Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump më në fund arriti të nxjerrë uranium të pasuruar nga një shtet, por ai nuk është Irani
Aktualitet

Trump më në fund arriti të nxjerrë uranium të pasuruar nga një shtet, por ai nuk është Irani

• 9 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministria amerikane e Energjisë njoftoi të premten se 13.5 kilogramë uranium shumë të pasuruar janë larguar nga Venezuela, në një operacion të përbashkët të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Venezuelës.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, uraniumi pas një operacioni kompleks dhe të ndjeshëm është transportuar në mënyrë të sigurt me rrugë tokësore dhe detare nga Amerika e Jugut në Amerikën e Veriut. Materiali më pas është dërguar në kompleksin e Ministrisë amerikane të Energjisë në Karolinën e Jugut, pasi u largua nga një objekt që ndodhet 15 kilometra larg Karakasit.

Ministria amerikane e përshkroi operacionin si një fitore për SHBA-në, Venezuelën dhe botën. Brandon Williams, administrator i Administratës Kombëtare për Sigurinë Bërthamore pranë kësaj ministrie, tha se largimi i sigurt i të gjithë uraniumit të pasuruar nga Venezuela i dërgon botës një tjetër sinjal për një Venezuelë të rilindur dhe të ringjallur.

Read more:Lufta/ Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër! Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz

Ky veprim vjen në një kohë kur Shtëpia e Bardhë ka rilidhur marrëdhëniet me kundërshtarët e kahershëm në Karakas, shkruan theguardian.

Pas vendimit kontrovers të presidentit amerikan, Donald Trumpit më 3 janar për të urdhëruar arrestimin e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, Uashingtoni njohu zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez dhe nisi hapjen e vendit për kompanitë amerikane të energjisë dhe minierave.

Read more:Hera e parë pas shtatë vjetëve – rifillojnë fluturimet direkte nga SHBA-ja drejt Venezuelës

Ndërkohë, në Venezuelë kanë arritur disa zyrtarë të lartë amerikanë, mes tyre edhe drejtori i CIA-s, John Ratcliffe. Në fund të muajit të kaluar në këtë shtet të Amerikës së Jugut ateroi edhe fluturimi i parë komercial amerikan pas më shumë se shtatë vitesh, ndërsa ambasada amerikane së fundmi është rihapur.

Një nga objektivat kryesore të Trumpit pas luftës së shkurtit me Iranin ishte që ta detyronte Teheranin të dorëzonte rreth 408 kilogramë uranium shumë të pasuruar, por këto përpjekje deri tani nuk kanë dhënë rezultat. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ambasada amerikane #Amerika #Cia #Fluturimi #Irani #Nicolas maduro #Shba #Uranium i pasuruar #Venezuela

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të luftojmë për të drejtat tona”/ Protestuesi nga Diaspora Shqiptare e Amerikës: Fatkeqësi kombëtare që kemi një kryeministër si Edi Rama
  • LIVE- “Do të rezistojmë derisa qeveria të shporret”/ Qytetari: Aleatët europianë dhe SHBA të na mbështesin, na duhet ndihma e miqve! Rama të japë dorëheqjen
  • “Treguam se populli shqiptar nuk e meriton qeverinë që ka dhe Belinda Ballukun si zëvendëskryeministre”/ Aktivistja: Nuk na mposhtën vapa dhe Botërori, demokracinë e kemi të shtrenjtë
  • “Diaspora po punon me penë krah jush”/ Akademiku shqiptar nga SHBA: Grupet jashtë po bëjnë denoncime në BE dhe Byronë Amerikane ndaj disa personave
  • “Populli vendos, poshtë qeveria”/ Shqiptarja, nga Amerika në protestën kundër Ramës: Për 36 vite politika përfitoi në kurriz të popullit! SPAK mos ndalo, Rama në burg, Belinda në burg
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 15 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 14 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Media franceze ngre alarmin: Evropa i mbyll dyert, qeveria Rama i jep fond të majmë këngëtarit kontrovers 8 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by