Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. LIVE TV- Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës, Malaj: Akti normativ i domosdoshëm, synon të mbrojë konsumatorin!
Aktualitet

LIVE TV- Projektligji për taksat kombëtare dhe akcizën e naftës, Malaj: Akti normativ i domosdoshëm, synon të mbrojë konsumatorin!

• 7 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me dakordësimin e mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, dy projektligjet për taksat kombëtare dhe akcizën u bashkuan në një.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se akti normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri është i përkohshëm, i domosdoshëm dhe synon mbrojtjen e konsumatorit. Gjithashtu, çdo plan masash do të konsultohet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa situata monitorohet vazhdimisht.

“Ulja e akcizës do të zbresë TVSH-në e importit të karburantit.Po monitorojmë jo vetëm përmes Bordit të Transparencës por edhe përmes strukturave tatimore dhe doganore të cilat kanë kryer 66 kontrolle të përbashkëta dhe kanë konstatuar edhe shkelje dhe kanë vendosur penalitete. Në rast përshkallëzimi të krizës, prioritet do të kenë shtresat në nevojë. Çdo plan masash që do të merret do të konsultohet edhe me FMN. Ky akt normativ është instrument i përkohshëm, i domosdoshëm dhe në përputhje me Kushtetutën që synon të amortizojë goditjen e krizës dhe mbrojë qytetarët shqiptarë”, tha Malaj.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:53

Akti normativ për uljen e akcizës, Bardhi: Alibi për të mos ulur taksat, Rama nuk shqetësohet për çmimet e larta

1778154076_gazmentbardhi.jpg

Ndërsa në Kuvend po diskutohej për aktin normativ për uljen e akcizës kur çmimi i naftës kalon 220 lekë/litri, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se refuzon të shkojë në Kuvend pasi shqetësimi i tij nuk është rritja e çmimeve për qytetarët, por si të pengojë drejtësinë të luftojë korrupsionin. Aktin normativ ai e quajti një alibi të qeverisë për të mos ulur taksat.

Read more:Bizneset kërkojnë lehtësira për karburantet, Malaj: Ndihma fillimisht për shtresat në nevojë

“Rama nuk është këtu, ai nuk vjen në Kuvend, nuk vjen për debat, sepse shqetësimi kryesor i shqiptarëve, çmimet e larta që ndikohen nga rritja e çmimit të karburantit nuk janë shqetësim i tij. Në 6 muaj ka ardhur vetëm njëherë kur pengoi SPAK të luftojë korrupsionin e Ballukut, sepse ky është i vetmi shqetësim që ai ka, të pengojë luftën ndaj korrupsionit.

Ka rritur taksat për çmimin naftës dhe refuzon ti ulë. Rama është bërë ortak i krizës, sepse kur çmimet rriten, qytetarët paguajnë më shumë dhe shteti fiton më shumë, dhe Rama refuzon të heqë dorë nga fitimet duke u sjell si aksioner i çdo litre naftë. Sa më e mbushur të jetë arka, aq më shumë tenderë për qeverinë, Belindat, Ergysët e Ramës, fatura e korruptimit te qeverisë. Kjo mazhorancë nuk ka interes për uljen e çmimit sepse për ta nafta është industri gjigande fitimi.

Nga njëra anë kemi tallje me shqiptarët, që ndërhyn në akcizë vetëm kur çmimi shkon 220 lekë për litër, kur aktivizohet kur çmimi dhe jashtë kontrollit, qeveria pret që qytetarët të i gjen mirë dhe me pas ti japë ujë. Kjo është alibi për të mos ulur taksat. Çmimet e ushqimeve janë arritur, transporti po, kosto për çdo familje është rritur. Kemi 3 propozime të PD që ulin çmimin e naftës e zbusin krizën, janë mekanizëm i vërtetë europian qe vepron për të parandaluar rritjen e kostos”, tha Bardhi.

Read more:​BQK përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë

Ora 13:46

‘Ankoheni që po ju vjedhin votat brenda partisë’, Balla-Berishës: Edhe Meremen e shkretë e skualifikuat, pak respekt për barazinë gjinore

Gjatë përgjigjes ndaj akuzave të Berishës për raportin e PE për demokracinë, Taulant Balla tha se PD ankohet për vjedhje brenda partisë. Më tej, i kujtoi skualifikimin e Mereme Selës si mosrespektim të barazisë gjinore.

“Sa i përket pjesës së demokracisë, ankoheni që po ju vjedhin votat brenda partisë suaj. Një çikë respekt për barazinë gjinore, një grua si Meremja e shkretë kërkoi të kandidonte, e skualifikuat. Një kandidat nga gjinia tjetër do të bënte mirë”, tha Balla.

Ora 13:39

Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente! S’u miratuan as ato që nisët me email nga Tirana

Në përgjigje të deklaratave të Berishës për projektrezolutën e PE për Shqipërinë se në të janë bërë 300 ndërhyrje, Taulant Balla tha se ishin 300 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan. Mes tyre, edhe amendamente që ishin nisur me email nga Tirana, vijoi Balla. Lidhur me projektrezolutën, ai pati vetëm një rezervë, të drejtat e minoriteteve, pasi ligji shqiptar parashikon mbrojtjen më të mirë të tyre.

