
Barcelona është vetëm një hap larg titullit të La Ligës, por Hansi Flick thotë se nuk do ta ndjekë fare Real Madridin — madje ka plane krejt tjera për mbrëmjen.
Pas fitores që e afroi Barcelonën edhe më shumë me kurorëzimin kampion, trajneri gjerman u shpreh i qetë dhe i bindur se ekipi i tij e ka kryer punën.
“Ne e kemi bërë punën tonë, tani presim”, deklaroi Flick. “Nuk do ta shikoj ndeshjen e Real Madridit nesër”.
Read more (Barcelona):Barcelona nis hetime për pagesa të parregullta në marrëveshjen e transferimit të yllit të Atleticos
Ai insistoi se nuk ka arsye të merret me atë çfarë bën rivali, duke theksuar se Barcelona ka avantazh të madh në tabelë.
“Nuk do ta shikoj ndeshjen. Kemi 14 pikë epërsi. Nëse fitojmë nesër, do të festojmë. Të gjithë duan ta fitojnë titullin javën e ardhshme”.

“Ndoshta mund të shkoj në teatër me gruan time nesër në mbrëmje. Nuk kam qenë ende. Ndoshta mund ta shikoj ‘Mago Pop’… nuk e di”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Read more (Hansi flick):A mund Gavi ta sigurojë një vend te Spanja?
Barcelona do të shpallet kampione e La Ligës nëse Real Madridi nuk arrin ta mposhtë Espanyolin të dielën.
Kujtojmë, nëse Reali nuk gabon ndaj Espanyol, atëherë përballja e radhës është “El Clasico” në “Camp Nou” më 10 maj./Telegrafi/





