
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kërcënimeve të publikuara sot nga organizata “Severna Brigada”, duke thënë se ato janë dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi.
I pyetur nga gazetarët lidhur me këto kërcënime, Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023.
“Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.
Read more:Kosova prezanton prioritetet ekonomike në forumin ndërkombëtar në Zvicër
Ndërsa Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet:
Read more:Kurti thirrje mërgatës për regjistrim dhe pjesëmarrje në votime
“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.