Read more:LIVE TV- Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD për debat për raportin e PE për Shqipërinë! Mbahet 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit

“U tha nga njëri që ishin 300 ndërhyrje, ishin mbi 300 amendamente. Komisioni rrëzoi pjesën më të madhe të amendamenteve. Edhe pse ndonjë amendament ishte nisur me email nga Tirana, nuk e kaloi dot filtrin e Komisionit të Jashtëm. Kam vetëm një koment, te pika 12. Shqipëria është një model i respektimit të të drejtave të minoriteteve. Nuk bie dakord, pavarësisht se e dini fare mirë kush e ka shkruar ose propozuar këtë amendament, por mendoj se Shqipëria në Ballkan është vendi që respekton minoritetet. Ligji që kemi bërë së bashku në vitin 2017 për minoritetet, është më i miri. Komisioni rekomandon që pika 12 të rishikohet”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS tha se Kuvendi duhet të përforcojë kapacitetet, ndaj për këtë bëri ftesë për të vijuar me ndryshimet e rregullores.

“Përshpejtimi i procesit duhet të shoqërohet me progresin substancial duke theksuar se përafrimi i legjislacionit duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve të monitorimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre. Ftesa për ndryshime në rregulloren e Kuvendit është gjithmonë e hapur. Një prej propozimeve që nuk resht së përsërituri është depolitizimi i numëruesve ose të rikthehemi te numërimi në qendrat e votimit që rezultati të dalë sa më shpejt”, tha Balla.

Read more:Bordi i Kongresit Botëror të Ligjit mblidhet në Tiranë, nderohen me titullin “Honoris Causa” 5 figura të spikatura ndërkombëtare

Kreu i PD iu rikthye thirrjeve që t’i dorëzojnë SPAK-ut, ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Mbrojtje e Lubisë, dorëzoni Lubinë në Prokurori dhe Gjykatë, sepse ky raport është fund e krye damkosës për farsën elektorale, damkosës për mbrojtjen e korrupsionit, për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, iu përgjigj Berisha.

Ora 13:29

Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i keni futur thikën pas shpine procesit të integrimit

1778153314_saliberisha.jpg

Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj mazhorancës se me vendimin për të mos ia dorëzuar Belinda Ballukun, SPAK-ut, do të bllokojë procesin e integrimit.

Read more:Tre shenja që tregojnë se jeni rritur me prindër emocionalisht të padisponueshëm

“Absurdi më i madh është injorimi i raportit të PE, lexojeni mirë dhe del secili nga ju të kuptojë se më atë votë krimi që ka dhënë për ballukun, i ka futur një thikë pas shpinë procesit të integrimit europian të shqiptarëve. Mediat informojnë se janë bërë mbi 300 ndërhyrje në komision. Lexojeni se nis dhe mbaron me sikur ta kishte shkruajtur opozita në kuptimin e denoncimeve të saj, të vërtetave të saj, por kjo s’ka ndodhur, nuk është produkt i opozitës. Është produkt i atij misioni fakt mbledhës që edhi këtu i përbërë nga socialistë popullor, liberalë, komunistë fare të majtë. Lexojeni mirë atë raport se me atë votë krimi që keni dhënë për ballukun i keni futur thikë pas shpine procesit të integrimit”, tha Berisha.

Ora 13:24

Akti normativ për uljen e akcizës, Berisha: Politikë shpopullimi, i keni hequr subvencionin e naftës fermerëve

1778153149_saliberisha.jpg

Akt absurd dhe politikë shpopullimi e quajti Sali Berisha aktin normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri, i cili po diskutohet sot në Kuvend. Berisha tha se është akt cinik ndaj shqiptarëve që sot jetojnë me djersën e ballit dhe e sjellin në Kuvend në një kohë që qeveria ka hequr subvencionet për naftën.

“Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në Kuvend, akt cinik ndaj shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Vini këtu pasi keni hequr subvencionet e naftës për fermerët në kulmin e krizës së naftës. Vini këtu, sillni këtë akt të turpshëm, ulim akcizën kur të kalojë mbi 220 lekë/litri. Kjo është politikë shpopullimi, politikë antishqiptare, fermeri i Maqedonisë e merr me 100 lekë naftën, qytetari me 150 lekë litri. Si e shpejtoni ju këtë. Kryehajduti i Shqipërisë me taksën me të lartë mbi litrin e naftës e detyron shqiptarët. Në Gjemani dje nafta në pompë pardje ishte 2 euro, në Shqipëri 2.2 euro”, tha Berisha.

Lexo edhe
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Tags: #belinda balluku #çmimi i naftes #Edi Rama #Familje #fermerët #Fmn #gazment bardhi #Kuvend 7 maj 2026 #Petrit Malaj #rritja e cmimit të naftës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
Nga të njëjtat tag-e
  • 10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor
  • Anketa/ SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëve vlerësojnë reformën. SHBA partneri më i besuar
  • Ekskluzive/ Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive
  • Rama kujton masakrën zgjedhore të 1996: Një datë dhe dy botë të ndryshme, Shqipëria sot një hap pranë BE
  • Plani “Shqipëria” për Greqinë, Europa kishte parashikuar kolaps të monedhës greke pas largimit të nga BE-ja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 3 lexime · 40 minuta më parë
  6. 06
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Irani mëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar…

• 40 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by