Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dy yjet e Real Madridit me përleshje brutale në stërvitjen e fundit
Aktualitet

Dy yjet e Real Madridit me përleshje brutale në stërvitjen e fundit

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tensionet te Real Madridi kanë arritur kulmin në fundin e sezonit, teksa atmosfera e rënduar në skuadër raportohet se u shndërrua në një incident të rëndë gjatë stërvitjes së sotme.

Sipas asaj që shkruan Marca, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni patën një përplasje të fortë pas një debati të nxehtë, që nxori në pah përçarje të thella brenda “Klubit Mbretëror”.

Sherri nisi pas një faulli gjatë lojës në stërvitje dhe shumë shpejt situata doli jashtë kontrollit. Dy mesfushorët u shtynë, u përballën ballë për ballë dhe debati u ashpërsua, ndërsa sipas raportimeve, përplasja nuk u qetësua në fushë, por vijoi edhe në dhomat e zhveshjes, duke lënë një klimë të pakëndshme në qendrën stërvitore në Valdebebas.

Read more:Gjiganti anglez interesohet për Mbappen mes tensionimit të situatës te Real Madridi

Real Madridi po kalon një periudhë delikate, me pak shanse reale për të mbyllur sezonin me trofe dhe me një grup ku, sipas burimit, dallimet mes lojtarëve janë të dukshme.

Raportohet se disa futbollistë komunikojnë shumë pak mes vete, duke e rritur edhe më shumë tensionin e brendshëm.

Read more:Ylli i Real Madridit konfirmon përleshjen fizike me Rudigerin përmes një deklarate

Situata thuhet se ndërlikohet edhe nga raportet me trajnerin Álvaro Arbeloa, pasi Marca pretendon se gjashtë lojtarë nuk flasin me të, si pasojë e presionit të akumuluar dhe lodhjes së përgjithshme.

Përçarje brenda Real Madridit, disa lojtarë distancohen nga Arbeloa

Nuk është incidenti i parë i këtij lloji në javët e fundit. Më herët është përfolur edhe një përplasje mes Antonio Rüdiger dhe Álvaro Carreras, e cila më pas u konfirmua nga vetë lojtari spanjoll, edhe pse klubi u përpoq ta minimizonte duke e cilësuar si rast të vogël. Sidoqoftë, sinjalet e lodhjes emocionale dhe tensionit, sipas raportimeve, janë bërë të qarta.

Read more:Real Madridi refuzon ofertë prej 80 milionë eurosh për yllin e tyre

Për Realin, kjo atmosferë e ngarkuar vjen në momentin më të keq të mundshëm, pasi të dielën e pret El Clásico në Barcelonë.

Një ndeshje që mund ta fundosë përfundimisht sezonin madrilen, pasi Barcelona ka nevojë vetëm për një pikë për ta siguruar titullin – një skenar që do të ishte goditje e rëndë për një Real Madrid të tronditur nga presioni, lodhja dhe konfliktet e brendshme. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aurelien tchouameni #Barcelona #Federico valverde #La liga #Lodhja #madrid #Përleshje #Real madrid

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta kundër sistemit, partitë ekzistuese janë të kompromentuara”/ Irena Beqiraj: A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
  • Nuk po arrinin të ktheheshin në breg nga lodhja, Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve në Pogradec
  • “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike
  • Protestat masive në Shqipëri – Partia Demokratike Evropiane mbështet revoltën në Tiranë: As vapa e verës nuk i zmbraps qytetarët! Rama dhe Berisha pa përgjigje serioze
  • Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, 39-vjeçari arrestohet në Malësi të Madhe
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 22 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 14 lexime · 11 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by