Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Aleate e rëndësishme", Volz: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
Aktualitet

"Aleate e rëndësishme", Volz: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë

• 7 Maj, 2026 • 12 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, thotë se Uashingtoni po e rrit angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor për të forcuar sigurinë energjetike të aleatëve dhe për të ulur varësinë e tyre nga furnizimet ruse.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se Rusia e ka përdorur vazhdimisht energjinë si mjet gjeopolitik dhe se SHBA-ja synon t’i zëvendësojë “molekulat ruse” me burime të tjera energjetike përmes zgjerimit të infrastrukturës në Evropën Juglindore.

Ai e përshkruan sigurinë energjetike si siguri kombëtare, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me rritjen ekonomike, investimet dhe stabilitetin politik në rajon.

Për Kosovën, Volz thotë se është një aleate shumë e rëndësishme dhe një vend “në nevojë urgjente për modernizimin” e sistemit energjetik.

“… kur kushtet e tregut të ndryshojnë dhe mjedisi i biznesit bëhet më tërheqës për investimet energjetike amerikane, Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit mes industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë: Disa nisma të fundit – të mbështetura nga SHBA-ja në fushën e energjisë – janë shpallur ose diskutuar me Shqipërinë, Kroacinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi. Çfarë e ka nxitur këtë angazhim të ripërtërirë të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor?

Joshua Volz: Së pari dhe mbi të gjitha, ne po përpiqemi të përdorim energjinë dhe burimet energjetike të SHBA-së për t’i mbështetur partnerët dhe aleatët tanë në mbarë botën, duke u dhënë atyre mundësi më të mira dhe qasje më të madhe në diversifikimin energjetik dhe sigurinë energjetike.

Prandaj, këto angazhime të ripërtërira, si në nivel marrëveshjesh ndërqeveritare, ashtu edhe në projekte infrastrukturore, mundësojnë që Shtetet e Bashkuara të ofrojnë burime energjetike të sigurta, të besueshme, të përballueshme dhe të qëndrueshme për partnerët dhe aleatët tanë, të cilët, më herët, kanë qenë tepër të varur nga burime dhe rrugë energjetike që kanë ndikuar negativisht në sigurinë energjetike të rajonit.

Read more:10 vite që kur Kosova u pranua në UEFA

Ballkani Perëndimor është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e arkitekturës globale të energjisë dhe ka potencial të madh investimesh për bizneset dhe industrinë amerikane, por pa burime të sigurta, të besueshme dhe të përballueshme të energjisë, investimet në këto ekonomi nuk mund të rriten. Andaj, ne po i japim përparësi riangazhimit dhe rritjes së bashkëpunimit me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor.

“Molekulat ruse” dhe strategjia amerikane e energjisë

Radio Evropa e Lirë: Si lidhen këto projekte me përpjekjet globale për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse, sidomos në rajone si Evropa Juglindore?

Joshua Volz:Ju nuk mund t’i kërkoni dikujt të zëvendësojë diçka me asgjë. Ne e kemi parë koston e madhe që Evropa ka paguar për varësinë e tepruar nga burimet ruse.

Rusia ka qenë vazhdimisht e gatshme për ta përdorur energjinë si armë dhe si mjet për presion politik. Ne nuk duam që partnerët dhe aleatët tanë të vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e opsioneve energjetike, që krijon varësia e madhe nga Moska.

Prandaj, ne po i ofrojmë burimet energjetike amerikane për të zëvendësuar molekulat ruse. Ky është një nga elementet më të rëndësishme të përputhjes strategjike mes presidentit [amerikan, Donald] Trump dhe presidentes [së Komisionet Evropian] Ursula von der Leyen. Të dy e duan eliminimin e energjisë ruse nga sistemi energjetik evropian deri në fund të vitit 2027. Ky është një objektiv shumë ambicioz dhe kërkon shumë punë.

