PSG – Arsenal, kjo do të jetë finalja e Champions League për këtë edicion. Kampionët në fuqi të turneut, PSG, barazuan 1-1 këtë të mërkurë në aktin e kthimit gjysmëfinal kundër Bayern Munich në Gjermani, teksa me rezultatin e përgjithshëm 6-5 kalojnë në finalen e Budapestit ku përballë më 30 maj do të kenë Arsenalin.
‘Topçinjtë’ e Londrës do të tentojnë të zbresin nga froni ekipin e Luis Enriques, por PSG edhe sot tregoi se është një ‘kockë e fortë’ dhe do të kërkojë të mbajë trofeun në Paris.
Read more:Notat e lojtarëve, Bayern Munich 1-1 PSG
Ndeshja sot në ‘Allianz Arena’ nisi me ritëm të lartë. Vetëm 143 sekonda iu deshën Ousmane Dembele për ta dërguar topin në portën e Neuer dhe për t’i dhënë avantazhin PSG-së.
Read more:Saka jep një aluzion se kë dëshiron Arsenali në finalen e Ligës së Kampionëve
Ky rezultat u menaxhua mirë nga francezët të cilët e pësuan golin e barazimit vetëm në minutën e katërt shtesë nga Harry Kane. Gjermanët provuan deri në fund, por falë fitores së PSG-së në ndeshjen e parë, janë miqtë që marrin biletën e mbetur për në finalen e Champions League.




