Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Sulm izraelit në Gaza, plagoset rëndë djali i liderit të Hamasit, reagon ky i fundit: As vrasja e bijve tanë nuk do na frikësojë
Botë

Sulm izraelit në Gaza, plagoset rëndë djali i liderit të Hamasit, reagon ky i fundit: As vrasja e bijve tanë nuk do na frikësojë

• 7 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës ka vrarë një person dhe ka plagosur rëndë Azzam al-Hayya, djalin e Khalil al-Hayya-s, kreut të byrosë politike të Hamasit dhe negociatorit kryesor të grupit në bisedimet indirekte me Izraelin.

Sulmi ndodhi në lagjen Daraj të qytetit të Gazës dhe, sipas mjekëve palestinezë, la të plagosur edhe të paktën nëntë persona të tjerë. Viktima e vrarë u identifikua si Hamza al-Sharbasi.

Khalil al-Hayya deklaroi për Al Jazeera se djali i tij ishte “plagosur rëndë”, duke theksuar se sulmet izraelite nuk do ta zmbrapsin Hamasin nga qëndrimet e tij politike.

Read more:Rusia shpall armëpushim të njëanshëm më 8 dhe 9 maj dhe kërcënon me sulm ndaj Kievit, reagon Ukraina

“I them pushtuesit dhe të gjithë atyre që na dëgjojnë, ne jemi një popull me një kauzë të drejtë. As vrasja e bijve tanë dhe as martirizimi i udhëheqësve tanë nuk do të na frikësojnë”, tha ai.

Sipas zyrtarëve të Hamasit, sulmi ndaj Azzam al-Hayya përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në Gaza. Taher al-Nono, zyrtar i Hamasit dhe ndihmës i al-Hayya-s, deklaroi se “granatimet dhe vrasjet vetëm sa e bëjnë negociatorin më të palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të popullit të tij”.

Read more:Djali befason prindërit me një BMW

Në të njëjtën ditë, dy sulme të tjera izraelite goditën lagjen Zeitoun në veri të Gazës dhe zonën al-Mawasi në jug. Sipas burimeve mjekësore, tre palestinezë nga e njëjta familje u vranë në Zeitoun ndërsa po ngrinin një tendë pranë Xhamisë Salah al-Din.

Një tjetër sulm në al-Mawasi vrau Naseem al-Kalazani, kreun e forcës kundër narkotikëve në Khan Younis, pasi automjeti i tij u shënjestrua nga ushtria izraelite. Të paktën 17 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Lexo edhe
Botë

“Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët

Botë

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Tags: #djali #Familje #Gaza #Sulm #ushtria #Ushtria izraelite #viktima #Vrasja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit
  • Rrjedhja e rrezikshme në një rezervuar të mbushur me substanca toksike, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, evakuohen mijëra banorë
  • Rëndohet bilanci i viktimave të prekur me Ebola në Kongo, humbin jetën vullnetarët e Kryqit të Kuq, merreshin me menaxhimin e trupave të infektuar
Nga të njëjtat tag-e
  • Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • Sulmi rus në kompleksin ku jeton ambasadori shqiptar në Kiev, reagon Delegacioni i BE-së në Tiranë: Na kujton edhe një herë brutalitetin e agresionit të Rusisë
  • VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Filo tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat
  • Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 56 minuta më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

“Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit mbeten “ende një punë në…

• 25 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron

Brigitte Macron dhe bashkëshorti i saj, Emmanuel Macron, janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të librit…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Botë

Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit

Një burrë 39-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi nga një peshkaqen në shtetin verilindor të Queensland, në…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by