Kryeministri Edi Rama është nisur sot nga Berlini drejt Yerevanit në Armeni, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Që do të zhvillohet në datat 4-5 maj. Ky takim i 8-të do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën moton “Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë”.
Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.
48 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.
Read more (Edi Rama):Ironia e Spahiut: Më shumë shanse ka Meremja që ta rrëzojë Edi Ramën, se Sali Berisha
Komuniteti Politik Evropian është takuar deri më tani shtatë herë. Vitin e kaluar Saminit u mbajt në Shqipëri më datë 16 maj ndërsa i fundit është zhvilluar më 2 tetor në Danimarkë. Takimi i radhës i samitit të Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Irlandë në nëntor 2026.
Lajmi në përditësim…





