Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Trump pezullon “Project Freedom”, përparim drejt marrëveshjes me Iranin. SHBA ndal përkohësisht shoqërimin e anijeve në Hormuz
Botë

Trump pezullon “Project Freedom”, përparim drejt marrëveshjes me Iranin. SHBA ndal përkohësisht shoqërimin e anijeve në Hormuz

• 6 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se operacioni i quajtur “Project Freedom” për shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit do të “pezullohet për një periudhë të shkurtër kohore”, pasi është arritur “përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit”.

Në një postim në Truth Social të mërkurën herët, Trump tha se vendimi u mor me kërkesë të Pakistanit, i cili po ndërmjetëson bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, “për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet”.

SHBA-ja e nisi të ashtuquajturin “Project Freedom” për ta rihapur Ngushticën Hormuzit për anijet tregtare, pasi Irani e ka mbyllur atë duke lënë mijëra anije të bllokuara në të dyja anët e ngushticës për javë të tëra, gjë që e ka goditur rëndë ekonominë globale.

Irani e ndaloi kalimin përmes kësaj rruge jetike ujore, duke kërcënuar se do të shënjestronte çdo mjet lundrues që do të përpiqej të kalonte pa pëlqimin e tij, për shkak të fushatës ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër tij, e cila nisi më 28 shkurt.

Njoftimi i Trump erdhi pas një konference për shtyp nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, i cili deklaroi se fushata ushtarake amerikane kundër Iranit, e quajtur “Tërbimi Epik” ka përfunduar.

Read more:Punëtori i aviacionit amerikan akuzohet se përdori kompjuterin e punës për të kërcënuar Trumpin

Disa orë më parë, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se armëpushimi i SHBA-së me Iranin mbetet në fuqi, edhe pse Irani lëshoi raketa drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ushtria amerikane fundosi gjashtë varka të vogla iraniane më 4 maj.

Jo shumë kohë pasi Hegseth foli në një konferencë për shtyp në Pentagon të martën, Emiratet e Bashkuara Arabe, aleatet e SHBA-së në rajonin e Gjirit, raportuan për një valë tjetër raketash iraniane. Nuk u raportua për dëme apo të lënduar.

Shkëmbimi i zjarrit ka shtuar frikën se armëpushimi i shpallur pothuajse një muaj më parë ishte prishur dhe se luftimet e përgjithshme nga Teherani, si dhe nga forcat amerikane dhe izraelite, mund të rifillojnë.

Forcat detare amerikane filluan t’i shoqërojnë disa nga anijet tregtare që ishin bllokuar në Gjirin Persik si pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani, e cila është pikë strategjike detare.

Read more:Hantavirusi, infeksioni i rrallë që nis si grip, por mund të përfundojë rëndë

Duke folur me gazetarët në Pentagon, Hegseth tha se ky operacion ishte vetëm një “zgjidhje e përkohshme” dhe kërkoi sërish që Irani ta heqë bllokadën. “Iranit nuk mund t’i lejohet t’i bllokojë vendet e pafajshme dhe mallrat e tyre në një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha Hegseth për gazetarët. Iranianët “thonë se e kontrollojnë ngushticën. Nuk është e vërtetë”, shtoi ai.

I pyetur për armëpushimin, Hegseth tha: “Armëpushimi nuk ka përfunduar”.

“Ne kemi thënë se do të mbrohemi dhe do të mbrohemi në mënyrë agresive, dhe këtë e kemi bërë. Irani e di këtë, dhe në fund presidenti mund të vendosë se kur ka ndodhur përshkallezimi deri në shkeljen e armëpushimit”, tha ai.

Gjenerali Dan Caine, kryetar i shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, tha se Irani ka sulmuar forcat amerikane “më shumë se 10 herë” që nga armëpushimi i 8 prillit. Megjithatë, ai tha se kjo “nuk e kaloi pragun për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake”.

Read more:Papa Leo i përgjigjet kritikave të Trumpit

Rreth 22.500 detarë në më shumë se 1.550 anije tregtare janë të bllokuar në Gjirin Persik, duke mos qenë në gjendje ta kalojnë ngushticën, tha Caine.

Duke folur për Fox News më 4 maj, Trump paralajmëroi sërish Iranin që të mos shënjestrojë anijet amerikane, duke thënë se do të “fshihej nga faqja e dheut” nëse do ta bënte këtë.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se operacioni fillestar ushtarak ka përfunduar dhe theksoi se bllokada amerikane e porteve iraniane është thjesht mbrojtëse.

“Ne përgjigjemi vetëm nëse sulmohemi të parët. Ky është një operacion mbrojtës”, tha Rubio. “Nëse nuk qëllohet ndaj këtyre anijeve dhe ndaj nesh, ne nuk do të qëllojmë, por nëse qëllohemi, do të përgjigjemi”.

Read more:Ricky Martin performon më 21 maj në Podgoricë për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi

Raketa të tjera drejt Emirateve të Bashkuara Arabe
Rreth dy orë pasi përfundoi konferenca e Hegseth në Pentagon, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se kishte vërejtur raketa dhe dronë iranianë.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve janë të angazhuara aktivisht kundër kërcënimeve me raketa dhe dronë”, tha Ministria në një postim në X. “këto kërcënime vijnë nga Irani”.

Një ditë më parë, Emiratet reaguan me zemërim, duke kërcënuar me kundërpërgjigje pasi katër raketa iraniane u lëshuan drejt tyre. Tri u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, ndërsa e katërta ra në det.

Gjatë armëpushimit të brishtë, Teherani dhe Uashingtoni kanë shkëmbyer propozime për një marrëveshje paqeje.

Read more:Trump bën hapa pas, pezullon operacionin Liria në Hormuz: Progres në negociatat me Iranin

Një nga pengesat më të mëdha janë synimet bërthamore të Iranit. Uashingtoni kërkon që Teherani të heqë dorë nga uraniumi i tij, përfshirë uraniumin e pasuruar në nivele të larta, i cili mund të përdoret për ndërtimin e armëve bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, u citua të ketë thënë se në këtë fazë nuk ka bisedime për kapacitetet bërthamore të Iranit.

Duke folur në Departamentin e Shtetit, Rubio tha se është koha që Teherani ta “pranojë realitetin e situatës” dhe se përmes zgjidhjes diplomatike duhet të trajtohet çdo material bërthamor që Irani ende e mban të fshehur.

“Presidenti ka qenë i qartë se pjesë e procesit të negociatave duhet të jetë jo vetëm pasurimi, por edhe çfarë ndodh me këtë material që është i varrosur thellë diku dhe që ata ende kanë qasje në të nëse duan ta nxjerrin”, tha Rubio. /REL

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Anije #Dan caine #Donald Trump #Emiratet e Bashkuara Arabe #Gazetarët #Irani #jetë #Marco rubio

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja…
  • Kuvendi nuk e zgjidhi ngërçin pas vendimit të Kushtetueses, KLGJ cakton vetë pagën e gjyqtarëve! Rroga referuese 65.600 lekë më shumë, rritja reale disafish
  • “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë
  • 387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari
  • 18 vatra zjarri në vend, 5 mbeten ende aktive! Ministria: Situata më problematike në Bulqizë, nuk ka rrezik për zonat e banuara! Përmirësohet gjendja në Dajt
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 14 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by