes miqësisë, polemikave dhe nderimit”, letra e Qosjes për 90-vjetorin e Kadares

Diploma të mëson metodë, nuk të shpëton gjithmonë nga nevoja psikologjike për idhuj.

Studimet jashtë vendit të ndryshojnë adresën, jo automatikisht strukturën mendore.

Në shumë raste, njerëzit që janë rritur në sisteme autoritare nuk kërkojnë domosdoshmërisht të vërtetën kur dalin prej tyre, kërkojnë “një autoritet të ri”. Nga udhëheqësi i djeshëm te lideri i sotëm, nga ideologjia e vjetër te narrativa e re, por me të njëjtin refleks: bindje totale, kamp i qartë, armik i përcaktuar.

Pra, nuk ndryshon gjithmonë përmbajtja, por forma e besimit.

Kjo ndodh sepse mendimi kritik është i lodhshëm. Kërkon të pranosh pasigurinë, të dyshosh edhe tek ata që pëlqen, të pranosh se “ana jote” gabon, të jetosh pa profet. Ndërsa fanatizmi është komod: të jep identitet, ekip dhe përgjigje të gatshme.

Read more (Letërsia):Jeta pa unin tim

Në këtë kuptim, rasti i pedagogut nuk është paradoks personal, por simptomë shoqërore. Shqipëria dhe diaspora jonë kanë plot njerëz të arsimuar që ndryshuan sistemin, por jo refleksin e nënshtrimit ndaj narrativës së fortë.

Ata dikur besonin verbërisht se Enveri ishte shpëtimtar. Sot mund të besojnë verbërisht se një figurë tjetër është shpëtimtare. Dje brohorisnin parullën e radhës, sot shpërndajnë memen e radhës.

Me pak fjalë: njeriu mund të largohet nga diktatura, por diktatura jo gjithmonë largohet nga mënyra si ai mendon. Dhe kjo është arsyeja pse arsimi i vërtetë nuk matet me diplomë në mur, por me aftësinë për të dyshuar edhe kur je i sigurt.

“Përvoja nuk është ajo që të ndodh, përvoja është ajo që bën me atë që të ndodh.” Kjo fjali duket e thjeshtë, por për shoqëri si e jona është pothuajse revolucionare. Sepse ne kemi pasur talent historik për të kthyer ngjarjen në mit dhe vuajtjen në identitet, ndërsa më pak talent për ta kthyer përvojën në urtësi.

Rasti i pedagogut të përmendur më herët është ilustrues. Atij i ndodhi komunizmi, rënia e tij, emigrimi, universiteti amerikan, pluralizmi, liria akademike. Një biografi që në teori duhet të prodhonte nuancë, skepticizëm dhe mendim kritik. Por, në praktikë, ai doli nga një besim absolut për të hyrë në një tjetër. Nga bindja totale te sistemi i djeshëm, në bindjen totale te kampi i sotëm.

Read more (Besim):Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi u përshpejtua për të favorizuar Malltezin, në 6 muaj, leje për 17 kulla! Përfitoi nga vjehrri kryeministër

Pra, përvoja ndodhi. Por çfarë bëri ai me të?

Mesa duket, e përdori si gardërobë ideologjike: ndërroi kostumin, por jo qëndrimin e trupit. Nga “Partia ka gjithmonë të drejtë” te “kampi im ka gjithmonë të drejtë”. Nga udhëheqësi i vjetër te lideri i ri. Nga parulla e murit te slogani i rrjeteve sociale.

Kjo nuk është përvojë e përpunuar, por është biografi e pa metabolizuar.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me një të persekutuar të sistemit që mbetet stoikisht i djathtë, jo si zgjedhje e arsyetuar konservatore, por si reagim identitar i ngrirë. Ai nuk thotë: “Kam analizuar parimet, programet dhe institucionet.” Ai thotë në heshtje: “Më kanë bërë keq ata, prandaj unë do të jem përgjithmonë kundër gjithçkaje që më kujton ata.”

Është njerëzore, por jo domosdoshmërisht e mençur.

