Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zgjedhjet për president, DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës
Aktualitet

Zgjedhjet për president, DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”.

“Ne po i ndjekim nga afër zhvillimet. Do të donim t’i shihnim të gjitha grupet politike të bashkëpunojnë për interesat më të mira të popullit të Kosovës”, tha zëdhënësi.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 7 qershor.

Ato u shpallën pasi Kuvendi u shpërnda automatikisht këtë javë, për shkak të dështimit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues.

Read more (Evropa):Reagon Berlini pas njoftimit për tërheqjen e 5000 trupave amerikane nga Gjermania

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare e fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për tentim të përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme.

Legjislatura e dhjetë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjati më pak se tre muaj.

Ato zgjedhje u mbajtën pas një krize të zgjatur politike që nisi pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi nuk arriti të konstituohej për muaj të tërë dhe përpjekjet për formimin e Qeverisë përfunduan pa sukses.

Analistët paralajmërojnë se Kosova rrezikon të përballet me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle zgjedhjesh të njëpasnjëshme, pa arritur stabilitet institucional.

Ata shtojnë se kriza ndikon edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore dhe sjell barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit.

Read more (Kosova):Rezoluta për Kosovën, ekspertja: Sinjal i fuqishëm politik edhe për të gjithë Ballkanin

Më 2 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur afati për partitë politike për t’u deklaruar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, si dhe për formimin e koalicioneve, i cili do të zgjasë deri më 7 maj.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ-ja, më 2 maj ka nisur edhe afati për certifikimin e partive të reja dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Afati për partitë e reja përfundon më 10 maj, ndërsa për listat e kandidatëve më 12 maj.

Një ditë më parë, KQZ-ja miratoi edhe planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të kushtojnë 10 milionë e 887 mijë euro.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë, nga 28 maji deri më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen vendvotimet.

Read more (7 qershor):Zgjedhjet e 7 qershorit, të mërkurën fillon afati për regjistrimin e votuesve të diasporës

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, ndërsa një ditë para zgjedhjeve do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike.

Regjistrimi për votim nga jashtë vendit do të bëhet nga 6 deri më 17 maj.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind./REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Dash #Evropa #Fushata zgjedhore #Komisioni qendror i zgjedhjeve #Kosova #kosove #kriza politike ne kosove #Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Më mirë Konjufca se një president pensionist”/ Paralajmëron Çollaku: Kosova po rrëshqet drejt absurdit, rrezikohet konflikti civil. Apokaliptike nëse shkohet sërish në zgjedhje
  • Ngërçi politik në Kosovë/ PDK, AAK dhe LDK kërkojnë sa më shpejt vazhdimin e seancës konstituive
  • “Liria nuk funksionon me parimin më jep të të jap”/ Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme
  • Kosovë/ Tensionet dhe përplasjet në seancën e kaluar, PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë më 14 gusht
  • Kosovë, përplasje mes deputetëve të LVV dhe PDK në Kuvend. Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 14 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 11 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 9 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by