Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Çka po ndodh në LDK? Rama afron PDK-në pa 'urdhër' të partisë
Aktualitet

Çka po ndodh në LDK? Rama afron PDK-në pa 'urdhër' të partisë

• 5 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zhvillimet e fundit në Kryeqytet kanë nxitur diskutime për pakënaqësi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndërmarrë hapa politikë si afrim dhe bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në kohën kur LDK zyrtarisht ka mohuar se ka marrëveshje për bashkëqeverisje me PDK-në në Prishtinë.

Reagimi zyrtar i LDK-së erdhi pas deklaratës së fundit të Uran Ismailit, ku u përfol për koalicion në kryeqytet. Në komunikatën e publikuar në Facebook, LDK theksoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për bashkëqeverisje dhe se nuk ekziston marrëveshje e tillë.

Besianë Musmurati emërohet nënkryetare e Komunës së Prishtinës

“LDK njofton opinionin publik se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në dhe asnjë parti tjetër politike në Prishtinë për bashkëqeverisje. LDK nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani”, thuhet në reagim.

Kjo parti shtoi se vendimmarrja për marrëveshje ndërpartiake, sipas saj, kalon vetëm nëpër strukturat zyrtare dhe organet vendimmarrëse.

Read more:Rama: Adelina Sahiti vazhdon mandatin si drejtoreshë për Mirëqenie Sociale

“LDK ka strukturat e veta partiake, organet vendimmarrëse lokale dhe më gjerë; dhe këto struktura nuk kanë qenë pjesë e asnjë marrëveshjeje qeverisëse”, thuhet më tej.

LDK mohon marrëveshjen me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë

Megjithatë, zhvillimet në Komunën e Prishtinës kanë vazhduar me emërime dhe ndryshime. Rama ka njoftuar se po nis “një bashkëpunim të ri politik” edhe me PDK-në dhe ka emëruar Besianë Musmuratin nënkryetare të komunës, raporton Telegrafi.

“Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake… Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit…”, ka shkruar Rama në Facebook.

Read more:​Haxhiu për anëtarin e dhjetë të KQZ-së: Kaluan të gjitha afatet, s’e di a do të ketë ndonjë vendim

Paralelisht me këto zhvillime, Rama ka vazhduar me ndryshime në drejtoritë komunale. Ai ka njoftuar se Zyhrije Pllana është emëruar në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale, duke falënderuar për kontributin e deritanishëm ish-drejtorin Sokol Havolli.

Zyhrije Pllana emërohet drejtoreshë e Investimeve Kapitale në Kryeqytet

“Zyhrije Pllana emërohet në pozitën e Drejtoreshës së Investimeve Kapitale…”, ka shkruar Rama, duke shtuar se “njëkohësisht, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për Sokol Havolli për kontributin e tij…”.

Havolli e konfirmoi për media se ishte shkarkuar dhe tha se kishte humbur besimin te kryetari i Prishtinës, duke e lidhur situatën me raportet politike në kryeqytet.

Read more:“E tash çka ka ndryshu?”, Kërçeli i LVV-së reagon ndaj koalicionit në Komunë të Prishtinës

“Është shkarkim”, ka thënë Havolli, ndërsa më tej deklaroi: “Unë e përfaqësoj LDK-në… por fatkeqësisht kryetari nuk e di për çfarë arsye ka rënë nën ndikim të PDK-së”.

U shkarkua nga Rama, Havolli shpërndan reagimin e LDK-së ku thuhet se nuk ka marrëveshje me PDK-në në Prishtinë

Ai shtoi se nuk kishte kërkuar sqarime për arsyet e vendimit dhe se, sipas tij, nuk do të vazhdonte punën në atë pozitë.

Përveç Investimeve Kapitale, Rama ka njoftuar edhe për emërimin e Pëllumb Bajçinovcit në pozitën e drejtorit të Mobilitetit, duke bërë të ditur se paraardhësi i tij, Donat Lushaku, ka dhënë dorëheqje.

Read more:Pacolli: Filloi procesi i trajtimit të dokumentacionit për gurthyesit

Zhvillimet në Prishtinë janë komentuar edhe nga ish-deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i cili reagoi me një postim në Facebook, duke shpërndarë një video me deklarata të mëhershme dhe të fundit të Uran Ismailit, e duke e shoqëruar me pyetjen: “E tash çka ka ndryshu?”.

“E tash çka ka ndryshu?”, Kërçeli i LVV-së reagon ndaj koalicionit në Komunë të Prishtinës

Të gjitha këto zhvillime po ndodhin në prag të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, të cilat pritet të mbahen më 7 qershor, ndërsa debatet për raportet brenda LDK-së dhe orientimin politik në Kryeqytet kanë marrë vëmendje të shtuar në opinionin publik. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Besiane musmurati #Facebook #Komuna e prishtinës #Ldk #Lumir abdixhiku #Pdk #Perparim rama #Prishtina #Prishtina lokale #Sokol havolli #Uran ismaili

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Rrëfim’ historie, merr formë muzeu kombëtar i Lundrimit në hyrje të Shkodrës (VIDEO)
  • Kritika policisë në Sarandë, Lamallari: Ata që sfidojnë ligjin, meritojnë përgjigjen më shembullore nga Policia e Shtetit
  • Vrasja e turistit në Ksamil dhe sherri në Sarandë/ Belind Këlliçi: Rama, bandat e grupet kriminale i ka pasur vazhdimisht shtabet e tij elektorale
  • Ngërçi politik/ Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri
  • Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin ‘Brooklyn’ në Vlorë, 25-vjeçarja dërgohet për trajtim në Turqi! Koçiu: Shpenzimet mbulohen nga shteti shqiptar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 26 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by