Për këtë arsye, po shihni një fokus të madh nga nivelet më të larta të Qeverisë amerikane – nga Departamenti i Energjisë, Këshilli për Dominancën Energjetike Kombëtare, Departamenti i Shtetit dhe institucionet e tjera – që po punojnë në mënyrë të koordinuar për të hapur rrugë të reja tregtare dhe për t’i bërë ato rrugë ekonomikisht të qëndrueshme, të sigurta dhe të përballueshme, në mënyrë që energjia amerikane të mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë energjetike të Evropës.

Energjia si siguri kombëtare

Radio Evropa e Lirë: A kanë këto nisma të bëjnë kryesisht me sigurinë energjetike, apo pasqyrojnë edhe interesa më të gjera strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së në rajon?

Read more:‘Bizneset shesin më pak, qytetarët konsumojnë më pak’ Tabaku: Shqipëria vendi i pakicës ku nuk jetohet më me punë të ndershme

Joshua Volz: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Siguria energjetike është siguri kombëtare. Ne nuk shohim asnjë dallim mes këtyre dy gjërave. Nëse nuk keni siguri energjetike, nuk keni asnjë lloj sigurie, sepse energjia prek dhe mbështet gjithçka. Ajo është themelore për rritjen e ekonomisë, për krijimin e vendeve të punës dhe për ndërtimin e buxheteve që mund të financojnë mbrojtjen dhe sigurinë e kufijve.

Pra, energjia është themeli i gjithçkaje që bëjmë në marrëdhëniet tona me partnerët dhe aleatët në mbarë botën. Siguria energjetike është vërtet baza e gjithë sigurisë dhe e gjithçkaje që rrjedh prej saj.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë përfitimesh konkrete mund të presin vendet e rajonit në pesë deri në dhjetë vjetët e ardhshëm?

Joshua Volz:Unë mendoj se do të shihni një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja direkte në këto vende që zgjedhin të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për sigurinë dhe diversifikimin e tyre energjetik, sepse kompanitë e dinë që, nëse SHBA-ja ofron energji dhe është një element themelor i ekonomisë në këto juridiksione, atëherë kjo është diçka e besueshme.

Asnjëherë – as gjatë uraganeve, fatkeqësive natyrore, luftërave, konflikteve apo mbylljes së Ngushticës së Hormuzit – prodhuesit amerikanë nuk kanë dështuar t’i dërgojnë ngarkesat që i kanë pasur të kontraktuara.

Kjo besueshmëri dërgon një sinjal shumë të fortë tregu për këdo që bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara në fushën e energjisë, se këto burime do të jenë të garantuara dhe se investimet do të mbështeten nga një zinxhir furnizimi energjetik që është i qëndrueshëm, i përballueshëm dhe i sigurt.

Si rezultat, do të ketë një rritje të madhe të investimeve të huaja direkte në këto vende. Do të rritet gjithashtu aftësia për të bërë zgjedhje më të mira në sigurinë energjetike, për shkak të diversifikimit dhe marrëdhënieve më të afërta me industrinë amerikane. Këto lidhje ekonomike dhe tregtare do të forcohen jo vetëm në sektorin e energjisë, por edhe shumë përtej tij.

Siguria energjetike përballë tranzicionit të gjelbër

Read more:Dimitrieska-Koçoska në takim me Kopmanin: Agjenda reformuese jep rezultate konkrete dhe të matshme

Radio Evropa e Lirë: Siç e përmendët edhe ju më herët, BE-ja do që rajoni ta zvogëlojë varësinë nga gazi rus, por, në të njëjtën kohë, po shtyn përpara edhe dekarbonizimin dhe ka ngritur shqetësime për transparencën dhe rregullat e tregut në disa projekte, përfshirë në Bosnje dhe Hercegovinë. Si i shihni ju këto shqetësime?

Joshua Volz:Mendoj se për këto shqetësime duhet të merren parasysh parimet bazë. Dhe, parimi kryesor është se, së pari, duhet ta siguroni energjinë, përpara se të filloni të merrni vendime për energjinë.

