Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane
Aktualitet

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe partneriteti rajonal”, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, foli për progresin ekonomik të vendit dhe ato që ajo i cilësoi si mundësi në rritje për investitorët e huaj.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se Shqipëria ka kaluar një transformim të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit, duke u shndërruar nga një ekonomi në tranzicion në një treg në rritje, të qëndrueshëm dhe konkurrues. Ajo nënvizoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur një rritje mesatare prej rreth 4% në vit, ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto është dyfishuar, nga 13.5 miliardë euro në mbi 26 miliardë euro.

Duke folur për investimet, Ibrahimaj tha se investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje të qëndrueshme, me stokun total që ka arritur rreth 17 miliardë euro dhe me hyrje vjetore mbi 1.5 miliardë euro në vitet e fundit, ç’ka dëshmon besimin në rritje të investitorëve ndërkombëtarë.

Read more (Biznesi):Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Pashaliman, Rama: 2 të parat për Forcën tonë Detare, eksport edhe për vendet aleate

Ajo theksoi se fokusi i zhvillimit ekonomik është zhvendosur drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë, prodhimit për eksport dhe formalizimit të ekonomisë. Sipas saj, sektorë si energjia, turizmi, prodhimi dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi gjithashtu përmirësimet në tregun e punës, duke bërë të ditur se punësimi i deklaruar është rritur nga 47% në 66%, ndërsa pagat mesatare kanë arritur në rreth 83,000 lekë në muaj.

Read more (Ekonomi):Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi – Pakistani i del në ndihmë

Në fjalën e saj, ajo u ndal edhe tek transformimi dixhital i shërbimeve publike, duke theksuar se mbi 1,200 shërbime tashmë ofrohen online, duke ulur kostot dhe kohën për qytetarët dhe bizneset dhe duke krijuar një mjedis më transparent dhe efikas.

Duke iu referuar bashkëpunimit me Gjermaninë, Ibrahimaj tha se mbi 440 kompani të lidhura me Gjermaninë operojnë aktualisht në Shqipëri, ndërsa stoku i investimeve gjermane ka arritur mbi 570 milionë euro në vitin 2025, duke reflektuar një partneritet të fortë dhe në rritje.

Read more (Ekonomia shqiptare):Banka Botërore: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, por kërkohen reforma më të shpejta

Ajo theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet strategjik, duke shtuar se rreth 67% e eksporteve shqiptare drejtohen drejt tregjeve të BE-së. Sipas saj, reformat në kuadër të këtij procesi po forcojnë konkurrencën, standardet dhe hapjen e tregut, duke krijuar një klimë më të sigurt për investitorët.

Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj u shpreh se Shqipëria ofron një kombinim të favorshëm të vendndodhjes strategjike, fuqisë punëtore të re, kostove konkurruese dhe politikave të orientuara drejt inovacionit, duke e bërë vendin një mundësi konkrete për kompanitë gjermane që synojnë të zgjerohen në rajon.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bizneset #Biznesi #Delina Ibrahimaj #Ekonomi #ekonomia #Ekonomia shqiptare #Eksport #gjermani #kompani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Negociata me tradhtar nuk ka!”, protestuesi: Zgjedhje të parakohshme? E vendos sovrani!
  • “Populli gati t’i tërheqë zvarrë Ramën, Berishën dhe Ballukun”/ Aktivisti thirrje protestuesve: Jo përplasje, mos bini pre e provokimeve!
  • Nisin fluturimet Tiranë-Toronto, inaugurohet lidhja e re ajrore me Kanadanë, udhëtarët shmangin tranzitin
  • Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
  • Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by