Read more (Diaspora):Bloomberg: Teknologjia po transformon Kosovën, ul papunësinë e të rinjve dhe frenon 'ikjen e trurit'

Sepse vuajtja nuk të jep automatikisht urtësi. As burgjet, as internimi, as emigrimi, as universiteti prestigjioz. Të gjitha këto të japin material. Çështja është nëse prej atij materiali ndërton karakter, apo thjesht monument ndaj vetes.

Shqipëria ka plot raste të tilla: njerëz që kaluan ferrin dhe dolën prej tij me dinjitet, por edhe njerëz që dolën me një urrejtje të konservuar në kavanoz. Të parët e kthyen dhimbjen në maturi. Të dytët e kthyen në flamur.

Një shoqëri e pjekur i respekton viktimat, por nuk i shpall automatikisht filozofë. Sepse të jesh i persekutuar nuk të bën domosdoshmërisht të drejtë për çdo gjë. Të jesh profesor nuk të bën imun ndaj dogmës. Të jetosh në Amerikë nuk të jep mendim kritik dhe iluminim.

Mendimi kritik lind kur njeriu pyet veten:

A po zgjedh unë, apo po reagoj ende ndaj së shkuarës?

Read more (Arsimi):Dukagjini Center hap Qendrën e Zhvillimit “Agim Lluka” – hapësirë e re për dije, inovacion dhe zhvillim profesional

A jam besnik ndaj parimeve, apo ndaj plagës sime?

A kam bindje, apo thjesht kam kundërshtar?

Kjo është diferenca mes njeriut që përdor përvojën dhe njeriut që përdoret prej saj.

Në fund, jeta na ndodh të gjithëve. Disa e kthejnë në mençuri. Disa në fanatizëm me CV të pasur. Dhe ne, si komb, rrezikojmë ta kthejmë në talk-show të pafundshëm si “Big brother”.

Demokracia jeton pikërisht nga kjo diferencë. Një regjim autoritar ka nevojë për njerëz që përsërisin. Një demokraci ka nevojë për njerëz që pyesin. Diktatura e adhuron klasën e heshtur; republika ka nevojë për klasën që ngre dorën dhe thotë: “Po pse?”

Si të mendosh, jo çfarë të mendosh. Pyetja është e thjeshtë: a duam qytetarë që mendojnë, apo tifozë që brohorasin? Në varësi të përgjigjes, do të kemi ose demokraci funksionale, ose sezonin e radhës të teatrit politik shqiptar. /ExLibris/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arsimi #Artan nati #Besim #Burgjet #Demokracia #Diaspora #Ismail kadare #Letërsia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Pa rini s’ka Shqipëri”/ Protestuesi: Beteja nuk është vetëm të protestojmë, por të kemi guximin të qëndrojmë!
  • LIVE- Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama n’burg, Berisha n’burg!
  • LIVE- “Rama jepe dorëheqjen!”/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, pritet marshim drejt Kryeministrisë
  • Koçeku akuza qeverisë për zjarret: U kujdesët për Paketën e Maleve, por po digjet pasuria më e madhe e Shqipërisë
  • “Rama jepe dorëheqjen!”/ 73 ditë qëndresë në Bulevard, protestuesit të vendosur deri në largimin e qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Protestuesi nga Bulevardi: Më 1 tetor qytetarët do ta hedhin Ramën në koshin e plehrave! 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 9 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 8 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Arrestoni Ramën dhe Ballukun!”, protestuesi: S’duam më të paprekshëm para ligjit! Ndryshimi është në këtë shesh 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Debate në takimin me kryebashkiakët/ Zotkaj i Poliçanit braktis mbledhjen: PS mosmirënjohëse! Rama: Djegia e teserave, paturpësi! Përzë Memën e Dimalit 7 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama paditet në SPAK/ “Albanian Files ka shkelje të rënda”, Koja: Zvërneci, Rrjolli e Durrësi shpërthyen kur u bënë publike. Kryeministri bën show me arkitektë të huaj 7 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by