Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zhvillimet në Prishtinë, Abdixhiku: S’ka marrëveshje me PDK-në, Rama ka vepruar si kryetar i pavarur
Aktualitet

Zhvillimet në Prishtinë, Abdixhiku: S’ka marrëveshje me PDK-në, Rama ka vepruar si kryetar i pavarur

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinë, pas marrëveshjes mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të komunës, Përparim Rama, për ndarjen e drejtoreve dhe bashkëqeverisjen në kryeqytet.

Abdixhiku tha se kryetarët e komunave kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje për shumicën që ata e konsiderojnë të nevojshme, por theksoi se LDK nuk ka arritur asnjë marrëveshje me PDK-në në nivel partie.

“Kryetarët e komunave kanë të drejtë të bëjnë marrëveshje për shumicën që e konsiderojnë, por nuk mund të them që kemi marrëveshje me PDK-në”, u shpreh ai.

Marrëveshja me Ramën, PDK do të marrë drejtimin e 7 drejtorive në kryeqytet

Ai shtoi se ka pasur komunikim edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, i cili sipas tij ka konfirmuar se nuk ekziston marrëveshje politike mes dy partive në nivel qendror.

Read more:Çka po ndodh në LDK? Rama afron PDK-në pa 'urdhër' të partisë

“LDK-ja nuk ka bërë marrëveshje me PDK-në, kam komunikim edhe me Bedri Hamzën i cili ka thënë se nuk kemi marrëveshje”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, çdo marrëveshje eventuale në Prishtinë i takon kryetarit të komunës dhe partive lokale, dhe nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të LDK-së në nivel qendror.

“Ato janë marrëveshje të kryetarit të komunës me partitë tjera politike”, u shpreh ai.

Read more:U shkarkua nga Rama, Havolli shpërndan reagimin e LDK-së ku thuhet se nuk ka marrëveshje me PDK-në në Prishtinë

Abdixhiku theksoi gjithashtu se Përparim Rama ka qenë kandidat i pavarur brenda listës së LDK-së dhe se partia nuk po merret me çështje lokale në këtë fazë.

“LDK nuk merret me çështje lokale në këtë fazë, fokusin e kemi te një listë fituese për zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi ai.

Sipas tij, prioritet mbetet ndërtimi i një liste të përbashkët dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bedri hamza #Komunikim #Ldk #Lumir abdixhiku #ndërtimi #Pdk #Perparim rama #Prishtina lokale #Uran ismaili

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë
  • Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratë
  • Fushata e përkujdesjes ndaj investitorit gjerman, italian, austriak, hungarez, hollandez dhe zviceran, takime derë më derë gjatë qershorit nga AIDA
  • Banesat po shtrenjtohen, çmimet e apartamenteve rriten shumë më tepër se kostot e ndërtimit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by