Aktualisht, Ballkani Perëndimor dhe Evropa Qendrore e Lindore përballen me një zgjedhje mes burimeve energjetike të pasigurta dhe të përdorura si mjet presioni politik, të cilat janë themeli i ekonomive të tyre, dhe burimeve energjetike të besueshme, që ofrojnë partneritet me Shtetet e Bashkuara, si dhe mundësi për rritje ekonomike dhe për të financuar shpenzimet e nevojshme për mbrojtje – sidomos në kontekstin e konflikteve si lufta në Ukrainë gjatë katër vjetëve të fundit.

Për ne, kjo është zgjedhja midis një sistemi energjetik të bollshëm ose një sistemi që vuan nga mungesa e burimeve. Dhe, nëse shikoni tkurrjen ekonomike dhe industriale që ka ndodhur si pasojë e disa politikave energjetike të ndjekura nga partnerët tanë evropianë, nuk besoj se kjo është diçka me të cilën janë të kënaqur partnerët tanë në këto ekonomi. Askush nuk dëshiron rënie ekonomike apo tkurrje industriale, dhe disa nga politikat e ndjekura deri më tani, duke tentuar të eliminojnë pjesë thelbësore të sistemit energjetik, kanë çuar në këto rezultate.

Shpresoj që partnerët dhe aleatët tanë evropianë ta marrin këtë parasysh, ndërsa rishikojnë dhe riorganizojnë sistemin e tyre energjetik drejt partnerëve më të besueshëm, më të sigurt dhe më të përballueshëm.

Radio Evropa e Lirë: A bien ndesh këto projekte energjetike në Ballkanin Perëndimor – të mbështetura nga SHBA-ja – me rregullat e BE-së dhe objektivat e tranzicionit të gjelbër?

Joshua Volz:Ne po punojmë shumë ngushtë me partnerët tanë në Bruksel, për të siguruar që dinamikat e tregut brenda kufijve të BE-së dhe jashtë tyre të jenë të harmonizuara, pasi disa nga këto vende në Ballkanin Perëndimor nuk janë ende pjesë e BE-së. Shumë prej tyre kanë aspirata për anëtarësim në BE, por disa nuk janë brenda Unionit.

Read more:Osmani: Rruga evropiane është bllokuar, Marrëveshja e Ohrit po zhbëhet

Megjithatë, ne po bashkëpunojmë me partnerët në Bruksel, për të siguruar që kushtet e tregut të lehtësojnë zgjerimin e korridoreve dhe rrugëve energjetike, si dhe aftësinë që burimet energjetike amerikane të mbështesin ekonomitë dhe sigurinë energjetike, për arsyet që ne i ndajmë bashkë me partnerët dhe aleatët tanë evropianë.

Kemi parë përparim të rëndësishëm në [infrastrukturën e] Korridorit Vertikal drejt harmonizimit të rregullave dhe mbështetjes së produkteve të kombinuara – gjë që mundëson vendime afatgjata ekonomike dhe krijon bazën për këto mundësi.

Prandaj, po punojmë ngushtë me kolegët në Bruksel për të siguruar që struktura e tregut të jetë e duhur për t’i mbështetur këto objektiva.

Investimet varen nga kushtet e tregut

Radio Evropa e Lirë: Dua të kaloj tani te Kosova. Aktualisht, Kosova nuk ka infrastrukturë të gazit natyror dhe nuk është drejtpërdrejt pjesë e këtyre iniciativave. Ku gjendet Kosova në strategjinë rajonale të energjisë së SHBA-së?

Joshua Volz: Kosova është një partnere dhe aleate shumë e rëndësishme dhe Shtetet e Bashkuara ishin të parat që e njohën pavarësinë e Kosovës. Ne po vazhdojmë ta forcojmë edhe më tej marrëdhënien tonë me partnerët në Prishtinë, dhe mundësitë ekonomike atje janë të konsiderueshme.

Sistemi energjetik në Kosovë ka nevojë urgjente për modernizim dhe paraqet një mundësi të madhe për industrinë dhe teknologjinë amerikane që të hyjnë, ta modernizojnë atë, të rrisin prodhimin dhe efikasitetin e tij dhe, në këtë mënyrë, të ndihmojnë në nxitjen e rritjes ekonomike në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: A ka diskutime ose plane që mund ta lidhin Kosovën me infrastrukturën rajonale të gazit, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi?

