Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me trajtimin e tij në paraburgim te 313 në Tiranë. Ai thotë se institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme në përputhje me rekomandimet e KShH dhe Avokatit të Popullit.
Meta shkruan se raporti konstaton jo vetëm problematikat në trajtimin e tij “identik me standardet e rrëmbimit, hetimit dhe gjykimit tim si terrorist”, por edhe të të paraburgosurve e të gardianëve në vend. Ai shprehet se paraburgimi s’mund të përdoret si instrument persekutimi njerëzor e politik dhe për të dhunuar procesin ligjor.
“Falenderoj Komitetin Shqiptar të Helsinkit për raportin profesional dhe të paanshëm, që konstaton shkeljet flagrante të të drejtave të mia themelore njerëzore dhe politike në paraburgim, i shndërruar nga Edi Rama në instrument ndëshkimi dhe persekutimi njerëzor dhe politik ndaj meje.
Read more (Ilir Meta):Balliu i shkon Metës në qeli: Po i vështirësojnë qëndrimin! E vetmja gjë që kërkon është që seancat të jenë publike
Këto konstatime të vërteta të KShH nuk flasin vetëm për standardet çnjerëzore të trajtimit tim në paraburgim, identike me standardet e rrëmbimit, hetimit dhe gjykimit tim si terrorist në kafazin “me 5 yje”, por për një realitet tronditës që prek të gjithë të paraburgosurit në vend, përfshi edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze.
Paraburgimi vlen vetëm në funksion të hetimit në raste ekstreme, kur është i domosdoshëm dhe për një kohë të kufizuar, por kurrë nuk mund të përdoret si instrument persekutimi njerëzor dhe politik, si dhe paracaktimi fajësie duke dhunuar procesin e rregullt ligjor dhe gjyqësor, parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë e palëve në proces.
Read more (Raporti):I paraburgosuri kapet me iPhone në ambientet e qelisë, sekuestrohen edhe dy aparate të tjerë telefonikë në IEVP Durrës
Respektimi i Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i të drejtave themelore dhe dinjitetit njerëzor, i prezumimit të pafajësisë, i barazisë para ligjit dhe të palëve në proces, si dhe garantimi i transparencës para publikut nuk janë privilegje, por detyrime ligjore dhe standarde minimale të një shteti të së drejtës dhe demokratik.
Është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për zbatimin e rekomandimeve përgjithësuese të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për çdo person të privuar nga liria”, shkruan Meta.
Read more (shqiptar):1 Maji sjell fluks në Morinë, 18 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri
P.J/Shqiptarja.com
Komente







KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t’i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com