Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Banka Botërore: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, por kërkohen reforma më të shpejta
Aktualitet

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, por kërkohen reforma më të shpejta

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano Paolucci tha sot se ekonomia e Shqipërisë ka qenë e qëndrueshme por duhet të përdorë momentumin për të përshpejtuar reformat.

Gjatë konferencës për prezantimin e raportit ekonomik rajonal, Palucci tha se sfidat e Shqipërisë qëndrojnë në investimin në kapitalin human, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe mbështetjen e rritjes ekonomike.

Read more (ekonomia):Firmoset marrëveshja për anijet ushtarake shqiptare, Nufi: 400 të punësuar, do të prodhojmë për vete dhe për eksport

“Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse. Ruajtja e trendit të rritjes ekonomike, në kushtet kur fuqia punëtore po tkurret, kërkon mobilizimin e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar, përmes reformimit të skemave të përfitimeve, lehtësimit të kufizimeve për kujdesin ndaj fëmijëve, forcimit të formimit profesional, dhe zgjerimit të punësimit për të rinjtë dhe gratë” tha ai.

Në projeksionin e saj për Shqipërinë, Banka Botërore thotë se rritja e ekonomisë shqiptare është mbështetur nga sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, veçanërisht turizmi.

Read more (Banka Botërore):Banka Botërore Zbardh Parashikimet: Rritja Ekonomike e Shqipërisë Moderohet, Ballkani Perëndimor Nën Kthetrat e Inflacionit dhe Stagnacionit

Megjithatë, sipas saj, inflacioni mbeti nën objektivin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa borxhi publik vijoi rënien, duke zbritur në 53.2 për qind të PBB-së në fund të vitit 2025.

Read more (Banka):Ia refuzuan qasjen në llogarinë e saj, burri nga India nxjerrë nga varri trupin e motrës dhe e çon në bankë për të vërtetuar se ajo është e vdekur

“Shqipëria po krijon lidhje të reja tregtare për eksportin e mallrave në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit. Megjithëse këto zgjasin më shumë se në vendet e tjera të Ballkanit, shumica mbeten afatshkurtra – vetëm 36 për qind mbijetojnë vitin e parë dhe vetëm 4 për qind zgjasin mbi pesë vjet. Papunësia pësoi rënie, por kjo kryesisht pasqyron tkurrjen e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit dhe plakjes së popullsisë, sesa një rritje të fortë të punësimit. Shqipëria mbetet një ndër vendet e rajonit me emigrimin më të lartë për frymë dhe ata që qëndrojnë përballen me pengesa të vazhdueshme në tregun e punës. Kujdesi dhe përgjegjësitë familjare mbajnë gratë jashtë këtij tregu, veçanërisht grupmosha 25-54 vjeç, ndërsa papunësia tek të rinjtë është në nivelin 21.5 për qind, mbi mesataren e BE-së që është 14.7 për qind. Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por ruajtja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore. Rruga përpara është e qartë: përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në” thuhet në raport.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banka #Banka Botërore #ekonomia #Ekonomia shqiptare #Inflacioni #Investime #Massimiliano Paolucci #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • 870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë
  • 870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë
  • Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë
  • Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Botë Shirat ekstremë në Indonezi vrasin 58 orangutanë Tapanuli, studiuesit paralajmërojnë rrezik të lartë zhdukjeje 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Botë SHBA planifikon reduktim të madh të forcave në NATO/ Avionë luftarakë, anije dhe nëndetëse pritet të tërhiqen nga Europa 1 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Botë 870 milionë paund investim/ Ish-sekretari kërkon që Britania t’i bashkohet bankës globale për mbrojtjen: Duhen fonde shtesë 1 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by