Joshua Volz: Kjo është pjesë e diskutimeve më të gjera që po zhvillohen dhe po lehtësohen nga rritja e furnizimeve me burime energjetike amerikane përmes korridoreve të ndryshme në Evropë.

Read more:Paralajmërim për rrezik "shumë të lartë" të mungesës së karburantit në Zvicër

Ato përfshijnë Korridorin Vertikal, që ka pikë hyrëse në Greqi, si dhe disa terminale lundruese për gaz natyror, përfshirë atë në ishullin Kërk në Kroaci dhe një interkonektor të ri mes Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë.

Kjo përbën një hap të madh përpara në krijimin e rrugëve dhe arterieve që do të mundësojnë që gazi natyror amerikan të arrijë në vende si Kosova.

Ky është një hap i domosdoshëm i parë, por sigurisht jo i fundit. Qëllimi ynë është që burimet energjetike amerikane të arrijnë te të gjithë partnerët dhe aleatët tanë që janë të interesuar për një bashkëpunim afatgjatë energjetik me industrinë amerikane dhe me Shtetet e Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a shihet Kosova si një treg i qëndrueshëm dhe tërheqës për projekte të ardhshme energjetike, dhe çfarë do të duhej të përmirësonte për të tërhequr investime më të mëdha?

Joshua Volz: Sa i përket energjisë, unë mendoj se Kosova është padyshim një treg i gatshëm për investime, i mbushur me mundësi dhe në nevojë për modernizim.

Për tërheqjen e investimeve më të mëdha, duhet të krijohen më shumë nxitje për investimet e sektorit privat amerikan dhe për financimet ndërkombëtare që të hyjnë në Kosovë. Këto janë çështje me të cilat po merren shumë seriozisht kolegët e mi në Departamentin e Tregtisë, Departamentin e Thesarit dhe Departamentin e Shtetit.

Nëse dhe kur kushtet e tregut të ndryshojnë dhe mjedisi i biznesit bëhet më tërheqës për investimet energjetike amerikane, Departamenti i Energjisë do të jetë i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e bashkëpunimit mes industrisë amerikane dhe partnerëve industrialë në Kosovë.

Lexo edhe
Aktualitet

Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i

Aktualitet

Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë

Tags: #Ballkani #ballkani perendimor #Bizneset #Bruksel #Burimet energjetike #Ekonomi #energjia elektrike #Gazi natyror #Joshua volz #Raportet kosovë-shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i
  • Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë
  • Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë
  • Emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, Spaho: Me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
  • Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës/ Banorët të alarmuar, kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve
Nga të njëjtat tag-e
  • Turizmi në Sarandë në rritje, Çipa: Ka 15-25% më shumë se vjet, por shpenzimet e turistëve të huaj mbeten të ulëta
  • Partneriteti BE-SHBA dhe roli i pazëvendësueshëm i NATO-s në sigurinë Euro-Atlantike
  • Zjarre masive dhe temperatura deri në 45 gradë! Alarm nga fenomeni “Super El Nino”: Shqipëria më e rrezikuar, Kosova…
  • Rama kujton masakrën zgjedhore të 1996: Një datë dhe dy botë të ndryshme, Shqipëria sot një hap pranë BE
  • Shqipëria një hap më pranë BE, ekspertët e integrimit: Procesi ka kosto, brenda 2027-ës duhen vendosur standardet evropiane
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve 3 lexime · 3 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Mjeti përfshihet nga flakët në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht shoferi, shkrumbohet “Benz”-i

Një mjet është përfshirë nga flakët në aksin Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet tip “Benz”…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Të rinjtë drejt profesioneve, Platforma digjitale lidh shkollat profesionale me tregun e punës në Korçë

Mungesa e lidhjes mes arsimit dhe tregut të punës mbetet një nga sfidat kryesore për të rinjtë shqiptarë.…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë

Policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec një ditë më parë, teksa ka…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by