Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vilant Xhori: Sali Berisha dhe heshtja e ambasadorëve europianë
Aktualitet

Vilant Xhori: Sali Berisha dhe heshtja e ambasadorëve europianë

• 3 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka momente në politikë kur realiteti e tejkalon satirën. Ajo që ndodhi së fundmi në Partinë Demokratike nuk ishte më thjesht një proces i deformuar, por një formë tragji-komike e ushtrimit të pushtetit brenda një partie që dikur pretendonte standarde demokratike. Gara për drejtimin e saj nuk u zhvillua — ajo u mbyll end pa filluar. Jo përmes votës, por përmes derës.

Pra, Sali Berisha vendosi të mos konkurrojë. Kandidatët e tjerë nuk u mundën politikisht; ata u përjashtuan administrativisht. Në këtë kuptim, nuk kemi më të bëjmë me një proces zgjedhor, por me një konfirmim të paracaktuar.

Read more (sali berisha):Përjashtimet nga gara për kreun e PD, Berisha: S’mund të lejonim kandidatët e Ramës, Salianji merr udhëzime nga krimi

Ironia është se, nëse do të ekzistonte një standard minimal për përjashtim nga një garë e tillë, ai do të duhej të fillonte pikërisht nga vetë Berisha. Ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion, minimin e demokracisë dhe ndërhyrje ndaj drejtësisë. Ndaj tij rëndojnë gjithashtu akuza nga SPAK për çështje korrupsioni. Mbi të gjitha, ekziston edhe një akuzë e artikuluar publikisht në vitin 2021 nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike, sipas së cilës ai jo vetëm ka pasur kontakte, por ka bashkëpunuar me figura të krimit të organizuar për organizimin e aktiviteteve politike. Në çdo sistem normal, një profil i tillë do të ishte objekt reflektimi të thellë institucional, jo rikandidimi pa garë.

Megjithatë, ajo që e bën këtë situatë edhe më problematike është mungesa e reagimit përtej Partisë Demokratike. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar konsistente në qëndrimin e tyre, dhe Mbretëria e Bashkuar e ka konfirmuar atë edhe në rrugë gjyqsore, përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe qeveritë përkatëse shfaqen të distancuara, për të mos thënë indiferente.

Read more (non grata):Vilant Xhori: Të mjerët përballë Meremes, një zgjedhje pa zgjidhje

Ky nuk është më një problem i brendshëm partie. Duke bllokuar çdo mundësi rinovimi dhe çdo garë reale, Berisha nuk po kontrollon vetëm Partinë Demokratike; ai po kufizon funksionimin e opozitës si alternativë. Dhe në një sistem politik, një opozitë e paralizuar nuk është thjesht një dobësi e saj — është një avantazh i drejtpërdrejtë për pushtetin.

Në këtë kuptim, dinamika aktuale nuk prodhon vetëm një lidership të pakontestuar brenda partisë, por kontribuon në stabilizimin e një ekuilibri të deformuar politik. Kryeministri Edi Rama përfiton nga një opozitë e paorganizuar dhe e pa rinovuar; ndërsa vetë Berisha siguron mbijetesën politike dhe familjare duke shantazhuar verbalisht, nga pozicioni i liderit të opozitës, gjyqtarët dhe prokurorët që merren me cështjet e tij. Ky është një ekuacion që mund t’u shërbejë individëve, por jo sistemit.

Read more (korrupsion):Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

Kjo është arsye madhore se pse heshtja ndërkombëtare nuk duhet të jetë neutrale. Një ambasadë mund të ketë çdo të drejtë të interesohet për çështje korrupsioni apo institucionale, siç është funksionimi i administratës digjitale, por nuk mund të mbetet e painteresuar kur një akt politik prek drejtpërdrejt standardet demokratike, konkurrencën dhe vetë parimin e përfaqësimit.

Sepse ajo që po ndodh sot nuk është thjesht një proces i mbyllur brenda një partie. Është një sinjal më i gjerë për mënyrën se si funksionon politika shqiptare: rregullat ekzistojnë, por nuk zbatohen; gara shpallet, por nuk zhvillohet; alternativat përmenden, por nuk lejohen.

Read more (Edi Rama):Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë

Dhe nëse kjo normalizohet, atëherë pasojat nuk do të jenë të menjëhershme, por të akumuluara. Ato do të shfaqen në zgjedhjet e ardhshme, në cilësinë e përfaqësimit dhe në vetë besimin publik ndaj sistemit. Për Berishën dhe agendën e tij personale edhe 20 deputetë janë të mjaftueshëm për t’i siguruar mbijetesën. Por, për Shqipërinë një opozitë e bllokuar nuk prodhon rotacion dhe një rotacion i munguar nuk prodhon përgjegjësi të qeverisjes.

Pra, nëse Bashkimi Europian kërkon një demokraci funksionale në Shqipëri, ai nuk mund të sillet si vëzhgues selektiv. Sepse një opozitë e marrë peng nuk është thjesht problem i vogël partie — është, sikurse po dëshmohet cdo ditë, një problem i madh demokracie.

Read more (Politika):Roland Lami: Partia ime, topin e gjuaj vetë

Sepse në fund, çështja nuk është më vetëm se kush drejton Partinë Demokratike. Është nëse Shqipëria po mësohet të funksionojë me një demokraci pa garë dhe me rregulla që vlejnë vetëm kur nuk pengojnë apo favorizojnë pushtetin. Nëse ky model pranohet në heshtje, atëherë mesazhi është i qartë: mjafton që forma të ekzistojë, edhe kur përmbajtja mungon. Dhe në këtë logjikë, Shqipëria mund të ecë drejt Europës në procedurë, por jo në standard.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi Europian #Edi Rama #korrupsion #Mbreteria e Bashkuar #non grata #PD #Politika #sali berisha #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “4.2 milionë euro për një koncert kur pensionet janë më ulëtat në Europë”/ Protestuesi: Në zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është përtokë
  • LIVE- “Bashkim, organizim e rezistencë”/ Revolta e qytetarit: As në ’90 nuk është parë kjo protestë. Qeveria më e korruptuar, në shesh deri në rrëzimin e Ramës
  • LIVE- “Shqiptarët i quajtën iranianë e rusë”/ Qytetarja në protestën e 41 kundër Ramës: Shqipëria nuk është skenë Hollywood-i! Politikanët të zhytur në korrupsion, nuk na përfaqësojnë më!
  • “Në Itali i marr shërbimet shëndetësore falas dhe rimburosohen ilaçet e diabetit”/ I moshuari: Spitalet në Shqipëri kanë probleme. Deputetët që na pinë gjakun e kanë pensionin 2000 euro ndërsa ne 200
  • LIVE- Dita e 41-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 8 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by